Coca-Cola, rrezik steriliteti te meshkujt

Posted by artparadox on 28 January 2012 , under |




Meshkujt duhet të kufizojnë përdorimin e Coca- Colës. Përbërësit që ka kjo pije janë në gjendje të provokojnë sterilitetin tek ata. Ky është rezultati i studimit të Rigshospitalet në Kopenhagen (Danimarkë), drejtuar nga doktoresha Tina Kold Jensen dhe publikuar në “American Journal of Epidemiology”.
Ekipi i Jensen ka vëzhguar 2.500 meshkuj të rritur, duke analizuar ushqimin, spermën dhe numrin e spermatozoideve.
Sipas rezultateve, personat që bëjnë një jetë të shëndetshme, duke reduktuar pijen në fjalë, paraqisnin një mesatare prej 50 milion spermatozoidesh për çdo mililitër spermë, ndryshe nga dashamirët e kësaj pijeje ku kjo shifër reduktohej me rreth 30%. Ata që pinin një litër Cola në ditë kishin një rënie të theksuar të spermatozoideve.
Arsyes se përse shkaktohej kjo humbje e pjellorisë, shkencëtarët ende nuk i kanë dhënë përgjigje.
Nëse mund të jetë shkaku kafeina, studime të tilla kanë treguar se kafja nuk prodhon efekte të ngjashme. Ndaj, ekspertët danezë janë duke bërë një verifikim të mëtejshëm. /albeu/

Reuters: Kaos dhe dhunë në Greqi, pas falimentimit

Posted by artparadox on , under |



Agjencia e lajmeve Reuters paralajmëron kaos dhe trazira sociale në Greqi pas një falimentimi të mundshëm.
Agjencia prestigjoze në shkrimin e saj kushtuar Greqisë, flet për një shpërthim të pakontrolluar të dhunës në rast të falimentimit të shtetit.
Autori i shkrimit e krahason situatën në Greqinë e falimentuar, me Argjentinën, ku pati konflikte të rënda, dyqane të plaçkitura, madje edhe jetë të humbuara.
“Në rastin më të mirë, nëse kreditorët privatë tërhiqen nga ristrukturimi vullnetar i borxhit, një falimentim i çrregullt do të cojë në mbylljen e bankave greke për disa ditë, për t’i dhënë Athinës kohë të shmangë tërheqjen e menjëhershme të kapitalit, duke siguruar depozituesit që huadhënësit nuk do të zhduken”, shkruan Reuters.
"Në qoftë se negociatat dështojnë, fati i qytetarëve grekë dhe biznesmenëve varet shumë nga fakti nëse BE-ja, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN do të qëndrojnë pranë vendit. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, grekët të cilët janë të shqetësuar për fatin e depozitave të tyre, do të nxitojnë për tërhequr para nga bankat duke krijuar radhë jashtëzakonisht të gjata. Kjo do të jetë pasoja e parë dhe më e dukshme e krizës që do të ndikojë edhe më shumë vendin, që sapo ka hyrë në një vit tjetër të recesionit të thellë dhe kërkon ndihmë nga partnerët e vet. Dhe sigurisht, pas falimentimit, është e pamundur që vendi të mbetet brenda zonës euro", tha për agjencinë një bankier, që nuk është identifikuar.
"Dalja nga eurozona do të ishte një fatkeqësi absolute. Sipas skenarit më të keq, qeveria greke nuk mund të paguajë pagat dhe pensionet. Një falimentim do të pasonte në ekonominë e Greqisë, e cila do detyrohej të kërkojë daljen e saj nga zona e euros, vetëm një dekadë pas hyrjes së saj”, thuhet në shkrim.
Në përfundim, gazeta raporton se me qëllim që të shmanget skenari më i keq, ka shumë gjasa që Evropa të vazhdojë të mbështesë Greqinë dhe BQE të mbështesë bankat greke.
"Me pjesën e pasme të mendjes, udhëheqësit evropianë mendojnë edhe për mundësinë e humbjes së stabilitetit në rajon", tha për Reuters ish ministri i financave të Argjentinës, që udhëhoqi negociatat me kreditorët, pas rënies së vendit të tij, Nielsen Günter. Sipas tij, "Greqia luan shumë fort kartën gjeopolitike ... Pjesa tjetër evropiane duhet vetëm të plotësojë faturën".
Ndërkaq pavarësisht parashikimeve të Reuters, mësohet se bisedimet për prerjen e borxhit grek janë në rrugë të mirë. Bankierët dhe qeveria greke janë shprehur optimistë për fundin e tyre.
Kreu i IIF, Charls Dalaras tha pas bisedimeve të djeshme, se kishte "përparim të madh" për programin e shkurtimit të borxhit grek. Një njoftim i ngjashëm është lëshuar edhe nga Instituti Ndërkombëtar i Financave (IIF), ndërsa ministri grek i Financave Evangelos Venizelos tha se "jemi një hap përpara përfundimit të procedurave për PSI".
Një zyrtar i qeverisë greke, tha gjithashtu për Reuters se qeveria duhet të përpiqet të bjerë dakord në parim për marrëveshjen, deri në pasditen e së dielës. /balkanweb/

