Suspendohet për shkak të shamisë, kush e ka radhën?!

20 April 2010 , Posted by artparadox at 9:44 AM

Çështja e mbulesës islame ka kohë që është shndërruar në një stereotip të llojit të vet në Kosovën e pasluftës. Fenomeni i përjashtimit të vajzave me mbulesë duke u bazuar herë në ligje të paqena e herë në rregullore të reja e më të reja mbetet si mister për faktorët psike -sociologjike që i nxisin pushtetarët kosovar që të veprojnë një gjë të tillë.
Shamia në Kosovë për shekuj me radhë ka qenë e njohur si obligim i fort fetar që deri vonë ka qenë i shprehur në mas dhe jo që shoqëria kosovare u përball për herë të parë me çështjen e shamisë vetëm në dekadën e fundit. Madje ka edhe prej këtyre kundërshtarëve të hapur të shamisë që familjarët e tyre ende bartin shami, por prirjet e tyre nisen më larg për të mos thënë që janë kryekëput të indoktrinuar kundër saj .
Për ta bërë më të çartë deri para 1 viti në shumicën e rasteve të përjashtuara si justifikim juridik ka shërbyer neni 4.7. i ligjit për arsim fillor dhe të mesëm për të cilën Avokati i Popullit atëherë Antoni Novicki ka treguar çartë që nuk u referohet nxënësve por personalit arsimor dhe vendimet e drejtorive janë konsideruara si jo reale dhe vajzat janë kthyer në shkollë. Duke parë që kjo nuk funksionin ministri i ri i MASHT Enver Hoxhaj ka sjellë një udhëzim administrativ me numër 7/2009 i cili ka qenë edhe më herët por se ndryshimi i vetëm që ka ndodhur me rifreskimin e fundit ka qenë futja e dy nën neneve te neni 4. me konkretisht ftuja e nen nenit 12 që i referohet ndalimit të inventarit dhe mjeteve të punës si dhe nen neni 13 ku thuhet: 13. Ndalimi i bartjes së uniformës fetare.
Kjo e fundit është bërë krejtësisht në kohën e fundit duke e parë që ligjet e më hershme nuk u kanë dhënë luksin e realizimin e planeve të tyre për të cilat nuk mund të paragjykoj dhe për të cilat duhet të përfshihet e gjithë shoqëria kosovare në debat, nëse pretendojmë se jemi shoqëri me tendenca të demokratizimit. Ndërkohë që debatet e mundshme domosdo të bëheshin në ndonjë medium të paanshëm nëse ekziston i tilli sepse në të gjitha herët kur në shumicën e medieve kur diskutohet për problemet e shoqërisë myslimane kemi debate të pabarabarta ku edhe prezantuesi mbanë anën kundër jo vetëm disa individ të konsumuar që sillen herë në këtë e herë në tjetrin medium.
Kështu bazuar pikërisht në këtë rregullore që përmendëm më lart vjen edhe suspendimi i vajzës Arlinda Zeka nga Gadimja e Lipjanit nxënëse e klasës së 10 në shkollën e mesme teknike ‘Pjetër Bogdani’ në Ferizaj, që për shkak të insistimit të saj qytetar për të mbajtur shaminë ajo nuk vijon mësimin në shkollë tashmë 1 javë. Gjatë fundjavës që shkoj ky lajm u bë publik nga TV Klan Kosova. Lajmi tronditi opinionin mysliman dhe jo vetëm Ferizajn dhe Lipjanin Çështja e problemit të Arlindës dhe në përgjithësi e mbulesës Islame është çështje që duhet të diskutohet përndryshe mllefi i akumuluar qytetar mund të shpërthej dhe askush nuk mund të bart përgjegjësi për atë e aq më tepër atëherë të diskutohet nga ata super analistët me që tash neglizhohet si problem real . Lajmi për të mori dhenë ngado dhe gjitha reagimet e myslimanëve kryesisht të atyre virtual ishin dhe mbetën të arsyetuara si për kundër çështja duhet të rishikohet me shumë kujdes nga MASHT dhe bashkësitë fetare sepse mbulesa islame nuk është uniformë fetare ose të paktën e ne si njohës të Islamit nuk e dimë për një gjë të tillë.
