Prapavija të preferuara

Posted by artparadox on 28 February 2010 , under |


Në Austri tolerohet thirja mbi gjenocidin ndaj muslimanëve

Posted by artparadox on , under |



 Mbas publikimit të studimitit mbi rritjen e numrit të muslimanëve në Austri, paraqiten edhe propozimet e para për zgjidhjen e situatës momentale.
Në studimin të cilin e ka publikuar fondi për integrim i Austrisë (OIF) nënvizohet se momentalishtë në Austri jetojnë 516.000 muslimanë, e cila përbën 6,2 % të popullatës së përgjithshme dhe shënon rritje prej 170.000 banorëve në raport me 2001. Kjo rritje e popullsisë, nuk bazohet në popullimin por pikë së pari në natalitetin e muslimanëve, të cilët e kanë populluar vendin.
Këto fakte nuk i lëjnë të qetë jomuslimanët, të cilat të kapluar nga frika, horrori dhe tmeri i këtij studimi, që tani bëjnë thirje për qërrim hesapesh me popullatën muslimane.
 Në internet-faqen të gazetës ditore prestigjioze "Der Standard" në të cilën komentare mund të vendosin vetëm persona fizik,ë emri dhe mbiemri si dhe adresa e plotë e banimit, i është e njohur redaksisë së portalit, thirjet për gjenocid ndaj muslimanëve vendas janë gjithnjë e më të zëshme, ndërsa redaksisë së portalit ky fakt si duket nuk i pengon.
Kështu p.sh. shfrytëzuesi me pseudonimin "hirtenspieler" thotë: " është e nevojshme që popullata muslimane të rrallohet, siç është thënë edhe më parë. Dhe të gjithë të cilët nuk posedojnë pasaportë austriake-----> Fluturim për vendin e tijë edhe ate urgjentishtë. Ndoshta amerikanët na huazojnë ndonjë fluturake pa pilot për aksione në rajone të caktuara të populluara, këtë Amerët mund ta bëjnë".
Mbasi një shfrytëzues në formë ironike e pyet se a është koha edhe për një gjenocid, ndërhyn edhe shfrytëzuesi me pseudonimin "Karlibua" me fjalët: "Me siguri ËSHTË! Më mirë të nisim ne, se sa ne, ose fëmijët tanë, ta përjetojnë këtë fat".
Dhe derisa diskutimet shkojnë më tej, redaksisë nuk i bie ndërmend që t'i tërhek komentet e tilla, e ku mbet  që t'ia paraqes policisë.
Të përkujtohemi se gati të gjitha mediat austriake me hov  të madh kanë punuar në  në kampanjën kundër një imami, i cili shërbente në një mesxhid arab, vetëm për shkakun se u pat dhënë të drejtën Palestinezëve që të mbrohen. Kjo ishte e mjaftuteshme që ta shpallin "propaguesin e urrejtjes", ndërsa nga ana tjetër  për mediat austriake është njësoj, ose bile e pëlqyeshme, që të thirret në gjenocid kundër muslimanëve.

Perandoria e besimit ISLAMI

Posted by artparadox on 26 February 2010 , under |








Torrent Islamic

Posted by artparadox on , under |



Qibla locator

Posted by artparadox on , under |



Hurma nga këndvështrimi i Kuranit, Hadithit dhe mjekësisë

Posted by artparadox on 23 February 2010 , under |




Allahu i madhërishëm në shumë vende në Kuran përmend të lashtat, perimet dhe frutat, jo vetëm si dhunti e Tij, por edhe për ta nxitur mendjen njerëzore për studimin dhe zbulimin e vetive të tyre shëruese, të cilat i zbuloi shkenca sot.