Holandë - Ndalohet perçja dhe ferexheja

Posted by artparadox on , under |




Në Holandë do të ndalohet mbajtja e perçes dhe e ferexhesë.
Qeveria holandeze miratoi projektligjin i cili ndalon përdorimin e veshjeve si perçja dhe ferexheja që mbulon tërësisht fytyrën e gruas.
Projektligji në fjalë u përgatit nga Ministria e Brendshme e Holandës dhe ai është miratuar edhe në Këshillin e Ministrave.
Sipas këtij projektligji, ndalohet mbajtja e ferexhesë dhe e perçes në publik.
Këshilli i Shtetit i Holandës mbron mendimin se ky ligj bie ndesh me lirinë e fesë.
Drafti pasi të miratohet edhe nga krahu i ulët i parlamentit dhe Senati do të hyjë në fuqi.
Ata që nuk e zbatojnë këtë ligj do të dënohen me 380 euro gjobë.
Projektvendimi i cili prej popullit holandez njihet me emrin "ligji i ndalimit të ferexhesë", zinte vend në programin e qeverisë së pakicës të mbështetur nga jashtë prej partisë raciste të Geert Wilders-it./trt/

Sot protestë kundër Karnevalit të Vevçanit (video)

Posted by artparadox on 27 January 2012 , under , |



Struganët do të protestojnë kundër keqpërdorimit të vlerave islame në Karnevalin e Vevçanit që u mbajt javë më parë. Indinjata e banorëve ka inkurajuar Myftininë e BFIM-së në Strugës që ditën e premte me fillim në ora 13 e 30 të caktojë protestë në mbrojtje të vlerave islame. Karnevali i Vevçanit si manifestim organizohet me sponsorisim e Komunës së Vevçanit. Myftiu i Strugës, Ferat Polisi, konfirmon se protesta do të zhvillohet para godinës së selisë së Myftinisë, ndërkohë si itinerar do të ketë edhe parakalimin në disa rrugë kryesore të qytetit. Në këtë protestë në mbrojtje të vlerave islame, sipas Myftiut të Strugës, do të marr pjesë edhe kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko dhe shumë qytetarë nga Struga dhe qytetet e tjera të vendit. Edhe vetë Merko e konfirmon pjesëmarrjen si dhe mbajtjen e një fjalimi para protestuesve. Para disa ditëve Myftinia e Strugës nëpërmjet një komunikimi me gazetarët kërkoi nga autoritetet më të larta të vendit që Komuna e Vevçanit, si organizatore zyrtare e Karnevalit, të mbajë përgjegjësi, ndërsa kryetari i komunës të japë dorëheqje të parevokueshme, sepse tallja me vlerat e fesë islame është e papranueshme dhe e rrezikshme për raportet ndërfetare në vend.
