Gjenerali amerikan paralajmëron trazira në Evrope

11 December 2011 , Posted by artparadox at 10:28 AM


Gjenerali amerikan, Martin Dempsey, paralajmëroi trazira qytetare, nëse kriza financiare në Evropë do të zgjerojë kufijtë.
Ai tha se ende mbetet e paqartë nëse hapat e ndërmarrë nga udhëheqësit evropianë do të jenë të mjaftueshme për ta mbajtur të bashkuar Eurozonën, duke shtuar se çdo ndarje do të ketë pasoja edhe për Pentagonin. Në Bruksel, 26 nga 27 anëtaret e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje për një union me më shumë rregulla disiplinore.
Vetëm Britania e Madhe nuk e firmosi paktin, sepse sipas kryeministrit David Cameron ai binte ndesh me interesin kombëtar. Gjenerali Dempsey, kreu i shtabit të bashkuar të shefave të ushtrisë amerikane, tha se Eurozona ndodhet në një rrezik të madh.
“E di se ata kanë marrë disa masa, që 17 vendet anëtare te eurozonës po përpiqen të rendisin politikat monetare dhe fiskale. Por mbetet e paqartë, se paku për mua, se a është pikërisht kjo qe do t'i mbajë të bashkuar”, tha Dempsey.
Dempsey sugjeroi se një nga shqetësimet e tij është se Shtetet e Bashkuara do të ekspozohen përballe gjithçkaje që do t'i ndodhë eurozonës në të ardhmen, siç janë trazirat e mundshme sociale dhe shpërbërja e Bashkimit Evropian.
Shtetet e Bashkuara kanë mbi 80 mijë ushtarë dhe 20 mijë nëpunës në Evropë, shumica e tyre të vendosur në Gjermani. Ai shprehu shqetësim edhe për një projekt ndërkombëtar për të zhvilluar aeroplanin ushtarak F-35, i cili do të vihet në rrezik, nëse buxhetet kombëtare evropiane do te reduktohen.
Dempsey i bëri deklaratat gjatë një takimi të organizuar nga Këshilli i Atlantikut./express/

Latest News