Shoqëria myslimane kosovare është e irrituar nga këto provokime dhe matje të pulsit të kësaj natyre. Vërtetë që qytetaria duhet të përfshijë edhe respektimin e bindjeve të tjetrit në rastin konkret ligjbërësit kosovar duhet të i lënë anash emocionet personale dhe të kenë në konsideratë që e drejta e shamisë si obligim fetarë është e drejtë e garantuar me kushtetutë.
Për dallim nga gjitha rastet për herë të parë në rastin e Arlindës patëm edhe reagim të shoqërisë civile tërësisht sekulare – reagimi i rrjetit të OJQ-ve AVONET si njohës të jurispodencës ata denoncuan veprimin e drejtorit Isuf Celaj për përjashtim të Arlindës .
Në fakt shoqëria kosovare nuk është kundër mbulesë islame. Në hulumtimin e vetëm të bërë në për çështjen e shamisë 13 qytete të Kosovës dhe atë në vitin 2007 shihet çartë se shoqëria kosovare në kuptim të shumicës absolute nuk është kundër mbulesës. Një nga pyetjet e këtij pyetësori ishte se: A ju pengojnë vajzat me mbuluara? Përgjigjet e respodentëve ishin se 92.01 % nuk u pengojnë ndërsa 7.98 % u pengojnë. Shihet që numri i qytetarëve që kanë qytetari të formuar kanë mendim me të avancuar, madje atëherë janë befasuar nga një pyetje e tillë se çfarë pengese mund të kishin. Ndonëse se kjo anketë është bërë para 3 viteve statistikat mund të kenë lëvizur vetëm për mbarë. (Rezultatet për këtë anketë janë botuar në shator të viti 2007 në revistën shkencore Familja në Shqipëri, revistën shkencore Albislam në Maqedoni dhe në një sërë portale elektronike).
Reagimet e qytetarëve mysliman janë theksuar kryesisht në rrjetet shoqërore virtuale si e vetmja mundësi e artikulimit të pakënaqësisë së tyre me që ka kohë që shumicën e medieve elektronike dhe të shkruara zotërohen nga kundërshtarët e kësaj të drejte qytetare.
Megjithatë çështjen duhet ta shohim edhe më alarmante se ç’mund të na e prezantoj dikush. Në ditët në vazhdim pritet edhe reagimi i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj dhe Kryesisë së BIK në Prishtinë. Me tepër se kaq myftiu Naim Tërnava duhet të anuloj gjitha takimet e tij por të vij në Ferizaj, të rrijë dhe të flejë në Ferizaj dhe çështja të përfundoj e shamisë mllefit qytetar të përfundoj në Ferizaj. Sepse realisht myftiu nuk duhet të shërbej vetëm për ftohjen e gjakut të myslimanëve sa herë që provokohen . Imamët e terrenit të Ferizajt këtë të premte në ligjëratën fetare duhet të flasin për fenomenin në fjalë për me tepër dita e premte (23.04.2010) duhet të shpallet Dita e Mbulesës Islame në rastin më të mirë si dëshmi e pjekurisë qytetare por edhe si protestë të gjitha vajzat e shkollave të mesme të shkojnë në shkollë me shami, si shenjë solidarizimi dhe revolte për një padrejtësi të tillë. Kjo sigurisht vlen për një shoqëri tamam demokratike dhe të formuar mirë.
Gjithsesi që problemi tashmë ekziston, edhe pse inati i arsyeshëm jo domosdo është drejtuar në personin real siç është drejtori i shkollës së Teknikës por se gjithë presioni qytetar dhe intelektual duhet të drejtohet te MASHT dhe BIRK por edhe organet relevante si gjykata dhe avokati i popullit. Ndoshta planet janë që ndonjë vajzë tjetër por se asnjë qytetar nuk është i obliguar të ndej këto plane gjithnjë po themi eventuale.
Qytetari kosovar duhet tu thotë boll këtyre fenomeneve sa më parë në formën e vetme të kërkuar që është duke reaguar si mysliman të kulturuar dhe intelektual.

Latest News