Myftinia e Strugës dhe vetë BFIM-ja e gjykon shumë ashpër këtë gjest tallës kundër myslimanëve në një aktivitet të sponsorizuar nga Komuna e Vevçanit, njëkohësisht kërkon nga Qeveria të marr masa ndaj kësaj komune dhe titullarit të saj. Kryetari i Komunës së Vevçanit, sipas kreut të myslimanëve të Strugës, pasi të dorëhiqet nga posti në krye të komunës, detyrimisht duhet të kërkoj falje publike para opinionit. “Si fillim kërkojmë nga Qeveria e RM-së dhe dikasteret përkatëse që Komuna e Vevçanit të shlyhet nga regjistri i Komunave të RM-së dhe me ngulm kërkojmë që kryetari i saj të jap dorëheqje të parevokueshme nga ky post dhe të kërkojë falje publike para opinionit”, u tha në reagimin publik të Myftinisë së Strugës dhe BFIM-së. Kryetarja e Komisionit për marrëdhënie ndërfetare, Valentina Bozhinoska, thotë se komisioni nuk ka ingernaca për të marr masa ndaj Komunës së Vevçanit, por thotë se ky organ ndërhynë dhe tejkalon mosmarrëveshjet vetëm atëherë kur shfaqen ndërmjet vetë komuniteteve fetare. Ndërkohë, deri tani sipas Bozhinoskës te ky organ akoma nuk ka ardhur një reagim nga BFIM-ja për këtë rast. ''Por nga ajo që kam parë në media mund të them se në këtë rast janë tejkaluar caqet, sepse nuk mund të përqeshen në atë mënyrë librat e shenjtë dhe simbolet e një besimi. Pavarësisht se në Komisionin tonë akoma nuk ka ardhur një ankesë zyrtare nga BFIM-ja, ne si Komision që kujdesemi për ndërtimin e raporteve të mira ndërfetare shumë shpejt do të reagojmë publikisht për këtë akt dhe do të kërkojmë që mos të luhet me ndjenjat dhe simbolet fetare në këtë mënyrë'', thekson Bozhinoska. Ndërkaq, Ministria e Kulturës është financuese e manifestimit. Zëdhënësja e këtij dikasteri, Anita Jovanovska, për këtë rast orienton në Komunën e Vevçanit, si organizatori kryesor i këtij manifestimi. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Vevçanit Pero Ilievski, nuk pranon përgjegjësi për atin e shëmtuar. Thotë se Karnevali është një manifestim që zhvillohet prej shekujsh dhe karakter të tillë ka pasur gjithmonë. Vitin e kaluar tregon i pari i Komunës së Vevçanit janë përqeshur priftërinjtë dhe dukuri të tjera. Ndërkohë Ilieski nuk pranoi të komentoj reagimet e Myftinisë së Strugës dhe BFIM-së të cilat kërkojnë dorëheqjen e tij. Ai për më shumë informacion na rekomandoi të komunikojmë me shoqatat që organizojnë Karnevalin. Komuna e Vevçanit është ndarë para disa vitesh nga territori i ish komunës së Strugës dhe banohet prej afërsisht 2500 banorë, në pjesën dërmuese të etnisë maqedonase.


