Nje smartphone vetem per myslimanet

09 December 2011 , Posted by artparadox at 2:22 PM


Një kompani indiane hodhi ne treg telefonin e pare islamik, i cili përmban te gjithë Kuranin e shkarkuar dhe një busull qe qëndron gjithmonë e kthyer nga Meka.
Sipas krijuesve te telefonit, ideja u përshtatet nevojave te myslimaneve qe jetojnë ne Indi dhe shume te tjerëve neper bote. Kompania prodhuese është e bindur se produkti i saj i ri është një gjetje e destinuar për sukses. ”Deri tani kemi pasur një përgjigje shume te forte nga tregu për këtë produkt. Feja është një pjese shume e rëndësishme e jetës se indianeve dhe e shume njerëzve te tjerë ne bote.
India është vendi me rritjen me te madhe sa i takon përdoruesve te telefonisë mobile me 850 milion abonentë. Por ne shtet qe ka një popullsi prej 1.2 miliard duket se komuniteti qe ka mbetur pas sa i takon zhvillimit teknologjik është ai i besimit islam.
Sipas krijuesve te “Telefonit Islamik”, myslimanet kane një nivel te ulet sa i takon mesatares se përdorimit te telefonit. Me nxjerrjen ne treg te këtij telefoni ata besojnë se, ato do te jene me te përfaqësuar ne boten dixhitale.

Latest News