Nga: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Allahu i madhërishëm në Kuranin famëmadh urdhëron e thotë:
“Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë).”
(El - En’amë, 99)
“Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet . . .”
(El - En’amë, 141)
“Dhe me anën e tij (shiun) Ne mundësuam për ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre.”
(El - Mu’minunë, 19)
“Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëri mbi tjetrin.”
(Kaf, 10)
“Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.
Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës.
Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra.
Edhe rrush e perime.
Edhe ullinj e hurma.”
(Abese, 24-29)
“E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës.
E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
Ti pra, ha dhe pi e qetësohu . . .”
(Merjem, 23-26)
Urtësia dhe bukuria shumë dimensionale e Kuranit famëmadh në këtë aspekt është e papërshkrueshme. Fjalët e tij të figurshme dhe të shprehura me simbole përbëjnë një tërësi melodike me intonacion të të gjitha dimensioneve. Të tilla janë edhe versetet e kësaj teme që do ta shtjellojmë.
Ato, me idenë dhe shprehjen e tyre, mbushin zemrat, në rradhë të parë të besimtarëve, pastaj të dijetarëve dhe shkencëtarëve të të gjithë lëmenjëve, duke zgjuar dhe nxitur intelektin njerëzor për aktualitetin e vet edhe pas 15 shekujsh.
Allahu i madhërishëm në shumë vende në Kuran përmend të lashtat, perimet dhe frutat, jo vetëm si dhunti e Tij, por edhe për ta nxitur mendjen njerëzore për studimin dhe zbulimin e vetive të tyre shëruese, të cilat i zbuloi shkenca sot.
Pra, çdo verset është frymëzim për besimtarin, një mirësi dhe një dhunti e veçantë, ushqimi i tij shpirtëror, i cili pasi të lexohet jo vetëm se e nxit atë për të menduar, por njëherazi është edhe nxitje dhe motivim për të hulumtuar dhe për të zbuluar. Po këtë e bëjnë edhe versetet e cituara më lartë.
Vlen të theksojmë se hurmat, si dhunti dhe begati e Allahut të madhërishëm, janë efikase për forcimin e shëndetit dhe për luftimin e sëmundjeve të ndryshme.
Në përmbledhjen e haditheve sahih është shënuar se Ebu Sa’d bin Vekkasi ka treguar thënien e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit s.a.v.s.: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë nuk do të sëmuret nga helmi, as nuk do ta zërë magjia.” (Buhariu, 10/203; Muslimi, 2047)
Në një hadith tjetër është thënë se i Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “Shtëpia pa hurma i ka njerëzit e uritur.” (Muslimi, 2046)
Kanë thënë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ndonjëherë ka ngrënë hurma me gjalpë, bukë ose vetëm hurma. (Ebu Davudi, 3259; Xhamun e Tirmidhiut, 1531; Ibn Maxhxhe, 3434)
Hurmat e thata kanë shkallën e parë të lagështisë, ndërsa disa thonë se ato kanë thatësi të shkallës së parë. Ngrënia e hurmave shëron zërin e nxhirur, nxit funksionin e mëlçisë dhe sekretimin intestinal (të zorrëve), rrit potencën seksuale, e sidomos kur hahen me arra të reja. Këto dobi janë karakteristike për banorët e viseve të nxehta. Sa i përket banorëve të viseve të ftohta, e sidomos ata që nuk janë mësuar me to, ngrënia e tepërt e hurmave mund të shkaktojë shkëlqimin e syve, bllokime të ndryshme, dhembje koke dhe dëmtime të dhëmbëve. Këto pasoja sekondare mund të evitohen duke ngrënë bajame.
Ndër të gjitha frutat, hurmat janë ushqimi më komplet për shkak të kalorive që përmbajnë dhe substancës së lagësht. Ngrënia e hurmave në mëngjes, në lukth të zbrazët, i mbyt parazitët e zorrëve, ngase hurmat kanë veti antidote (kundërhelmuese).
Në qoftë se përdoren rregullisht, ato kufizojnë dhe dobësojnë mundësinë e zhvillimit të larvave të parazitëve në traktin digjestiv.
Hurmat klasifikohen si ushqim, lëng, frut, ëmbëlsirë, substancë ushqyese dhe ilaç.
Hurmat e thata në gjuhën arabe quhen axhva. Aisha r.a. ka transmetuar hadithin e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: “Me siguri axhva është hurmë e shkëlqyeshme dhe ushqim i mjaftueshëm.”
Hurmat janë gjithashtu frut i Xhennetit, siç është thënë në hadith: “Axhva është frut i xhennetit dhe ajo përmban antidote kundër helmit.” (Tirmidhiu)