Reagon edhe FRI

Forumi Rinor Islam, nëpërmjet një komunikate drejtuar mediave, ashpër ka dënuar fyerjet të cilat iu bënë fesë islame dhe muslimanëve nga disa persona, apo grupe të pandërgjegjshëm që duan të prishin marrëdhëniet e mira ndërfetare në mesin e popullatës së Maqedonisë, e që kanë qenë shembull për rajonin dhe duhet të vazhdojnë të mbeten si të tilla. “Për ne është e papranueshme çdo lloj fyerje dhe urrejtje ndaj fesë islame dhe ndaj çdo feje tjetër, duke u tallur me parimet dhe normat themelore të feve, sepse aktet e tilla të papërgjegjshme mund të shpiejnë deri në probleme dhe incidente të paparashikueshme, që do ta dëmtonin në masë të madhe harmoninë, tolerancën dhe bashkëjetesën e shkëlqyeshme disa shekullore në këto troje. Gjithashtu, njoftojmë të gjithë ata qëllimkëqinjë se feja islame është shumë larg nga etiketimet e tilla banale dhe keqëdashëse. Pamjet dhe skenat që u shfaqën në Festivalin e Vevçanit ishin tronditëse, shokuese dhe joetike, e më e keqja është se ky festival financohet nga Ministria e Kulturës, para këto që mblidhen edhe nga tatimpaguesit muslimanë të këtij shteti dhe ky institucion nuk e pa të arsyeshme të dalë me reagim apo ndonjë formë tjetër të mospajtimit me veprimet e paraqitura në këtë eveniment të turpshëm”, thuhet në komunikatën e FRI-së. /koha/

Bota e Xhinnëve

Posted by artparadox on 26 January 2012 , under |




  Kur’ani dhe Sunneti na tregojnë se xhinnët ekzistojnë dhe ekzistenca e tyre ka një qëllim në këtë jetë, i cili është që ta adhurojnë vetëm All-llahun Një, pa i shoqëruar shok apo ortak. All-llahu thotë në Kur’an:
Unë nuk i krijova xhinnët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë’’ (EDH-DHARIJAT 56)
O grumbull i xhinnëve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mija ...?” (EL-EN’AME 130)
Bota e xhinnëve është një botë e pavarur dhe separate, që ka natyrën dhe tiparet e saja që janë të fshehura nga bota e njerëzve. Xhinnët dhe njerëzit kanë disa gjëra të përbashkëta, siq janë zotërimi i të kuptuarit dhe zgjedhja mes rrugës së mirë dhe rrugës së keqe. Fjala Xhinn vjen nga arabishtja që d.m.th.”i fshehur nga shikimi”. All-llahu thotë:
Vërtetë ai (shejtani) dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni.” (EL-A’RAFE 27)
All-llahu na ka treguar në librin e Tij për esencen nga e cila janë krijuar xhinnët. Ai Subhanehu we te’Ala thotë:
E xhinnët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë. (EL-HIXHER 27)
Dhe Ai krijoi xhinnët nga flaka (pa tym) e zjarrit. (ER-RRAHMAN 15)
Bazuar në hadithin që tregohet nga Aisha radiAll-llahu anha, Pejgamberi salAll-llahu alejhi we sel-lem ka thënë: ”Melekët u krijuan nga drita, xhinnët u krijuan nga flaka e zjarrit, kurse Ademi u krijua nga ajo që u është përshkruar (dheu).” (transmeton Muslimi, 5314).

Llojet e xhinnëve

All-llahu ka krijuar lloje të ndryshme të xhinnëve. Ka prej tyre që mund të marrin forma të ndryshme, siq janë p.sh. qeni dhe gjarpri; disa janë që fluturojnë me krahë në hapësirë; dhe disa janë që udhëtojnë dhe kanë nevojë të pushojnë. Ebu Tha’labah el-Khushani ka thënë, se Pejgamberi salAll-llahu alejhi we sel-lem ka thënë: “Xhinnët janë tri llojesh: një lloj posedon krahë dhe këta fluturojnë në hapësirë; një lloj shfaqen si gjarpër dhe qen; dhe një lloj ndalet të pushojë për një kohë dhe pastaj e vazhdon rrugën.”(transmeton El-Tahaviu në Mushkil al-Athaar, 4/95, dhe el-Tabaraani në el-Kebir, 22/214. Sheikh el-Albani thotë në el-Mishkaat (2/1206, nr. 4148): el-Tahaviu dhe Abu’l-Shaykh kanë transmetuar me një zingjir të saktë (sahih).

