Studio e Hapur: Simbolet fetare në shkolla

Posted by artparadox on 28 December 2010 , under |



Debat mbi temën "Simbolet fetare në shkolla" në programin "Studio e hapur" të kanalit televiziv Alsat Shqipëria.

Sondazhi: Shqiptarët më të mençurit

Posted by artparadox on 27 December 2010 , under |




Shqiptarët kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës, duke u dalluar kështu midis popujve të tjerë. Në një sondazh të zhvilluar nga Bashkimi Evropian, Shqipëria është në krye të listës, duke lënë pas plot 46 vende të tjera. Ndërkohë që në këtë faqe interneti, ku duket se inteligjenca e shqiptarëve ka triumfuar, të gjithë mund të bëni online edhe testin, i cili duket se ka marrë përgjigjet më të sakta dhe më të shpejta nga shqiptarët.

E hëne 27 Dhjetor 2010 
Më të mirët
Shqiptarët nuk përbëjnë vetëm lajme 'kronike të zezë', por edhe lajme të mira si ky që është publikuar pak kohë më parë në sondazhin e realizuar nga Bashkimi Evropian, ku janë testuar mendjet e 47 popujve. Në krye të listës është renditur Shqipëria, e cila ka kapur një nivel inteligjence 114.95, e ndjekur nga Spanja me një koeficient inteligjence (IQ) 111.79, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Hong Kongu me një IQ mesatare 111.69.
Lista vazhdon me Gjermaninë, Qipron, Zvicrën, Kanadanë, SHBA, ndërsa në vend të fundit renditet Bullgaria me një koeficient inteligjence 101.99. Sondazhet kryhen online, në dy seksione të ndryshme. I pari është seksioni i inteligjencës së lindur ku testi përbëhet nga ushtrime për të gjetur aftësitë tuaja të mendimit në mënyrë logjike në sferën e simboleve gjeometrike, ka ushtrime me mbledhje dhe zbritje gjeometrike, deformim, rotim, etj.
Ushtrime të ngjashme shpesh herë janë pjesë përbërëse e provimeve të pranimit, psikotesteve dhe konkurseve të ndryshme për disa pozicione. Detyrat për lidhjet e simboleve gjeometrike i përket midis atyre fushave të aftësive, të cilat janë pak të ndikuara me bërjen e ushtrimeve, por jo nga edukimi dhe ambienti social.
Ndërsa faza e dytë ka të bëjë me inteligjencën numerike ku testet fokusohen tek llogaritjet/shikimi i njohurive të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit, puna me radhët matematikore. Inteligjenca numerike i përket atyre sferave të aftësive, të cilat ndikohen nga edukimi, ambienti social dhe mosha.
Formulën bazë të IQ-së e ka krijuar në vitin 1912 psikologu gjerman William Stern, kur ka përcaktuar shkallën e inteligjencës si lidhje të "moshës mendore" të parashikuar dhe moshës kalendarike. Nëse, për shembull, një djalë dhjetë vjeçar ka aftësitë intelektuale në shkallën e 13 vjeçarit, atëherë IQ e tij është e barabartë me 130 (100x13/10).
Gjatë testimit përdoren ushtrime të ndara sipas faktit, se si mesatarisht personat e mëdhenj në moshë janë të aftë t’i kryejnë ato. Mosha mendore përcaktohet sipas ushtrimeve më të vështira, të cilat ishte i aftë t'i zgjidhte personi i testuar. Si IQ mesatare quhet IQ nga 90-110.
Ndërkohë që edhe ju vetë mund të bëni një provë të këtij testi në: http://mt.iq-test.eu/iq-test.
/zeri/

KGB – FSB-ja planifikon që ta djeg Kuranin për vitin e ri në sheshin e kuq

Posted by artparadox on , under |




El-Ithnejn 21 Muharrem 1431 / 27 12 2010alt
Sipas marionetës prijësit e KGB-s nga “Lëvizja kundër emigrantëve ilegal” (DPN) V.Tori, grup i spiunëve të KGB-s të cilët veprojnë nen petkun e “nacionalistëve rus” planifikojnë që ta djegin Kur´anin në sheshin e kuqë në Moskë në natën e vitit të ri. Nacionalistët thonë se ky aksion është inspiruar nga prifti amerikan dhe se është hakmarrje e vallëzuesve kaukazian për vallet në sheshin e kuqë.
Pretendohet se në këtë natë të vitit të ri, rrjeti terrorist internacional FSB do ti sjell në sheshin e kuqë një numër të madh të spiunëve të saj nga seksioni i nacionalistëve, të cilët pas djegies së Kuranit do të bëjnë sulm mbi të rinjtë kaukazian në Moskë. Ueb faqja nacionalist deklaron, se nëse asgjë nuk i nxeh ndjenjat e FSB-s do të mundohen ti sjellin disa vallëzues kaukazian të maskuar në sheshin e kuqë, të cilët do të vallëzojnë aty.

Nacionalistët janë ndarë rreth çështjes për djegien e Kuranit, por ata nuk do ti ndalojnë ata që duan ta djegin. Ata shkruajnë: (http://news.nswap.info/?p=50522&cp=4#comments):

- Është e nevojshme që të mblidhemi në grupe standarde dhe të vijmë në sheshin e kuqë ku do të këtë shumë të marrë. Rrahja do të filloj spontanisht, pa provokime.

- Digjni të gjallë këta djaj kaukazian! Apo dëshironi ta humbni kohën për natën e viti të ri duke e shikuar tërë këtë në TV?

- Do të ishte shumë mirë ta djegim këtë libër. Megjithatë mendoj se ende është herët.

- Nuk ka nevojë që Kurani të digjet në sheshin e kuqë. Ka shumë vende tjera që të bëhet kjo.

