Aviner: Erdogani është Salahudini i ri

Posted by artparadox on 30 October 2011 , under |




Shlomo Aviner për Erdoganin thotë se është Saladini i ri “… Pranvera arabe e ka minimizuar rolin e Egjiptit në politikën rajonale dhe i ka mundësuar Erdoganit që ta pozicionoj Turqinë dhe veten e tij si lider i bllokut mysliman.”

Shlomo Avineri, profesor i shkencave politike në Universitetin hebraik të Jerusalemit si dhe ish-drejtor gjeneral në Ministrinë izraelite të punëve të jashtme, këto ditë ka shkruar një kolumnë për të përditshmen beogradese “Danas” ku merret me politikën e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan.
Në këtë kolumnë, profesori Shlomo Aviner për Erdoganin thotë se është Saladini i ri “… Pranvera arabe e ka minimizuar rolin e Egjiptit në politikën rajonale dhe i ka mundësuar Erdoganit që ta pozicionoj Turqinë dhe veten e tij si lider i bllokut mysliman.”
Vizita e fundit e Erdoganit në Egjipt, Libi dhe Tunizi është një pasqyrim i rolit të ri të Turqisë si një lider rajonal.
Edhe pse ushtria egjiptiane e përshëndeti Erdoganin, shumica e egjiptianëve nuk ishin të lumtur për shkak të presionit të kryeministrit turk që ta ndjekin politikën turke dhe ta konsiderojnë Turqinë si lidere e myslimanëve
Sulltanati i ri? “Erdogani është Saladini i ri”, shkruan Avineri. /Breziiri/

Tunizi, tensione pas fitores së islamikëve

Posted by artparadox on 28 October 2011 , under |



Pas shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve në Tunizi, sipas të cilave fitoi Partia Islamike ‘Enahda’, mbrëmë në qytetin Sidi Buzidu shpërthyen trazira. Në protestë dolën mbështetësit e partisë sekulariste të opozitës, sepse komisioni i regjistrimit i anuloi shumë vota për shkak të gjoja, parregullsive. Një grup protestuesish thyen dritaret e  ndërtesës së selisë së partisë ‘Enahda’ dhe dogjën goma në rrugët kryesore. Po ashtu iu vë zjarri edhe zyrës së kryebashkiakut. Komisioni zgjedhor njoftoi se partia ‘Enahda’ fitoi 41.47  për qind të votave, ndërsa në vendin e dytë me 10 për qind më pak vota, është Partia sekulariste ‘Kongresi i Republikës’./Start/F.P/