Xhinnët dhe bijt e Ademit

Secili individ nga bijt e Ademit e ka një xhinn i cili është caktuar të jetë shoqërues i tij i vazhdueshëm (deri në vdekje, i cili quhet Kariin). Ibn Mas’udi ka thënë: "Pejgamberi i All-llahut salAll-llahu alejhi we sel-lem ka thënë: “Nuk ekziston asnjëri prej jush e të mos e ketë nje përcjellës të vazhdueshëm të caktuar. ”Ata i thanë: “Edhe ti, o i Dërguar i Allahut?” Ai salAll-llahu alejhi we sel-lem tha: “Edhe unë, mirëpo All-llahu më ka ndihmuar dhe ai është nënshtruar, kështuqë ai vetëm më ndihmon që të bëj mirë.” (Transmeton Muslimi, 2814).
El-Neveviu ka thënë në komentimin e tij për Muslimin (17/175): “Ai është nënshtruar … ai është bërë besimtar musliman.” Ky është kuptimi i saktë. Duke e konsideruar këtë thënie, El-Kaadi ka thënë: “Dije, se ummeti është pajtuar në çështjen se Pejgamberi salAll-llahu alejhi we sel-lem është i mbrojtur nga shejtani, fizikisht dhe mentalisht.” Ky hadith referon në paralajmërimin e fitnes (sprovës, tundimit) dhe pëshpëritjes së Kariin-it (shoqëruesit të vazhdueshëm që është prej xhinnëve). Ne e dijmë se ai është me ne, prandaj duhet të ruhemi nga ai aq sa kemi mundësi.

Aftësitë e xhinnëve

All-llahu u ka dhënë xhinnëve disa aftësi, që ne njerëzve nuk na ka dhënë. All-llahu na ka treguar për disa nga aftësitë e tyre, siç është aftësia e lëvizjes dhe udhëtimit shumë të shpejt. Një ifriit nga mesi i xhinnëve ka garantuar Sulejmanin alejhi selam se ai mund ta sjell fronin e mbretrëshes së Jemenit në Jeruzalem më shpejt sesa një njeri që qohet në këmbë prej vendit ku ka qenë ulur. All-llahu thotë:
Njëri prej xhinnëve të vrazhdë (Ifriti) tha: “Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt! E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!”E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij, (Sulejmani) tha: “Kjo është dhuntia e Zotit tim ...” (EN-NEML 39-40)

Ushqimi dhe pirja e Xhinnëve

Xhinnët hanë dhe pinë. Ibn Mes’udi radiAll-llahu anhu ka thënë: "Pejgamberi i All-llahut salAll-llahu alejhi we sel-lem ka thënë: “Disa nga xhinnët më kanë thirrur dhe unë kam shkuar me ta dhe kam recituar Kur’an për ta.” Ai salAll-llahu alejhi we sel-lem na ka marrur dhe na ka treguar gjurmët e tyre ku kanë qëndruar dhe gjurmët e zjarrit të tyre.
Ata (xhinnët) e kanë pyetur Pejgamberin salAll-llahu alejhi we sel-lem për ushqimin dhe ai ka thënë:”Ju mund ta hani secilën kockë mbi të cilën është përmendur emri i All-llahut e që është në posedimin tuaj, dhe të gjitha jashtëqitjet janë për kafshët tuaja.”
Pejgamberi salAll-llahu alejhi we sel-lem na ka porositur (njerëzit): Mos u pastroni (prej jashtëqitjes) me jashtëqitje kafshësh dhe as me eshtra, sepse ato janë ushqimi i vëllezërve tuaj prej xhinëve" (transmeton Muslimi, 450).
Sipas një transmetimi tjetër: “Një delegacion nga xhinnët e Nasiibiin-it kanë ardhur tek unë, e sa xhinnë të mirë që janë ata! Ata më pyeten për ushqim dhe unë bëra tek All-llahu dua për ta, që mos të kalojnë në eshtra dhe jashtqitje pa gjetur ushqim në to.” (transmeton Buhariu, 3571).
Xhinnët besimtarë mund të hanë secilën kockë mbi të cilën është përmendur emri i All-llahut, sepse Pejgamberi i All-llahut salAll-llahu alejhi we sel-lem nuk ua ka lejuar atyre të marrin dicka mbi të cilën nuk është përmendur emri i All-llahut – këtë e bëjnë vetëm xhinnët që janë jobesimtar.