Hurma, hurma e papjekur e pjalmuar (arab. balah)
Phoenix dactylifera (palma datulare)

Imam en-Nesai dhe Ibn Maxhxhe kanë shënuar hadithin që e ka treguar Aisha r.a.: “Hani hurma të freskëta dhe të thata, sepse shejtani vajton fatin e tij kur sheh të birin e Ademit kur i ha ato. Atëherë shejtani thotë: “I biri i Ademit ka përjetuar shumë gjëra për të ngrënë hurmat e reja bashkë me të vjetrat.” (Ibn Maxhxhe, 3330, daif)
Mjekët muslimanë kanë shpjeguar se ky hadith kërkon që të hahen hurmat e papjekura të pjalmuara (balah) bashkë me hurmat e thata, ndërsa i kanë hedhur hurmat femërore të papjalmuara (arab. busur). Kjo është thënë për shkak se hurmat e papjekura të pjalmuara janë të nxehta dhe të thata, duke qenë se ato kur piqen zakonisht janë të ftohta dhe të lagështa.
Pra, ato së bashku krijojnë ekuilibër. Në përcaktimin e dietës së vërtetë nuk duhet të kombinohen as dy ushqime të nxehta, as dy të ftohta. Ky është kuptimi i këshillës mjekësore të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.
Për shkak se hurmat e papjekura të pjalmura janë të ftohta dhe të thata, ato janë të dobishme për gojën, mishin e dhëmbëve dhe për lukthin. Por, megjithatë, ato nuk janë të shëndosha për gjoksin dhe mushkëritë për shkak të vrazhdësisë së tyre, e cila ngadalëson tretjen e tyre, dhe për shkak se kanë më pak substanca ushqyese. Të dy lëngjet shkaktojnë grumbullimin e gazrave, urthin, fryerjen, dridhjen. Këto janë më të theksuara sidomos nëse pihet ujë pas ngrënies së hurmave të papjekura. Parandalimi i këtyre pasojave mund të arrihet duke ngrënë hurma të thata, mjaltë ose gjalpë.
 Hurmat e freskëta (arab. rutab)
 Hurmat janë ushqim të cilin Allahu i Gjithëfuqishëm ia siguroi Merjemes pasi që ajo e kishte lindur Isain a.s. nën drurin e palmës. Allahu i Gjithëfuqishëm e frymëzoi Xhibrilin a.s. duke i thënë Merjemes:
“E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
Ti pra, ha dhe pi e qetësohu . . .”
(Merjem, 25-26)
Abdullah ibn Xhaferi ka treguar se e kishte parë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke ngrënë hurma të freskëta me trangull. (Buhariu, 9/488; Muslimi, 2043)
Ndonjëherë ai hante më shumë hurma të pjekura dhe lëng mjalti për t’i ëmbëlsuar.
Gjithashtu, ai e kishte bërë zakon të hante hurma të freskëta për iftar dhe para faljes së namazit. Kur nuk gjente hurma të freskëta, hante hurma të thata. Por nëse nuk gjente as hurma të thata, atëherë pinte pak ujë. (Ebu Davudi, 2356; Tirmidhiu, 696; Ahmedi, 3/164)
Hurmat e freskëta janë të nxehta dhe të lagështa në shkallë të dytë. Ato rregullojnë gjendjen e lukthit të ftohur. Ngrënia e hurmave të freskëta ekuilibron strukturën e njerëzve me temperament të flashkët dhe përgjithësisht kanë dobi të shumta për trupin, e posaqërisht në vendet ku ato janë frut kryesor.
Tek ata që nuk janë mësuar të hanë hurma, hurmat e freskëta do të zbërthehen dhe prishen shumë shpejtë në lukth dhe do të gjenerojnë temperaturë intensive dhe qarkullim të përshpejtuar të gjakut, duke shkaktuar në këtë mënyrë dhembje koke të theksuar, çrregullime të tëmthit (vrerit), dëmtim të dhëmbëve, gjë që kërkon të vendoset ekuilibri i çrregulluar i sekrecioneve të trupit nëpërmes ushqimit të temperamentit të ftohtë ose nëpërmes purgacionit.
Hurmat e freskëta i bëjnë më të lehtë simptomat e temperamentit të dobët të lukthit, që shkaktohet me vlerë të ulët kalorike, dhe ndihmojnë gjendjen dhe substancat të cilat për nga natyra e tyre janë të ftohta për lukthin. Ato komponohen, gjithashtu, me gjendjen e barkut, lehtësojnë resorbimin e dobët në zorrë dhe rregullojnë digjestionin e dobësuar aq mirë, siç e rregullojnë edhe strukturën e nxehtë të trupit kur kombinohen me shurupin e mjaltit dhe uthullës ose me shegën e hidhur (lat. Punica granatum). Prandaj hurmat e freskëta prishen shpejtë. Ngrënia e hurmave të freskëta në mënyrë intensive do të ndezë gjakun, do të shkaktojë dhembje koke, mbylljen e enëve të gjakut dhe dhembje në fshikëzën urinare, shton etjen dhe dëmton dhëmbët. Në anën tjetër, trangujt janë të ftohtë dhe të lagësht në shkallën e dytë. Ata shuajnë etjen dhe nxisin fuqinë personale edhe përmes aromës së tyre të mirë. Ata e ftohin temperamentin e keq të lukthit dhe ekuilibrojnë funksionet gastrointestinale dhe ulin tempraturën.
Sa i përket ndërprerjes së agjërimit (arab. iftar) të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., me hurma të freskëta, me të thata apo vetëm me ujë, natyrisht ekziston një shkak i sigurtë për këtë. Meqë e ëmbla depërton më shpejtë deri te mëlçia dhe zbërthehet shumë më shpejtë se substancat tjera ushqimore, veçanërisht nëse ato ushqime janë njësoj edhe të lagështa, atëherë mëlçia është më e përgatitur për t’i pranuar dhe përshpejton shpërndarjen e tyre në pjesë të tjera të trupit, të cilat pjesë kërkojnë energji.
Pasojat negative të hurmës, në mes tjerash, mund të neutralizohen duke ngrënë edhe bajame apo çfarëdo fara në ushqim.
Në gojëdhëna është shënuar se Aisha r.a. ka thënë: “Më kanë dhënë lloj-lloj ushqimesh për të fituar në peshë, por unë nuk shtova asnjë gram. Pastaj më dhanë tranguj dhe hurma të freskëta për të ngrënë, dhe ky ushqim ma shtoi peshën trupore.”