I fshehin derrat

Posted by artparadox on 22 October 2011 , under |



Zbulohen raste të reja të produkteve me deklarime mashtruese, të cilave kur hyjnë në Kosovë, u fshihen përbërësit. Një prej tyre, të cilin e ka konfirmuar edhe Inspektorati, është produkti italian, Tortellini di Bologna "Mangiami", i cili përmban 12 për qind mish derri, ndërkaq kur hyn në Kosovë, kjo fshihet ose nuk përkthehet.
Produkti italian, Tortellini di Bologna 'Mangiami' përmban 12 për qind mish derri. Por, kur hynë në Kosovë kjo i fshihet. Në ambalazhin e saj ky përbërës nuk shihet fare, ose nuk përkthehet në gjuhën shqipe.
Në fakt, ky produkt është vetëm njëri nga rastet se si importuesit bien në Kosovë produkte me deklaracione mashtruese.
Këtë rast dhe disa të tjera e ka zbuluar organizata 'Konsumatori', në bazë të ankesave të qytetarëve. Përveç dëshmive të qytetarëve, kjo organizatë ka ofruar edhe fotografi që dëshmojnë se ky lloj produkti po hyn në Kosovë me deklaracion mashtrues.
Importuesi i Tortellini di Bologna 'Mangiami' pjesën nga teksti origjinal ku thuhet '12% mish derri i zier', e ka përkthyer si 'Mbushje brumi'. Por, nuk është ky rasti vetëm. Sipas 'Konsumatorit', edhe tekstin origjinal 'Vaj palme', importuesi e ka kamufluar si 'Vaj vegjetal'.
"Kjo firmë pjesën e tekstit 'Mish derri, kripë, preservative, E250' nuk e ka përkthyer fare, siç nuk e ka cekur as praninë e Glutenit", ka shpjeguar për Express, kreu i OJQ 'Konsumatori', Selatin Kaçaniku.
Rastin e konfirmon edhe Inspektorati i Kosovës, të cilët me të marrë lajmin kanë dalë në terren dhe po hulumtojnë.
Kryeinspektori Ibrahim Tershnjaku thotë se kanë gjetur importuesin e këtij produkti për Kosovë, dhe nga ajo që iu është thënë nga importuesi, del se produkte të tilla kanë hyrën para dy muajsh në treg.
Sipas Tershnjakut, nga ajo që kanë parë tek importuesi nuk kanë gjetur raste tjera të këtij lloji.
"Për këto produkte me deklaracione të rrejshme kemi kërkuar largimin e tyre nga tregu. Në depot e importuesit nuk kemi gjetur raste tjera dhe gjithçka ka qenë në rregull", ka thënë Tershnjaku.
Ndryshe, kanë qenë fillimisht konsumatorët që janë ankuar se produkti i importuar Tortellini di Bologna 'Mangiami', ka përbërës mish derri në sasi prej 12 për qind, ndërkaq kur ka hyrë në Kosovë, kjo përqindje nuk është përfshirë fare në përkthimin në gjuhën shqipe dhe as në gjuhet tjera. Kjo më pas është vërtetuar edhe nga organizata 'Konsumatori', për t'u konfirmuar më pas edhe nga Inspektorati.
"Deklaracioni i rrejshëm është dokument që mashtron konsumatorin. Është edhe shtrembërim i informatave nga deklaracioni i mallit, për ta detyruar konsumatorin të konsumojë diçka që nuk është reale dhe kjo është e dënueshme", thotë Kaçaniku.
Veç kësaj, këto 'marifetllëqe', siç thotë Kaçaniku, kanë për qëllim edhe monopolizimin e tregut dhe të zhbërjes së konkurrencës lokale.
Sipas tij, zbulimi i këtij produkti nuk duhet të lidhet me aspektin fetar, por me atë se si importuesit fshehin përbërësit real të produkteve, duke ua pamundësuar qytetarëve të dinë se çka po hanë.
Rast pak a shumë i njëjtë kohë më parë, sipas Kaçanikut, ka qenë edhe buka italiane për tost dhe disa produkte tjera. Edhe këtu produkti nuk është penguar, pavarësisht faktit se kanë qenë të njoftuara Doganat dhe institucionet tjera.
E për rastin e parë, kreu i kësaj organizate thotë se i kanë njoftuar të gjitha institucionet, duke filluar nga Doganat, AVUK-u e deri tek inspektorati.
Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, thotë se në rastet e përbërëseve se produkteve nuk është përgjegjës Dogana. Sipas tij, kur malli vjen për zhdoganim, importuesve u kërkohet certifikata fito-sanitare, të cilën e lëshon Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit. Me ketë certifikatë vërtetohet se produkti i caktuar është në rregull sa i përket përbërësve dhe gjerave tjera.
"Dogana merret vetëm me atë se sa ka vlerë dhe sa kilogramë produkti", ka thënë Stavileci.
Express, ka kontaktuar edhe zyrtaret e AVUK-ut, të cilët nuk kanë pranuar të flasin me arsyetimin se me rastin në fjalë më mirë ka qenë i njoftuar inspektorati.
Nëse ketë punë nuk e zgjidhin institucionet përkatëse, Kaçaniku thotë se marketet dhe shitoret nuk duhet t'i ofrojnë konsumatorit produkte të tilla, dhe i lut ato që produktet të pajisen me certifikatën 'Hallall'. Si dhe t'i njoftojnë konsumatorët për përbërësit e produkteve të caktuara, duke i njohur specifikat e tyre dhe karakteret specifike të konsumatorëve./express/