Egërsirat në mesin e xhinnëve

Sipas hadithit që tregohet nga Ibn Mes’udi radiAll-llahu anhu, të cilin e cituam më lart, xhinnët e kanë pyetur Pejgamberin salAll-llahu alejhi we sel-lem për furnizim, dhe ai salAll-llahu alejhi we sel-lem iu përgjigj: “... dhe [ju mund të mirni] jashtëqitjet si ushqim për kafshët tuaja.”

Vendbanimet e xhinnëve

Xhinnët jetojnë në këtë tokë, ashtu sikurse ne. Ata zakonisht gjenden në vende të pabanuara dhe vende të papastërta siç janë wc-të, fëlliqësirat, mbeturinat dhe varrezat. Prandaj Pejgamberi salAll-llahu alejhi we sel-lem na ka mësuar të kemi kujdes kur vizitojmë vende të tilla duke recituar lutjet që i ka paraparë Islami. Një nga këto lutje është transmetuar nga Enes ibn Maliku, radiAll-llahu anhu, i cili ka thënë: “Kur Pejgamberi salAll-llahu alejhi we sel-lem hynte në banjo/wc, ai thoshte: ‘Allahume innee e’udhu bike min el-khubuthi we’l-khabee’ith (O Allah, kërkoj mbrojtje tek Ti nga shpirtkqinjët/ të papastërtit meshkuj dhe femra)" (transmeton Buhariu, 142; dhe Muslimi, 375). El-Khattaabi ka shpjeguar se fjala khubuth është shumësi i fjalës khabeeth (shpirtkeq apo i papastërt – forma maskuline), dhe khabaa’ith është shumësi i fjalës khabeethah (shpirtkeqë apo e papastërt – forma feminine), dhe kjo nënkupton shejtanët meshkuj dhe femra.

Disa xhinn janë muslimanë, disa janë jobesimtarë

All-llahu na tregon se disa nga xhinnët thanë:
Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit. Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e xhehennemit! (EL-XHINN 14-15)
Muslimanët në mesin e xhinnëve janë të rangut të ndryshëm sa i përket drejtësisë dhe devotshmërisë së tyre. All-llahu thotë:
Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme. (EL-XHINN 11)
Ngjarja e xhinnit të parë të këtij ummeti që është bërë musliman është treguar nga ‘Abdullah ibn ‘Abbaasi radiAll-llahu anhu, i cili ka thënë: "Pejgamberi salAll-llahu alejhi we sel-lem doli jashtë me disa nga sahabët për të shkuar në tregun Ukaaz. Kjo ishte në kohën, kur shejtanët pengoheshin të marin ndonjë lajm nga qielli dhe yjet e ndezura i goditnin ata. Shejtanët u kthyen prapa tek populli i tyre, i cili u tha: “Çfarë ndodhi me ju?” Ata thanë: “Ne nuk mund të marim asnjë lajm nga qielli dhe jemi qëlluar me yje të ndezura.”Populli i tyre tha: “Asgjë tjetër nuk është duke ju ndalur nga të dëgjuarit e lajmeve nga qielli përveq ndonjë ngjarje e re që duhet të ketë ndodhur. Shkoni dhe kërkoni në lindje e perëndim të kësaj toke dhe zbuloni se cfarë është duke ju ndalur nga të dëgjuarit e lajmeve prej qielli.” Ata që kanë shkuar në drejtim të Tihaames, erdhen tek Pejgamberi salAll-llahu alejhi we sel-lem në Kahlah, ndërsa ai ishte duke udhëtuar për në Ukaaz, dhe e gjetën atë salAll-llahu alejhi we sel-lem duke iu prij shokëve të tij në namazin e sabahut. Kur e dëgjuan Kur’anin, qëndruan duke e dëgjuar atë dhe thanë, “Pasha All-llahun, kjo është ajo që na pengon ne nga të dëgjuarit e lajmeve nga qielli.” Pastaj u kthyen tek populli i tyre dhe thanë:
“O populli ynë, ne kemi dëgjuar nje recitim të mrekullueshëm (Kur’anin). Ai udhëzon në rrugën e drejtë dhe ne i kemi besuar atij dhe ne kurrë nuk do t’i bëjmë shok (në adhurim) Zotit tonë (All-llahut).”
Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit, që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askë”. (EL-XHINN 2)
Pastaj All-llahu subhanehu we Te’Ala i shpalli Pejgamberit të Tij salAll-llahu alejhi we sel-lem:
Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinnët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) (EL-XHINN 1) dhe Allahu ia zbuloi atij atë që e kanë thënë xhinnët.” (transmeton Buhariu, 732).