 Hurmat e Medinës (arab. ‘axhva)
Hurmat e dehidratura

Sa’d ibn Ebi Vekkasi r.a. ka shënuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë ai nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia.”
Xhabiri dhe Ebu Seidi r.a. kanë shënuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Hurmat janë fruta, fara e të cilave vjen nga Xhenneti. Ato janë antidote (kundërhelm) kundër helmimit, burim i pasur në rritjen e sasisë së spermës , ndërsa pirja e ujit të hurmave medinase të konservuara largon magjinë e shkaktuar nga syri i keq.” (Transmetuar nga imam Nesaiu dhe Ibn Maxhxhe, Tirmidhiu, 2067, thotë se është hasen; Ahmedi, 3/48; Ibn Maxhxhe, 3453)
Imam Buhariu i ka klasifikuar hurmat medinase si ilaç mrekullibërës. Hurmat kanë sasi të madhe të sheqerit. Hurmat dehidrohen në diell ose në degët e tyre, ndërsa ndonjëherë zbuten me qumësht për të ndihmuar tretjen e tyre, kurse shpesh bluhen për miell.
Disa nga dobitë e tyre përfshijnë sasinë e madhe të fijeve, prandaj ato e ngadalësojnë procesin e tretjes së ushqimit të njëllojtë.
Hurmat e Hixhazit dhe të gadishullit Arabik janë më të mirat dhe më të ushqyeshmet.