- Për disa njerëz ky libër është i shenjët. E sidomos kur është fjala për muxhahidët çeçen të cilët tani bëjnë luftën më efikase ndaj zyrtarëve të Putinit. Pse të ju krijojmë atyre armiq ndërmjet tyre? Populli rus ka mjaft armiq tjerë.

Burimi: kavkaz center,  put vjernika


Stamboll Mijëra njerëz bëjnë pritjen e Mavi Marmara (+foto)

Posted by artparadox on 26 December 2010 , under |



Mavi Marmara anija admirale e cila ka udhëhequr flotilën humanitare me ndihma për Gazën e rrethuar të dielën u kthye në Stamboll. Mbi 10.000 njerëz u mblodhën në limanin e Sarajbunit për të shprehur protestën e tyre kundër okupimit Izraelit të ëPalestinës, duke valëvitur me flamujt e Turqisë dhe të Palestinës







"Get the Flash Player"


"to see this gallery."





Hebrenjtë, fajtorë për krizën greke

Posted by artparadox on 22 December 2010 , under |




Mitropoliti i Pireut (kuart i Athinës), Serafim thotë se Hitleri nuk ishte gjë tjetër, veçse një instrument sionist për të bindur hebrenjtë që të lënë Evropën në këmbim të Izraelit dhe për të “krijuar perandorinë e re”, raporton Agjencia Telegrafike Hebraike.

Një nga priftërinjtë kryesorë grekë tha se bota hebraike ishte për t’u fajësuar për problemet ekonomike të vendit të tij, raportoi agjencia të mërkurën.
Gjatë një interviste në stacionin më të madh televiziv të Greqisë, “Mega TV”, mitropoliti i Pireut, Serafin, theksoi se sionizmi ndërkombëtar u përpoq të shkatërronte vlerat familjare, duke nxitur familjet me një prind dhe martesat mes homoseksualëve. Prifti theksoi gjithashtu se ekziston një konspiracion sionist për të robëruar Greqinë dhe krishterimin ortodoks.
Sipas mitropolitit, Hitleri ishte veçse një mjet i përdorur nga sionistët për të siguruar krijimin e shtetit të izraelit.
Kur prezantuesi grek e pyeti mitropolitin “Pse nuk jeni dakord me politikën e Hitlerit? Nëse ata bëjnë gjithë këtë, nuk kishte të drejtë t’i digjte ata”, Serafimi u përgjigj, “Adolf Hitler ishte një instrument i botës sioniste dhe ishte financuar nga familja e njohur e Rothchildëve me qëllimin e vetëm që të bindë hebrenjtë për të lënë Evropën në këmbim të Izraelit dhe për të ‘krijuar perandorinë e re’”.
Ai vijoi se hebrenj të tillë si “Rockfelerët, Rothchildët dhe Sorosi kontrollojnë sistemin ndërkombëtar të bankave, i cili kontrollon globalizimin”.
Agjencia telegrafike hebraike citoi presidentin e komunitetit hebre në Athinë të thotë se “ndjeja neveri tek shikoja dhe dëgjoja mitropolitin derisa fliste ashtu dhe thoshte paturpësisht se bankierët hebrenj ndihmuan Hitlerin për të bërë atë që bëri”./start/

Si u bë 25 dhjetori Krishtlindje?

Posted by artparadox on 20 December 2010 , under |




Pavarësisht popullaritetit të saj sot, kjo teori e origjinës së Krishtlindjes ka problemet e saj. Pikë së pari, ajo nuk gjendet në asnjë shkrim të hershëm kristian.
 
A është me të vërtetë ditëlindja e Krishtit?