Llogaritja e tyre në Ditën e Gjykymit

Xhinnët do të japin llogari në Ditën e Ringjalljes. Muxhahidi (rahimehullah) ka thënë për ajetin:
Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinnëve) lidhmëri farefisnore, po xhinnët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr. (ES-SAFATE 158)
"Ata do të miren në përgjegjësi.” Sahih el-Buhariu, Baab Dhikr el-xhinn we Thawaabihim wa ‘Ikaabihim.

Mbrojtja nga dëmi i xhinnëve

Ngase xhinnët mund të na shohin ne, ndërsa ne nuk mund ti shohim ata, Pejgamberi salAll-llahu alejhi we sel-lem na ka mësuar shumë mënyra si ta mbrojmë veten nga dëmi i tyre, si për shembull të kërkojmë mbrojtje tek All-llahu nga shejtani i mallkuar, recitimi i sureve El-Felek dhe En-Nas (dy suret e fundit të Kur’anit) dhe recitimi i fjalëve që na ka mësuar All-llahu në Kur’an:
Dhe thuaj: “O Zot i im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve! Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!” (EL- MU’MINUNE 97-98)
Të themi Bismil-lah (Në emër të All-llahut) para se të hyjmë në shtëpi, para se të hajmë apo të pijmë, dhe para se të kemi mardhënie – kjo do ta ndalon shejtanin të hyjë në shtëpitë tona, të hajë apo të pijë bashkë me ne, apo të mer pjesë në mardhëniet seksuale. Ngjashëm, përmendja e All-llahut para hyrjes në wc apo para se të zhvishen rrobat, e ruajnë personin që mos ta shohin xhinnët avretin e tij apo ta dëmtojnë atë, siç ka thënë Pejgamberi salAll-llahu alejhi we sel-lem:"Në mënyrë që të vendoset një barrier e cila do t’i pengojë xhinnët ta shohin avretin e bijve të Ademit, thoni “Bismil-lah” para se të hyni në wc.” (Transmeton Tirmidhiu, 551; Saheeh El-Jaami’, 3611).
Forca në iman dhe në fe në përgjithësi na ruan nga dëmi i xhinnëve aq shumë saqë nëse do të luftonin, ai që ka devotshmëri do të fitonte. Abdullah ibn Mesudi radiAll-llahu anhu thotë: "Një njeri nga shokët e Muhammedit salAll-llahu alejhi we sel-lem e takoi një xhinn. Ata u kacafytën dhe njeriu e rrëzoi xhinnin. Njeriu i tha atij (xhinnit): Ti më dukesh i vogël dhe i dobët (kockë e lëkurë), dhe krahët/duart e tua më duken sikurse pjesa e përparme e një qeni. A duken të gjithë xhinnët kështu si ti?” Ai tha: “Jo, pasha All-llahun, unë jam njëri prej të fortëve, por eja kacafytemi prap dhe nëse më mund prap, atëher do të tregoj diçka që do të bën ty dobi.”Njeriu tha: “Mire.” Pasi që njeriu e mundi prap xhinnin, xhinni i tha: “Recito All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm eTij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi. ( Ajetul-Kursi - EL-BEKARE 255)
Njeriu tha: “Mirë!” Ndërsa xhinni ia ktheu: “Nuk do ti recitosh kurrë këto ajete në shtëpinë tënde, vetëm se Shejtani do të del jashtë sikur një gomar, dhe nuk do të kthehet më deri në mëngjesin tjetër (transmeton el-Daarimi, 3247).
Kjo është një përmbledhje e shkurtër për xhinnët, për natyrën dhe karakteristikat e tyre.
All-llahu është mbrojtësi më i mirë.
Marrë nga: islamicemirate.com
Përktheu: Ebu Muslim