Hurmat femërore të papjalmuara (arab. busur)

Në përmbledhjen e saktë të haditheve është shënuar që i Dërguari i Allahut s.a.v.s., Ebu Bekri dhe Omeri r.a., njëherë e kishin vizituar Hajzam ibn Tajhanin, i cili i kishte gostitur me hurma busur (lat. Corymbus). I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e kishte pyetur: “A vjel hurma të freskëta?” Hajzami u përgjigj: “Pata dëshirë që nga këto të zgjedhni ato që ju pëlqejnë nga këto busura, si dhe nga ato të freskëtat.” (Këtë e citon Tirmidhiu, 2370 dhe Muslimi në sahih, 2038)
Busuri është më i nxehtë sesa i thatë. Dobitë e saj përfshijnë përthithjen e lagështisë trupore, mbështjelljen e lukthit, rregullon ekuilibrin e qarkullimit të gjakut dhe të mukusit, përdoret për pastrimin (klizmën) e zorrëve (si purgative), ndihmon në shërimin e sëmundjeve gjenitale. Lloji më i mirë i kësaj hurme është e butë dhe e ëmbël.

Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e hurmës: fruti, gjethet, degët, rrënjët, etj.
Në viset arabe hurma është ushqimi kryesor i cili shuan urinë për shkak se përmban celulozë. Fruti i hurmës është i shijshëm dhe pëlqehet nga të gjithë. Përdoret e thatë, përgatitet në formë reçeli, marmelate dhe me të gatuhen ëmbëlssira të ndryshme. Fruti i freskët i hurmës përmban rreth 17% sheqer, ndërsa 62% kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyrna, kripëra minerale, hekur, jod, tanin, etj.
Hurmat janë mjaft efikase dhe përdoren kundër anemisë dhe kundër sëmundjeve të aparatit tretës të cilat shoqërohen me diarre (jashtëqitje të shpeshta). Të sëmurët që vuajnë nga gjëndra tiroide (gusha) kanë përmirësime të dukshme nëse e përdorin në sasi të bollshme gjatë ditës.
Farat e hurmës përdoren në dhembjet e forta të barkut si dhe kundër parazitëve të zorrëve.
Kundër anemisë përdoret kjo kurë: 6-15 kokrra të pjekura të hurmave hahen rreth një orë para ose pas buke. Kura vazhdon 15 deri 25 ditë.
Farat përdoren në këtë mënyrë: Merren 20-30 fara, shtypen dhe pastaj shtrydhen. Pasi të bëhet ky veprim, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë.
Me mjaft sukses përdoret te të sëmurët që kanë shqetësime në mëlçi, zemër, sy dhe në sistemin nervor.
Palma e hurmës (arab. nahlun)
Phoenix
Allahu i Gjithëfuqishëm përmend palmën e hurmës në versete të ndryshme në Kuran. Në Sahih është shënuar gjithashtu që Abdullah ibn Omeri r.a. ka thënë: “Ishim duke ndenjur me Pejgamberin e Allahut s.a.v.s., kur erdhi një njeri dhe i ofroi diç nga palca e palmës. Pas pak, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. pyeti: “Në mesin e drunjve ekziston një që i ngjan muslimanit dhe ajo nuk i humb gjethet. Më thuani cili është ai dru?”
Njerëzit thonin emra të ndryshëm të drurëve gjethëmbajtës, ndërsa unë mendova se ky dru do të mund të ishte druri i palmës. Shikova përreth meje dhe vërejta se unë isha më i riu në atë mes, andaj në shenjë respekti vazhdova të heshti. Kur mendimi më erdhi ndër mend, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Ky është druri i palmës.” Më vonë ia kam thënë këtë babait tim (Omerit r.a.), i cili ishte aty me ne, dhe ai u përgjigj: “Sikur atëherë të ishe përgjigjur, ajo do të ishte më e dashur për zemrën time sesa heshtja.” (Buhariu, 9/495; Muslimi, 2811)