Më 25 dhjetor, kristianët anembanë botës do të mblidhen për të festuar ditëlindjen e Jezusit. Këngë të gëzueshme, liturgji speciale, dhurata të mbledhura me letra të shkëlqyeshme, ushqime festive: të gjitha këto karakterizojnë ditën e festimit sot, të paktën në hemisferën veriore. Por nga erdhi festivali i Krishtlindjes? Si u bë 25 dhjetori i lidhur me ditëlindjen e Jezusit?
Bible ofron pak të dhëna: Festimet e lindjes së Jezusit nuk përmenden në Ungjijtë apo Aktet: nuk jepen as data, bile as dhe koha e vitit. Referenca biblike për barinj që janë duke u kujdesur për kopetë e tyre natën kur mësuan lajmin e lindjes së Jezusit (Luka 2:8) mund të sugjerojnë sezonin pranveror të qengjave; nga ana tjetër, në muajin e ftohtë të dhjetorit delet fare mirë mund të kenë qenë në stane. Megjithatë, shumica e studiuesve do të kërkonin maturi rreth nxjerrjes të një detaji të tillë të saktë, por të rastësishëm, nga një narrativë fokusi i së cilës është teologjik më shumë sesa kalendarik.
Dëshmia ekstrabiblike nga shekulli i I-rë dhe i II-të është njëlloj e pakët: Nuk ka asnjë përmendje të festimit të ditëlindjes në shkrimet e shkrimtarëve të hershëm kristianë si Irenaeusi (rreth. 130-200) apo Tertuliani (rreth 160-225). Origeni i Aleksandrisë (rreth 165-264) shkon aq larg sa të përqeshë festimet romake të ditëlindjeve, duke i damkosur ato si praktika "pagane" - një tregues i fortë se lindja e Jezusit nuk u shënua me festime të ngjashme në atë vend dhe kohë. Për aq sa mund të tregoj, Krishlindja nuk festohej aspak në atë kohë.
Kjo gjë është në kontrast të fortë me shumë tradita të hershme që rrethojnë ditët e fundit të Jezusit. Secili prej Katër Ungjijve na jep informacion të detajuar rreth kohës së vdekjes së Jezusit. Sipas Gjonit, Jezusi është kryqëzuar sapo qengjat e Pashkës hebraike qenë sakrifikuar. Kjo duhet të ketë ndodhur me 14 të muajit hebre Nisan, pak përpara se dita e pushimit hebraike të fillonte në perëndim të diellit (duke pasur parasysh fillimin e datës 15, pasi në kalendarin hebraik ditët fillojnë në perëndimin e diellit. Megjithatë, tek Mateo, Marku dhe Luka, Darka e Fundit është mbajtur pas perëndimit të diellit, në fillimin e datës 15. Jezusi është kryqëzuar mëngjesin tjetër, akoma në datën 15.
Pashka, një zhvillim shumë më i hershëm se Krishtlindja, qe thjesht riinterpretimi gradual kristian i Pesakut në termat e Pasionit të Jezusit. Mbajtja e saj mund të implikohet bile në Dhiatën e Re (1 Korintiasit 5:7-8: "Qengji ynë sakrifikues, Krishti, është sakrifikuar. Kështu që le ta festojmë përkujtimin..."); sigurisht që qe një festë kristiane e dallueshme kristiane nga mesi i shekullit të II-të B.C., kur një tekst apokrif i njohur si Epistoli për Apostujt e tregon Jezusin që të udhëzojë dishepujt e tij "për të përkujtuar vdekjen e tij, domethënë Pashkën hebraike".
Aktiviteti fetar, mrekullitë, Pasioni dhe Ringjallja qenë shpesh gjërat me interes më të madh për shkrimtarët kristianë të shekullit të I-rë dhe të fillimit të shekullit të II-të B.C.. Por me kalimin e kohës, origjina e Jezusit do të bëhej një preokupim gjithnjë e më i madh. Ne mund të fillojmë ta shikojmë tashmë këtë ndryshim në Dhiatën e Re. Shkrimet më të hershme - Pali dhe Marku - nuk e përmendin lindjen e Jezusit. Ungjijtë e Mateos dhe Lukës na japin përshkrime të mirënjohura, por krejtësisht të ndryshme të evenimentit - megjithëse asnjëri nuk e specifikon një datë. Në shekullin e II-të B.C., detaje të mëtejshme të lindjes dhe të fëmijërisë së Jezusit janë të lidhura në shkrime apokrife të tilla si Ungjilli i Fëmijërisë i Thomait dhe Proto - Ungjilli i Xhejmsit. Këto tekste na japin çdo gjë, duke filluar nga emrat e gjyshërve të Jezusit deri tek detajet e edukimit të tij, por jo datën e lindjes së tij.
Më së fundi, rreth vitit 200 B.C., një mësues kristian në Egjipt i referohet datës që u lind Jezusi. Sipas Klementit të Aleksandrisë, disa ditë të ndryshme qenë propozuar nga grupe të ndryshme kristiane. E habitshme sa mund të duket, Klementi nuk e përmend aspak 25 dhjetorin. Klementi shkruan: "Janë ata që kanë përcaktuar jo vetëm vitin e lindjes të Zotit tonë, por edhe ditën dhe thonë se ajo ndodhi në vitin e 28-të të Augustit dhe në ditën e 25-të të [muajit egjiptian] Pachon [20 maji në kalendarin tonë]... Dhe duke trajtuar Pasionin e Tij, me saktësi shumë të madhe, disa thonë se ndodhi në vitin e 16-të të Tiberiusit, në ditën e 25-të të [muajit egjiptian] Phamenoth [21 marsi në kalendarin tonë]; të tjerë thonë në ditën e 25-të të Pharmuthi [21 prilli në kalendarin tonë] dhe të tjerë akoma në ditën e 19-të të Pharmuthi [15 prilli në kalendarin tonë] Shpëtimtari vuajti. Më tej akoma, të tjerë thonë se, Ai lindi ditën e 24-ët apo të 25-të të Pharmuthi [20 apo 21 prilli në kalendarin tonë]".
Dukshëm që ekzistonte një paqartësi të madhe, por gjithashtu edhe sasi të konsiderueshme interesi në datimin e lindjes së Jezusit në shekullin e II-të. Megjithatë, nga shekulli i IV-ët, ne gjejmë referenca të dy datave që u pranuan gjerësisht - dhe që tani gjithashtu festohen - si ditëlindje të Jezusit: 25 dhjetori në Perandorinë Romake perëndimore dhe 6 janari në Lindje, (veçanërisht në Egjipt dhe Azinë e Vogël). Kisha moderne armene vazhdon që ta festojë Krishtlindjen më 6 janar; megjithatë, për pjesën më të madhe të kristianëve 25 dhjetori do të mbizotërojë, ndërsa 6 janari eventualisht u bë i njohur si Dita e Epifanisë, që përkujton ardhjen e magjistarëve në Betlehem. Periudha midis u bë sezoni i pushimeve më pas i njohur si 12 ditët e Krishtlindjes.