eSpeak text to speech

Posted by artparadox on 09 October 2011 , under |



Aplikacion freeware, tekst në të folur, i cili ka përmbajtje edhe për gjuhën shqipe. Vjen nga open source software. Gjatë instalimit, vetëm duhet të shënoni gjuhët, të cilat duhet përdorë ky aplikacion, p. sh. për gjuhën shqipe shënoni vetëm shkronjat sq. Gjatë përdorimit të aplikacionit, keni mundësinë që të zgjidhni gjuhën, si dhe të regulloni shpejtësinë e të folurit. Me fat! 

Për të instaluar programin në PC tuaj, vizitoni faqen zyrtare, espeak.sourceforge.net, duke klikuar këtu 

Arrat parandalojnë kancerin e prostatës

Posted by artparadox on , under |




Të ngrënit e arrave është e lidhur me ngadalësimin e rritjes së kancerit të prostatës, shfaq hulumtimi.

Këto zbulime mundësojnë më shumë të dhëna se arrat janë një ushqim i shëndetshëm.
Është treguar se konsumimi i arrave zvogëlon madhësinë e lumorëve të prostatës dhe zvogëlon rritjen e tyre tek miu, dhe gjithashtu kishte efekte të dobishme në gjenet përgjegjëse për kontrollimin e rritjes dhe metabolizmit te tumorit.
Edhe pse eksperimentet ishin bërë tek miu, hulumtuesit besojnë se janë të rëndësishme për njerëzit.

''Ky studim shfaq se kur miu me tumor të prostatës konsumon një sasi të arrave që lehtë mundë të hahet nga njeriu, rritja e tumorit është e kontrolluar,'' tha autori i studimit.

Detajet e studimit
Hulumtuesit ushqyen me dietë të plotë me arra minjtë të cilët ishin gjenetikisht të programuar për të fituar kancer të prostatës. Pas 18 javëve, ata gjetën se konsumimi i  2.4 onsa-ve (njësi matjeje e peshës) të arrave për ditë tek njerëzit rezultoi me rritje më të ngadalshme dhe më të vogël të temorëve të prostatës krahasuar me minjtë që kishin konsumuar të njëjtën dietë.
Ata gjetën se rritja e kancerit të prostatës jo vetëm që u reduktua (zvogëlua) për 30-40%, por edhe se miu kishte vlerë më të ulët të proteinës së veçantë i quajtur, faktori i rritjes I ngjashëm me insulinën (IGF-1), i cili ka një lidhshmëri të forte me kancerin e prostatës. Për më shumë, ata gjetën efekte pozitive në shumë gjene që janë të lidhura me kontrollimin e rritjes dhe metabolizmit të tumorit.
Arrat janë natyrshëm një depo e përbërësve forcues të shëndetit. Përmbajnë nivelin më të lartë të acideve yndyrore Omega-3 në krahasim me llojet e tjera të këtij grupi të pemëve. Gjithashtu arrat mundësojnë një burim të mire të vitaminave B dhe të mineraleve. Janë një burim i shkëlqyeshëm i Vitaminës E, që i kontribuon edhe më shumë veçorisë së tyre kundër kancerit.

Një prej dobive më të vlefshme të arrës është luftimi i inflamacionit (ndezjes), gjë që luan një rrol të rëndësishëm në shumë gjendje degjenerative (dëmtuese) të trurit dhe trupit.