Ka një ushtrim në këtë hadith, të cilin mësuesi duhet ta mësojë patjetër. Ai duhet të dijë si t’i pyet nxënësit e tij dhe si të testojë diturinë e tyre duke u shërbyer me parabollë dhe alegori. Në këtë tregim mund të mësohet për respektin e as’habëve ndaj të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe për ngurrimin e tyre për të treguar dhe shfaqur diturinë në praninë e tij. Nga ky tregim mësohet për ndershmërinë e as’habëve, respektin e ndërsjellë të tyre, nderimin dhe respektin e lartë të tyre ndaj të moshuarve dhe njerëzve të shquar në mesin e as’habëve të të Dërguarit të Allahut. Këtu qëndron gjithashtu edhe lumturia të cilën prindi duhet ta ndiejë kur fëmija i tij ka të drejtë dhe që fëmija mund të shpreh në mënyrë të denjë diturinë e tij në prani të babait të vet, edhe kur babai i tij nuk e di përgjigjen.
Hadithi i cituar bën gjithashtu krahasimin në mes muslimanit dhe drurit të palmës. Palma është gjithmonë e gjelbër, pra edhe në stinën e dimrit. Frutat e saj janë të mëdhenj dhe hija e saj është e përhershme. Fruti i saj është i dobishëm dhe shërben ose hahet kur është i freskët, i thatë, i konservuar, bile edhe kur është i papjekur. Në realitet, për produktin e drurit të palmës thuhet se është i ushqyeshëm, ilaç, ushqim, ëmbëlsirë, pije dhe frut. Trungu dhe degët e saj përdoren në ndërtimtari, për punën e hasrave, koshave, enëve, tavolinave, etj. Fijet e drurit të palmës përdoren në prodhimin e litarëve dhe shërbejnë për punimin e dyshekëve dhe jastëkëve për nevoja shtëpiake, kurse bërthamat e hurmave janë të dobishme si ushqim për devetë dhe si preparate mjekësore, me ç’rast përdoret i bluar si pluhur për sy.
Bukuria e drurit të palmës në tërësi, kalaveshët e hurmës, pamja e freskët dhe dobitë e shumta, krijojnë kënaqësi për zemrën dhe për lumturinë e njeriut.
Ajo ia kujton njeriut Krijuesin e vet, Allahun e Gjithëfuqishëm, i Cili me mençurinë e Tij të pafund e përsosi dhe e formësoi bukurinë e saj dhe ia përcaktoi dobitë që ajo i ka.
Prandaj, nuk ka asgjë që i përngjan asaj më shumë se besimtari. Në të vërtetë, muslimani është pasqyrë e këtyre të mirave dhe dobive të brendshme dhe të jashtme.
Trungu i palmës është trungu mbi të cilin i Dërguari i Allahut s.a.v.s. hipte për të mbajtur hutben (ligjëratën) në xhami, dhe është po ai trung që qajti me zë kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e la dhe filloi të mbante hutben nga minberi i lartë pesë shkallë, të cilin e kishin ndërtuar as’habët. Atëherë trungu kishte qajtur, duke u ankuar për mungesën e afërsisë fizike dhe për shkakun se nuk mund ta prekte njeriun e bekuar. Këtë vaj të tij me zë të qartë e kishin dëgjuar të gjithë të pranishmit.
Dhe, në fund, druri i palmës ishte ai nën hijen e të cilit Merjemja e ka lindur Isain a.s.
Megjithatë, disa komentues dallojnë në mendimet e veta përsa i përket përsosmërisë së shkëlqyer të drurit të palmës dhe të hardhisë.
Gjithsesi, që të dytë i kanë vlerat dhe dobitë e tyre, varësisht nga trualli ku rriten. Allahu e di më së miri.
Përveç vitaminës A dhe C, proteinave, kripërave minerale, hekurit, taninës, hurma përmban sasi të konsiderueshme të jodit, andaj përdoret me sukses te të sëmurët që vuajnë nga gjëndra tiroide (gusha).