Përmendja më e hershme e 25 dhjetorit si ditëlindje e Jezusit vjen nga një almanak romak i mesit të shekullit të IV-ët që liston datat e vdekjeve të peshkopëve dhe martirëve të ndryshëm kristianë. Data e parë e listuar, 25 dhjetori, shënohet: natus Christus in Betleem Judeae: "Krishti u lind në Betlehem të Judeas". Rreth vitit 400 B.C., Augustini i Hipos përmend një grup disident kristian lokal, donatistët, që në mënyrë të dukshme e bënte festimin e Krishtlindjes më 25 dhjetor, por refuzonte që të festonte Epifaninë më 6 janar, duke e shikuar atë si një novatorizëm. Qysh kur grupi donatist u shfaq vetëm gjatë persekutimit të Dioklecianit në vitin 312 B.C. dhe më pas qëndroi me kokëfortësi i lidhur me praktikat e atij momenti në kohë, ata duket se përfaqësojnë një traditë afrikanoveriore kristiane më të vjetër.
Në Lindje, 6 janari fillimisht nuk u shoqërua vetëm me magjistarët, por me historinë e Krishtlindjes si një e tërë.
Kështu, pothuajse 300 vjet pas lindjes së Jezusit, më së fundi gjejmë njerëz që e festojnë lindjen e tij në mes të dimrit. Por si i vendosën ata datat 25 dhjetor dhe 6 janar?
Sot, ekzistojnë dy teori: njëra jashtëzakonisht popullore, tjetra më pak e dëgjuar jashtë rretheve të studiuesve (megjithëse shumë më e vjetër).
Teoria e lavdëruar me zë më të lartë rreth origjinës së dat-ës/ave të Krishtlindjes është ajo që u huazua nga festimet pagane. Romakët e kishin festivalin e tyre të mesit të dimrit të Saturnalias në fundin e dhjetorit; popujt barbarë të Europës Veriore dhe Perëndimore i mbajtën ditët e pushimit në kohë të ngjashme. Për ta kompletuar atë, në vitin 274 B.C., Perandori romak Aurelian e caktoi një ditë festimi të lindjes së Sol Invictus më 25 dhjetor. Krishtlindja, vazhdon argumenti, është realisht një rrjedhim nga këto festime diellore pagane. Sipas kësaj teorie, kristianët e hershëm i zgjodhën me qëllim këto data për të inkurajuar përhapjen e Krishtlindjes dhe të kristianizmit anembanë botës romake: Nëqoftëse Krishtlindja dukej si një festë pagane, më shumë paganë do të hapeshin ndaj festës dhe Zotit, lindjen e të cilit ajo festonte.
Pavarësisht popullaritetit të saj sot, kjo teori e origjinës së Krishtlindjes ka problemet e saj. Pikë së pari, ajo nuk gjendet në asnjë shkrim të hershëm kristian. Autorët kristianë të kohës nënvizojnë një lidhje midis solsticit dhe lindjes së Jezusit: Për shembull, babai i kishës Ambrozi (rreth viteve 339-397) e përshkruante Krishtin si diellin e vërtetë, i cili i kalonte në ndriçim zotat e rënë të rendit të vjetër, por shkrimtarët e hershëm kristianë kurrë nuk e lanë indikacionin më të vogël në ndonjë përpunim të vonshëm kalendarik; dukshëm që ata nuk mendonin se data qe zgjedhur nga kisha. Më shumë, ata e shikojnë koinçidencën si një shenjë hyjnore, si provë të natyrshme që Zoti e ka zgjedhur Jezusin mbi zotat fallsë paganë.
Nuk ka qenë deri në shekullin e XII-të që ne të gjejmë sugjerimin e parë që festimi i lindjes së Jezusit të vendosur qëllimisht në kohën e festimeve pagane. Një shënim anësor në një dorëshkrim me shkrimet e komentatorit biblik sirian Dionysius bar-Salibi deklaron se, në kohëra të vjetra dita e pushimit e Krishtlindjes aktualisht u ndryshua nga 6 janari në 25 dhjetor, kështu që ra në të njëjtën datë si dita e pushimit pagane Sol Invictus. Në shekujt e XVIII-të dhe XIX-të, studiuesit e Biblës e shtyrë nga studime të reja religjionesh krahasuese u kapën pas kësaj ideje. Ata pretenduan se, për shkak se kristianët e hershëm nuk e dinin se kur kish lindur Jezusi, ata thjesht asimiluan festimin pagan të solsticit për qëllimet e tyre, duke e pretenduar atë si kohën e lindjes së Mesias dhe e festuan atë qysh atëhere.
Studime më të vonshme kanë treguar se, shumë prej efekteve moderne të ditëve të pushimit pasqyrojnë zakone pagane të huazuara shumë më vonë, teksa kristianizmi zgjerohej në Europën Veriore dhe Perëndimore. Për shembull, pema e Krishtlindjes është lidhur me praktikat mesjetare druide. Kjo vetëm i ka inkurajuar audiencat moderne që të supozojnë se gjithashtu edhe data duhet të jetë pagane.
Megjithatë, siç e pranojnë shumë studiues, ekzistojnë probleme me këtë teori popullore. Në mënyrë më domethënëse, përmendja e parë e një datë për Krishtlindjen (rreth vitit 200) dhe festimet më të hershme që ne dimë (rreth viteve 250-300) vijnë në një periudhë ku kristianët nuk po huazonin fuqishëm nga tradita pagane me një karakter të tillë të natyrshëm.
E pranuar si e vërtetë, besimi dhe praktika kristiane nuk u formuan në izolim. Shumë elementë të hershëm të adhurimit kristian - përfshi vaktet eukaristike, vaktet që nderonin martirët dhe arti funeral kristian shumë i hershëm - do të kishin qenë goxha të kuptueshëm për vëzhguesit paganë. Megjithatë, në shekujt e parë pas lindjes së Krishtit, minoriteti i persekutuar kristian qe thellësisht i preokupuar me distancimin e vetes nga ritualet fetare pagane më të mëdha publike, të tilla si sakrificat, lojërat dhe ditët e pushimit. Kjo qe akoma e vërtetë po aq vonë sa persekutimet e dhunshme të kristianëve të kryera nga Perandori romak Dioklecian në periudhën midis viteve 303 dhe 312 B.C.
Kjo do të ndryshonte vetëm, pasi Kostandini të konvertohej në kristianizëm. Nga mesi i shekullit të IV-ët e këtej, ne gjejmë kristianë që adoptojnë qëllime dhe kristianizojnë festime pagane. Një idhtar i famshëm i kësaj praktike qe Papa Gregori i Madh, i cili në një letër të shkruar në vitin 601 B.C. një misionari kristian në Britani, rekomandon që tempujt lokalë paganë të mos shkatërrohen, por të konvertohen në kisha dhe festimet pagane të realizohen si përkujtime të martirëve kristianë. Në këtë pikë të vonë, Krishtlindja fare mirë mund të ketë fituar disa ornamente pagane, por ne nuk kemi dëshmi të kristianëve që adoptojnë festime pagane në shekullin e III-të B.C., pikë, e cila daton se u vendos Krishtlindja. Për pasojë, ka pak të ngjarë që data të jetë zgjedhur thjesht për të korresponduar me festimet diellore pagane.
