Në Gjermani hapet banka e parë për myslimanët

11 December 2011 , Posted by artparadox at 6:37 AM


Me termin “bankat islame” nënkuptohen bizneset bankare, që përcaktohen sipas ligjit islamik.
Në Paris dhe Londër tashmë janë krijuar kornizat për etablimin e bankave islame, ndërsa në Gjermani, në qytetin Manheim, tashmë ka filluar punën “Banka Kuvajto-turke”.
Kamatat janë të ndaluara, ndërsa spekulimet janë një temë tabu.
Për dallim nga biznesi konvencional bankar, në Gjermani filloi punën banka e parë për myslimanë, bazuar në rregullat e islamit.
Banka në Manheim nuk bën biznes sipas parimit të kamatës, por duke u bazuar në pjesëmarrje në financimin e ndërmarrjes./express/

Latest News