Sasia e pasur me hekur ndihmon te ata që vuajnë nga anemia (pagjaksia).
Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e hurmës: fruti, gjethet, degët, rrënjët, etj.
Hurma përmban edhe substanca antiparazite (kundërparazitare - kundërhemitikë) andaj edhe në këtë lëmi përdoret me sukses. Në një hadith të cilin e bën rivajet Dejlemi, e që përcillet nga Ibn Abbasi r.a., qëndron se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Hani (ushqehuni) hurma në mëngjes në barkun e thatë, ngase hurma i mbyt parazitët (krimbat në zorrë).”
Në mes tjerash, Allahu i madhërishëm ka bërë që në frutin e hurmës të ketë shumë substanca të cilat lehtësojnë lindjen. Këtë na përkujton ndodhia e Merjemes kur lindi Isain a.s., e që në Kuranin famëmadh është përshkruar me bukuri mahnitëse:
“E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: "Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!"
E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)".
E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
Ti pra, ha pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: "Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!”
(Merjem, 23-26)
Shkenca bashkëkohore ka zbuluar se në hurmë ka disa përbërës të cilët janë shumë të rëndësishëm për procesin e lindjes. Hurma ka një substancë e cila tkurrë mitrën dhe parandalon gjakderdhjen.
Është e njohur se sikur mos të ishte mëshira e Allahut, e cila e bëri që mitra të kontrakohet fuqishëm, pas lindjes femra do të derdhte gjak deri në vdekje.
Hurmat përmbajnë fruktozë dhe glukozë, minerale dhe proteina, të cilat krijojnë energjinë e nevojshme. Hurma gjithashtu përmban substanca të cilat mundësojnë pastrimin e zorrëve, e që janë të domosdoshme për lehtësimin e procesit të lindjes.
Shtatëzënes i nevojitet edhe uji. Për këtë arsye Allahu i madhërishëm i tha Merjemes: “Ti, pra ha, pi dhe qetësohu . . .”
Ky verset përmban një varg urtësish dhe këshillash. E urdhëroi Allahu i madhërishëm atë që të hajë hurma të freskëta, të pijë ujë, i cili rrjedh përfundi saj, për nevojat e organizmit, gjatë procesit të lindjes. Uji tret substancat që gjenden në hurmë dhe kështu lehtësohet resorbimi i tyre nga zorrët e holla. Ndikimi i gjendjes psikike gjatë procesit të lindjes është i madh. Frika, shqetësimi, brengosja janë faktorët kryesorë të cilët shkaktojnë komplikime gjatë lindjes. Këto versete të shkurtra janë mrekulli e përkryer, ngase paraqesin të arriturat themelore të shkencës gjinekologjike bashkëkohore.
Edhe pse stili i këtyre verseteve të cituara është i lartë, ai është i kuptueshëm për çdo njeri, qoftë beduin i shkretëtirës apo qytetar, qoftë dijetar, qoftë analfabet i shekullit të parë apo i shekullit njëzet e një.
Merjemja veproi sipas udhëzimeve të Allahut të madhërishëm, prandaj asaj iu lehtësua lindja, ndërsa gjakderdhja pas lindjes zgjati vetëm pak.
Prandaj neve na mbetet që ta preferojmë hurmën si frut të rëndësishëm me vlera ushqyese dhe shëruese, duke mos e përdorur atë vetëm gjatë muajit të Ramazanit por tërë vitin, sepse për këtë na këshillon Kurani fisnik dhe mësuesi ynë i dashur, Muhammedi s.a.v.s.