Festimi i 25 dhjetorit duket të ketë ekzistuar përpara vitit 312, të paktën përpara Konstandinit dhe konvertimit të tij. Siç e kemi parë, kristianët donatistë në Afrikën Veriore duket ta kenë ditur këtë qysh përpara këtij viti. Veç kësaj, në mesin dhe fundin e shekullit të IV-ët, liderë kishtarë në Perandorinë Lindore e preokuponin veten jo me futjen e një festimi të ditëlindjes së Jezusit, por me shtimin e datës së festimit tradicional të tyre më 6 janar.
Ekziston edhe një mënyrë tjetër për të shpjeguar origjinën e Krishtlindjes më 25 dhjetor: E çuditshme sa mund të duket, çelësi për të datuar ditëlindjen e Jezusit mund të qëndrojë në datimin e vdekjes së Jezusit në Pashkën hebraike. Kjo pikëpamje ju sugjerua fillimisht botës moderne nga studiuesi francez, Louis Duchesne, në fillimin e shekullit të XX-të dhe ju shpjegua plotësisht nga amerikani Thomas Talley, në vite më të vonshme. Por me siguri ata nuk qenë të parët që nënvizonin një lidhje midis datës tradicionale të lindjes dhe vdekjes së Jezusit.
Rreth vitit 200 B.C., Tertulliani i Kartagjenës raportoi llogaritjen se dita e 14-të e Nisan (dita e kryqëzimit sipas Ungjillit të Gjonit) në vitin që Jezusi vdiq ishte ekuivalent 25 marsin në kalendarin romak (diellor). Sigurisht, 25 marsi është 9 muaj përpara 25 dhjetorit; kjo më vonë u njoh si Dita e Zonjës - përkujtimi i konceptimit të Jezusit. Kështu që, Jezusi besohej se ishte konceptuar dhe kryqëzuar në të njëjtën ditë të vitit. Saktësisht 9 muaj më pas, më 25 dhjetor, Jezusi lindi.
Ideja duket në një traktat kristian anonim të titulluar "Lidhur me solsticet dhe ekuinokset", i cili duket se ka ardhur nga Afrika Veriore e shekullit të IV-ët. Traktati deklaron: "Për këtë arsye, Zoti ynë u konceptua ditën e tetë të kalendave në muajin mars [25 mars], që është dita e pasionit të Zotit dhe e konceptimit të tij. Sepse është në të njëjtën ditë, që u konceptua në të njëjtën dhe vuajti". Bazuar në këtë, traktati e daton ditëlindjen e Jezusit me solsticin e dimrit.
Edhe Augustine qe familjar me këtë asociim. Tek "Lidhur me Trininë" (rreth 399-419), ai shkruan: "Ai [Jezusi] besohet të jetë konceptuar me 25 të marsit, të njëjtën ditë që ai gjithashtu vuajti; kështu që mitra e Virgjëreshës, në të cilin ai u konceptua, ku asnjë prej të vdekshmëve nuk ishte prodhuar, korrespondon me varrin e ri në të cilin ai u varros, brenda të cilit asnjë njeri nuk qëndroi, as përpara tij, as qysh atëhere. Por, sipas traditës, lindi më 25 dhjetor".
Edhe në Lindje, datat e konceptimit dhe vdekjes së Jezusit qenë të lidhura. Por, në vend që të niseshin nga 14 e Nisanit në kalendarin hebraik, lindorët përdorën 14-ën e muajit të parë të pranverës (Artemisios) në kalendarin e tyre lokal grek - 6 prill për ne. Sigurisht, 6 prilli është saktësisht 9 muaj përpara 6 janarit, datës lindore për Krishtlindjen. Edhe në Lindje ne kemi dëshmi se, prilli shoqërohet me konceptimin dhe kryqëzimin e Jezusit. Peshkopi Epiphanius i Salamisit shkruan lidhur me 6 prillin: "Qengji u mbyll në mitrën e papërlyer të Virgjëreshës së shenjtë, ai që hoqi dhe heq në sakrificë të përjetshme mëkatet e botës". Akoma sot, Kisha armene e feston Ditën e Zonjës në fillimet e prillit (me 7 dhe jo me 6) dhe Krishtlindjen më 6 janar. Kështu që, ne kemi kristianë në të dyja anët e botës që e llogarisin lindjen e Jezusit në bazën që vdekja dhe konceptimi i tij ndodhën në të njëjtën ditë (25 mars apo 6 prill) dhe dalin me dy rezultate të afërta, por të ndryshme (25 dhjetor dhe 6 janar).
Lidhja e konceptimit dhe e vdekjes së Jezusit në këtë mënyrë, sigurisht që do t'u duket e çuditshme lexuesve modernë, por ajo pasqyron kuptimet e lashta dhe mesjetare e të gjithë ringjalljes që ndërthuren sëbashku. Një prej shprehjeve më pikante të këtij besimi gjehet në artin kristian. Në shumë piktura të engjëllit të Lajmërimit të Maries - momenti i konceptimit të Jezusit - foshnja Jezus tregohet se po zbret nga parajsa në ose me një kryq të vogël; një kujtues vizual se konceptimi sjell premtimin e shpëtimit nëpërmjet vdekjes së Jezusit.
Nocioni se krijimi dhe ringjallja duhet të ndodhin në të njëjtën kohë të vitit, pasqyron gjithashtu një traditë të lashtë hebreje, të regjistruar në Talmud. Talmundi babilonas ruan një konflikt midis dy rabinëve të fillimit të shekullit të II-të B.C. që e ndajnë këtë pikëpamje, por nuk janë dakord në datën: Rabiu Eliezer deklaron: "Në Nisan u krijua bota; në Nisan lindën Patriarkët; në Pashkën hebraike lindi Isaku... dhe në Nisan ata [stërgjyshërit tanë] do të ringjallen në të ardhmen". (Rabiu tjetër, Joshua, i daton të njëjtat ngjarje në muajin pasardhës, Tishri). Për pasojë, datat e Krishtlindjes dhe të Epifanisë fare mirë do të kenë rezultuar nga reflektimi teologjik kristian ndaj kronologjisht të tilla: Jezusi duhet të jetë konceptuar në të njëjtën datë që vdiq dhe lindur nëntë muaj më pas.
Në fund ne kemi mbetur me pyetjen: Si u bë 25 dhjetori Krishtlindje? Nuk mund të jemi krejtësisht të sigurtë. Elementë të festimit që u zhvillua nga shekulli i IV-ët deri në kohët moderne, fare mirë mund të burojnë nga tradita pagane. Megjithatë, data aktuale mund të burojë fare mirë më shumë nga hebraizmi - nga vdekja e Jezusit në Pesak dhe nga nocioni rabinik se gjëra të mëdha mund të priten edhe njëherë akoma në të njëjtën kohë të vitit - sesa nga paganizmi. Edhe njëherë akoma, në këtë nocion ciklesh dhe rikthimi të shpëtimit të Zotit, ne ndoshta mund t'i afrohemi romakëve paganë që festonin Sol Invictus dhe shumë popuj të tjerë gjithashtu qysh atëhere duhet ta kenë kuptuar dhe pretenduar për veten e tyre.