Zjarri nuk dogji Kuranin (video)

Posted by artparadox on , under |




Novi Pazar - Zjarri që përfshiu xhaminë Muhaxhir në Novi Pazar dogji të gjitha, por jo edhe faqet e librit te Allahut - Kur'anin.
Kongregacioni dhe banorët lokal kanë dëshmuar për të, dhe ranë dakord që kjo mbetet një mrekulli, Që çdo gjë tjetër, duke përfshirë edhe ndërtimet metalike janë djegur. Këtë ngjarje regjistuan edhe televizionet lokale dhe ato serbe.
Shihni videon e më poshtme./mesazhi/

Hebrenjtë pranojnë Islamin

Posted by artparadox on 24 January 2012 , under |




Gazeta izraelite Yediot Aharonot publikoi këto ditë rezultatet e studimeve për pranimin e Islamit në mesin e hebrenjve në Izrael.
Sipas studimeve të bëra nga profesori Yitzhak Ritter, brenda vitit në Izrael, rreth njëzet hebrenj konvertohen në islam. Sipas këtij studimi Islami tek hebrenjtë vjen nëpërmjet kanaleve televizive satelitore dhe internetit.
Është interesante se në Izrael ekzistojnë shumë shoqata që zhvillojnë aktivitete me hebrenjtë e konvertuar në Islam.
Shoqatat të tilla si “Yad not Haim” zhvillojnë shumë aktivitete për t’i bindur hebrenjtë myslimanë të largohen nga Islami.
Daiu më i famshëm hebre në Izrael është Yusuf al-Khattab, respektivisht Joseph Cohen. Për davetin e tij profesor Yitzhak Ritter thotë:” Në 30 vitet e fundit, nuk kam parë person më aktiv që fton hebrenjtë në Islam në shtetin e Izraelit”. /igj/

Qysh Me Pergadit Spinaq me Veze?

Posted by artparadox on 22 January 2012 , under |



Përbërsit:
  • 1 kg spinaq i fresket,
  • 1 qepe,
  • 5 veze,
  • yndyre (per fergim),
  • kripe, melmese (kripe e shtojce perimesh).
Pastrohet spinaqi dhe grihet ne 2-3 pjese (fleta e spinaqit). Pasi te
kemi vene yndyren te zjarr, hudhet qepa e grire imet dhe zbutet mire, pastaj hidhet spinaqi me kripe dhe te gjitha melmesat dhe fergohet 20 minuta derisa masa e spinaqit te kete rene ne fund te tenxheres dhe te jete zbutur mire.
Pasi te zbutet e te fergohet mire, spinaqi hidhet ne nje tepsi dhe masa rrafshohet neper tere tepsine, i hudhen vezet siper (vezet e pa rrahura) dhe futet ne furre per tu pjekur vezet si dhe per te leshuar leng spinaqi. Piqet ne temp te larte per 30-35 minuta

Latest News