Falja e namazit

Posted by artparadox on 19 February 2010 , under |






 Tesbih dova në gjuhën shqipe (Ajetul kursije)

Më poshtë e keni udhëzimin anglishtë


                                   

Takvim i përhershëm për Maqedoni

Posted by artparadox on 12 February 2010 , under |




Takvimin mund ta shkarkoni edhe në PC tuaj.

Pse edhe neve na nevojiten putat ???!!!

Posted by artparadox on 09 February 2010 , under |



Projekti i kryeministrit Nikolla Gruevski "Shkupi 2014" përveç tjerash parashef edhe vendosjen e disa statujave siç janë ajo e Aleksandrit të Madh, Goce Dellçevit, etj. Ngritja e statujave në Islam është rreptësishtë e ndaluar. Heronjtë e ndryshëm nëpër histori është mirë që të përkujtohen, por ato fytyra nuk guxojmë që t'i shndërojmë në objekt adhurimi, e të biem në shirk. Ne si shqiptarë muslimanë si duket po kopjojmë modelet e krishtera dhe mundohemi të bëjmë garë me sllavët ortodoks se kush cilin put do ta vendosë në vend të duhur. Si argumentim mund ta përdorim reagimin e Lëvizjes qytetare zgjohu ndaj projektit "Shkupi 2014" marë nga mesazhi.com E marte 9 Shkurt 2010 citojmë : 
"Lëvizja qytetare “Zgjohu” duke iu kundërpërgjigjur ministres së kulturës Elizabeta Kançevska Milevska se projekti “Shkupi 2014” nuk është i mbyllur dhe mund të pësojë ndryshime, do të nisin në ministri të Kulturës kërkesën për përfshirjen edhe të heronjve dhe monumenteve shqiptare në këtë projekt, në mënyrë që sheshi të rrezatojë frymën multietnike, multifetare dhe multikonfesionale."

Lideri i fushatës kundër ndërtimit të minareve në Zvicër shpalos Islamin e tijë

Posted by artparadox on 04 February 2010 , under |



Daniel Streich, ish anëtar i partisë popullore, i cili ka udhëhequr fushatën kundër ndërtimit të minareve në vendin e vet ka shfaqur hyrjen e tij në fenë Islame.

E enjte 4 Shkurt 2010 23:30
Hyrja e këtij në fenë Islame ka shkaktuar tronditje të madhe te përkrahësit e ndalimit të ndërtimit të minareve. Daniel Streichi e ka fshehur këtë fakt dy vite me radhë nga anëtarët e partisë së tij, mirëpo nuk mundi të duron më shumë këtë fushatë mediale kundër Islamit.
Daniel Streichi ishte një anëtar shumë i rëndësishëm krishterë në partinë popullore, vazhdimisht e lexonte Biblën dhe ishte i rregullt në vizitat e tija në kishë. Tani i është kthyer punës së vjetër si instruktor ushtarak dhe anëtar i kuvendit komunalë në Bulle.
Tani më ai lexon Kuran rregullisht, i falë pesë kohët e namazit dhe rregullisht e viziton xhaminë. Ai tani merr pjesë në themelimin e partisë demokratike konservative civile në kantonin e Freiburgut.
"Feja Islame më dha përgjigje për shumë pyetje të cilat më kanë preokupuar gjatë tërë jetës, për të cilat nuk gjeta përgjigje në krishterim", kjo ishte deklarata të cilën e publikuan shumë agjenci të lajmeve zvicerane nga Daniel Streichi.
Ai mes tjerave ka thënë: "Pyes veten, pse kam kontribuar për tredhjet vjet me radhë politikisht dhe profesionalisht për këtë sistem politik, kurse nevoja për xhami në Zvicër është shumë e madhe dhe nuk i përkon Zvicrës të detyrojë myslimanët të kryejnë ritet e tyre fetare në podrume dhe vende të fshehta".

Latest News