Masakër ndaj muslimanëve të Kaukazit në Moskë nen regjinë e KGB-s (+video)

Posted by artparadox on 19 December 2010 , under |



alt
Sipas raportimeve të mediave ruse, disa mijëra racistë rus të rinj, të ashtuquajtur “adhurues të futbollit” kanë kryer të shtunën në mbrëmje (11.12.2010) “masakër anti-kaukaze në qendër të Moskës duke sulmuar të gjithë ata që i takojnë popullit kaukazian dhe të tjerët “të zinjtë” të cilat u janë gjetur në rrugë.
Racistët e rinj të shtunën janë mbledhur në Manaxhenj në rrafshnaltën Kremëlj në shenjë të protestës për mbytjen e racistit rus Jegor Sviridov, 28, të cilin në vetëmbrojtje me pistoletë pneumatike e mbyti muslimani kaukazian në veriperëndim të Moskës të dielën e kaluar në mbrëmje.
Incidentin e shfrytëzoi KGB-ja (shërbimi sekret rus) në mënyrë që në mesin e rusëve të nxit urrejtje ndaj banorëve të Kaukazit, gjë që KGB-s edhe i duhet si përkrahje morale në publik për luftën kundër islamit në Kaukaz, KGB me pjesën e agjentëve të saj i ka ngrit racistët në mesin e adhuruesve të klubeve të futbollit të cilët kanë bërë masakër mbi muslimanët kaukazian në qendër të Moskës të shtunën.

Rreth 5000 racist kontrollues rus, me përkrahje të oficerëve të KGB, sulmuan disa dhjetëra kalimtar banor të Kaukazit dhe i goditën me grusht dhe armë të improvizuara, pishtarë dhe shkopinjtë të gardhit metalik. Në mes të sulmuarve të muslimanëve Kaukazian kishte edhe djem jo të rritur. Gjatë kohës së sulmit racistët rus bërtitnin parulla “Rusia e rusëve” dhe vepronin përshëndetje raciste, raportojnë mediat perëndimore.

Gjatë asaj kohe, policia ruse shikonte qetë dhe filloi të reagoj vetëm  kur turma raciste filloi ta dëmtoj bredhin e krishtlindjes në Pllajë.

Masakra vazhdoi rreth një orë e gjysmë.


“Nëse qeveria nuk e ndryshon politikën e emigrimit nga Kaukazi, do të ketë “gjakderdhje”, tha një racist, i cili në fytyrë mbante maskë të zezë.

Kështu muslimanët kaukazian, të cilët i ikën gjenocidit rus në Kaukaz, u ballafaquan me masakër në Moskë.

Zyrtarët rus i fshehin informatat për të mbyturit dhe të plagosurit musliman. Megjithatë, portali nacionalist rus ”Pravije novosti” tregon se të shtunën janë mbytur 8 banor të Kaukazit.

Sulmet mbi popullin e Kaukazin vazhduan edhe të dielën.

Analistët e pavarur në Moskë pyesin: Nëse rusët në këtë mënyrë i trajtojnë muslimanët Kaukazin në Moskë, çfarë bëjnë me ta atëherë në Kaukaz.

Shikoni video inçizimin

Sanxhaku po shndërrohet në një 'Kosovë të re'

Posted by artparadox on , under |




Myftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq ka deklaruar se regjimi në Beograd me sjelljen e tij injorante, nga Sanxhaku mund ta krijojë një ‘Kosovë të re’.




 “Përderisa porositë politike nga lart shkojnë në atë drejtim që neve të mos na besohet, atëherë është vështirë që të vendoset stabiliteti”, ka thënë Zukorliq për Dnevnikun e Novi Sadit.

“Me këtë sjellje, ka shumë gjasë që Sanxhaku të shndërrohet në një Kosovë të re. Ështe krejt e njëjtë më atë që Milosheviqi ka bërë në Kosovë”, ka theksuar Zukorliq./rel/






Ja më poshtë video të ngjarjeve më të fundit në Sanxhak

Shqyrtimi i vdekjes së befasishme të Hollbrukut nga spikeri i Emirateve Islame

Posted by artparadox on , under |



Sipas agjencioneve botërore të besueshme, delegati special amerikan i presidentit për Afganistan dhe Pakistan, Riqard Hollbruku, vdiq në spitalin e universitetit Xhorxh Uashingtonit në moshën 69 vjeçare. Ditëve të fundit vuajti nga sëmundja e zemrës.

I vendosur me 22 janar 2009, si delegat special për Afganistan dhe Pakistan, Hollbruku ka qenë i fokusuar në çështjen e Afganistanit. Para një kohe, ai iu tha reporterëve se kalon nëpër fazë të vështir të jetës së tij, dhe se i nënshtrohet presionit të madh.



Ai u alivanos në zyrën e tij ekskluzive për Afganistan dhe punët në regjion të premten e kaluar, pasi që u zbulua e sipër cekura dhe marshimin e jetës së tij dhe punën e vështir e përfundoi pas pranimit në spital ku edhe e lëshoi frymën e tij të fundit.
Qeveritarët amerikan nuk kanë asnjë deklaratë për rastin e vdekjes së befasishme në pamjen e pyetjes së ndjeshme, por thashethemet e rrethojnë se ky kau amerikan i politikës dhe diplomacisë ka fituar sëmundje të zemrës kur fama e tij e mëhershme dhe besueshmëria u vunë në rrezik, pas mos suksesit të pandalshëm në misionin e tij në Afganistan dhe ballafaqimin e tij me detyrën e vështir. Lufta shumë vjeçare në Afganistan dhe udhëtimet e uljes të zgjedhjes amerikane me luftën në vend kanë pasur pasoja vdekje-prurëse në shëndetin e Hollbrukut si delegat i rangut të lartë amerikan. Ai luftoi me stresin e pandërprerë psikologjik.
Lajmërimi i këtij fenomeni si pasoj e Afganistanit tani nuk është diçka e re. Po ashtu ka qenë edhe me ish Bashkimin Sovjetik kur kriza e arriti kulminacionin. Ish prijësit sovjetik të Brezhnjevit, Konstatin Qerninkovit dhe Vlladimir Adropovit kanë pasur sulm në zemër në kohë zgjatje ndërmjet tyre  të shkurtër, para ardhjes në skenë të Mihael Gurbaqovit. Kanë rënë në misionin e punës të rëndë në Afganistan dhe i hedhën në vdekje.
Simptomet e jo kahershme tregojnë se zhvillimi i epidemisë ka filluar në radhët politike ushtarake të Amerikës.
Para disa muajsh, gjenerali amerikan me katër yje, gjenerali Dejvid Petreusi, u alivanos gjatë dëgjimit në senat kur u ballafaqua me pyetje të vështira siç është në pyetje Afganistani. Fundi i Hollbrukut, fati i gjeneralit Mekristali dhe lajmërimi i sekretarit për mbrojtjen e Robert Gejtsit që të tërhiqet, tregon se lufta në Afganistan është një breng e madhe për psikikën e ushtarëve amerikan dhe politikanëve të mëdhenj. Disa prej tyre po e lehtësojnë brengën duke shkuar në botën tjetër, derisa të tjerët, të cilët janë ende gjallë, shikojnë ti ikin përgjegjësisë së misionit.
Vdekja e befasishme e diplomatit të rangut të lartë amerikan ndodhi në kohën kur strategjia amerikane nen udhëheqjen e Obames, ditëve të fundit prapë po e shqyrtojnë çështjen e Afganistanit. Pritet që të shfaqin vendimin e tyre së shpejti.
Ne besojmë se vdekja e Hollbrukut mund të ketë efekt për të marrë mësim, në strategjinë amerikane, dhe se mund ti mësojnë shumë gjëra. Në pamjen e përzierjes amerikane në fundosjen e vështir të Afganistanit, Emiratet Islame të Afganistanit i bënë thirrje të fortit amerikan që ta braktisin ëndrrën e tyre për dominimin ushtarak dhe ndikimin kolonialist në Afganistan. Bërja e tyre e strategjive të reja amerikane nuk do ta ndryshoj faktin e humbjes së tyre në vend. Nëse ata edhe më tutje vazhdojnë status quo ( mos ndryshimi i gjendjes-BI ) do të ballafaqohen me më shumë ndodhi të papritura. Rrethi i tyre politik dhe ushtarak duhet të luftojnë me krizën konstante dhe situatë të padëshirueshme. Asgjë më shumë se kjo nuk do të mund të arrijnë.
Hari Jusuf Ahmadi
Spiker i Emirtateve Islame të Afganistanit



Nipërit e sekularizmit

Posted by artparadox on 13 December 2010 , under |



    Tmerruese janë ngjarjet të cilat ndodhin në skenën botërore, posaçërishtë në Evropë. Sot informacioni me ndihmën e internetit përhapet me shpejtësi të madhe. Në të kaluarën e afërt patëm rastin të njihemi me skandale dhe raste të ndryshme tragjike, të abuzimeve seksuale të cilat ndodhin nëpër Evropë duke filluar që nga homoseksualiteti, prostitucioni, pornografia, e deri te incesti (skandali me austriakun Josef Fritzl) dhe pedofilia, ku nuk ishin të anashkaluar as disa nga krerët katolikë. Nuk ndjej nevojë që këtë ta argumentojë me raste konkrete pasi ato janë aq shum dhe të shpeshtë, saqë raste të ngjajshme ndodhin çdo ditë dhe ato i merni vesh, sapo të hapni televizorin ose të uleni pranë kompjuterit tuaj.

        Çka mund të përfundojmë nga kjo situatë? Si pasojë e jetesës sekulariste shoqëria perëndimore shkon kah devalvimi total. Normat etike dhe morale, nuk mundet që t'i rregullojë vetëm një orë në javë nëpër institucionet shkollore, por kjo kërkon një përpjekje permanente, nga faktorët shoqërorë, duke filluar që nga familja, institucionet shkollore, posaçërishtë ato fetare, e kështu me rradhë.
Shoqërisë perëndimore nuk i ecin llogaritë ashtu siç' i parashikon. Kur i dështon kjo dëshirë atëherë të shtirë nga frustracioni dhe dëshira për t'u justifikuar  e gjejnë fajtorin kujdestar, për situatën e krijuar. Kush është ai fajtorë? Nëse jo vetë perëndimorët, (nus produktet shoqërore, të së cilës u lartëpërmendën) atëherë emigrantët, të cilët e rrezikojnë "kulturën perëndimore", me natalitetin e lartë të tyre, si dhe me mosintegrimin (shkrirjen) në shoqërinë perëndimore. Këtë rrugëdalje iluzore për dështimet e tyre, në aspekt social dhe ekonomik posaçërishtë i shfrytëzojnë partitë e djathta evropjane, të cilat nëpërmjet frikësimit të popullatës së tyre (të ndihmuar edhe nga masmediumet) nga rreziku i islamizimit, e dëshirojnë pushtetin (për të vazhduar me dekadencën e mëtutjeshme) pa mos sqaruar shkaqet e vërteta të cilat kanë alarmuar një situatë të tillë në Evropë. Gjith kësaj situate do t'i paraprijë politikani i partisë së djathtë për liri (hol. Partij vor de Vrijheid, PVV) Gert Wilders Paramendoni nëse do të ishin larguar të gjithë emigrantët nga trualli evropjan, a do të kishte ndryshuar situata në të mirë? Me siguri se jo, por do të ishte krijuar një kaos, më i madh se ky aktual, fundi i së cilit nuk do të shihej, në tunelin kohor.



Zyrtarët turq: Izraeli prapa WikiLeaks-it

Posted by artparadox on 02 December 2010 , under |




Një zyrtar i lartë i qeverisë turke të kryeministrit, Rexhep Tayip Erdogan, fajësoi Izraelin për publikimet e WikiLeaks-it, duke theksuar se Izraeli dëshiron të përdorë dokumentet për të ushtruar presion mbi Turqinë.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja turke “Hyrriyet”, e cila citon zëvendëskryetarin e partisë në pushtet AKP, Huseyin Çelik (në foto), të ketë thënë se “duhet të shohim se cilat shtete janë të kënaqura me publikimin”.
“Izraeli është shumë i kënaqur. Izraeli ka bërë deklarata për ditë të tëra, madje edhe para publikimit të këtyre dokumenteve”, tha Çelik.
“Menjëherë pas publikimit të një pjese të dokumenteve ata deklaruan ‘Izraeli nuk do të vuajë nga këto dokumente’, si e dinin ato këtë?”, pyeti Çelik gjatë një konference për shtyp, transmeton Start.
Çelik theksoi se “qëllimi kryesor i këtyre rrjedhjeve ishte dobësimi i qeverisë turke”.
Një ditë më parë, presidenti turk, Abdullah Gyl theksoi se rrjedhja ishte pasojë e një pune sistematike, por evitoi përmendjen e shteteve.
Rreth 8 mijë dokumente nga ato të publikuara ditën e diele, janë raporte të Ambasadës amerikane në Ankara.

Sqarim mbi termin "Vehabizëm"

Posted by artparadox on 01 December 2010 , under |



Sqarim i shejhut Feiz mbi termin vehabizëm.

 

Vehabizëm apo terrorizëm?!!! Snezhana Llupevska nga Kanal5 e paskrupullt

Posted by artparadox on 28 November 2010 , under |



Ja se deri ku mund të arijë arroganca e dikujtë, e mos të jepet kurfarë llogarie. Kjo video është emituar në Kanal 5 Tv Maqedonase nga "gazetarja" Snezhana Llupeska. Gazetarja me bashkëpunëtorët e sajë, ka përpiluar një video material, ku mundohet që me të gjithë arsenalin të cilin mund ta posedojë një gazetare  ta sulmojë islamin. E tërë ajo çka propagandohet në këtë video, është aq e paskrupullt dhe paturpshëm e propaganduar, sa që njeriu pyetet vallë a egziston ndonjë skaj i ndërgjegjshëm dhe i arsyeshëm në "trurin" e kësaj gazetareje "trimëreshe" dhe "guximtare". Siç duket muslimanët edhe gjatë kohë do të luajnë rolin e miut në skenën e përgjithshme të quajtur teatër botëror. Na vjen keq që nuk kemi patur mundësinë që ta përkthejmë në gjuhën shqipe këtë video pasi që ky angazhim kërkon më tepër kohë, sidoqoftë shpresojmë se një pjesë e juaja do ta kuptojë se për çka bëhet fjalë.

Latest News