Thotë Allahu:
''Njeriu le të shikoje ushqimin e vet. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës, dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra, edhe rrush e perime, edhe ullinj e hurma, edhe kopshte të dendura, dhe pemë e kullosa. Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.'' (Abese 24-32)

''... hani dhe pini e mos e teproni...'' (El-A'raf 31)

Masoni satanist i ka planifikuar të dy luftërat botërore

Posted by artparadox on , under |




Albert Pike është general amerikan i cili qysh në shekullin 19 apo 140 vite më parë e ka shkruar një dokument në të cilin është përshkruar se si do të ndodhin të tre lufterat botërore.
Ai në 15 gusht të vitit 1871 do ti dërgonte letër një mikut të tij në të cilën do ti shkruante planet për tre lufërat botërore, që ishin të nevojshme për tu krijuar një rend i ri botëror.
Në letër janë përshkruar deri në detal ecuria e tre lufërave botërore, që vë në dyshim se dy lufërat e para botërore kanë ndodhur sipas planeve të tij.
Lufta e parë botërore sipas planeve të përshkruara të Pikes, do të duhej të ndodhte që Iluminatët apo masonët ta rrëzojnë qeverisjen e carit të Rusisë dhe nga ai vend të bëjnë “kështjellë” të ateizmit dhe komunizmit. Agjentët ushtarak të Iluminatit do të shkaktonin luftë edhe midis perandorive britanike dhe gjermane. Në fund të luftës komunizmi do të shtrihej në shumë vende me qëllim të dobësimit të religjiont.
Përmes ndihmësit të tij Otofon Bizmark, udhëheqës i shtetit të atëhershëm gjerman, Pike për një kohë të gjatë e ka përgatitur terrenin për fillimin e luftës së parë botërore.
Përpjekjet e tij kulminacionin e kanë arritur në vitin 1914 kur i është bërë atentat princit të Austro-Hungarisë Franc Ferdinand që do të përdorej si shkas për fillimin e luftës së parë botërore.
Lufta e dytë botërore duhet të fillojë duke nxitur përleshje midis fashistëve dhe hebrejve thuhet në dokumentin e gjeneralit.
Kjo luftë duhet të udhëhiqet në mënyrë që nazizmi të shkatërohet, ndërsa hebrenjtë do të bëhen aq të fortë dhe do të mund të formojnë shtetin e Izraelit në Palestinë.
Pas luftës së dytë botërore komunizmi duhet të jetë mjaft i fortë për ta kundërshtuar krishterizmin. Në një konferencë në Postdam në vitin 1945 Truman dhe Curcill një pjesë të madhe të Europës perëndimore ia japin BRSS-se komuniste.
Lufta e tretë botërore do të duhet të bëhet në mes hebrenjvë dhe botës islame. Në këtë luftë do të duhet që hebrejtë dhe muslimanët të shkatërohen me njëri tjetrin.
Në ndërkohë një numër i madh i kombeve të botës do të jenë të rraskapitur ekonomikisht dhe shpirtërisht. Në atë moment do të lëshohen nihilistët dhe atesistët, dhe do të bëhet një kataklizmë sociale.
Pasi të jetë shkatëruar kultura krishtere në botë do të futet rrënjësisht të mësuarit e satanës.
Kush është Albert Pike?
Pike ka lindur në vitin 1809 në Boston, u diplomua në Univerzitetin e Harwardit, ndërsa më vonë si general mer pjesë në luftën civile Amerikane. Rrjedhshëm ka folur 16 gjuhë dhe ka pasur një nga pozicionet më me ndikim në lëvizjen masonike në SHBA.
Ka qenë Satanist dhe rregullisht ka bërë rituale okultike, në të cilën ai e ka thirur edhe satanën.
Kush janë Iluminati?
Iluminati është emri i një organizate të fshehtë e cila ekziston që nga shekullli 18 me qëllim të kontrollimit të ngjarjeve nëpër botë. Iluministët intereset e tyre i arrijnë përmes agjentëve të tyre, të cilët drejtojnë me vendimet e koorporatave të mëdha dhe qeverive. Qëllimi i Iluministëve është krijimi i rendit të ri botëror.
Organizatën e ka formuar Adam Vajshaput në 1 maj të vitit 1176. termi Iluminati do të thotë të ndricuarit. Pas reformave që ndodhin në shekullin 19, Iluminati janë bërë organizatë e fshehtë në vet organizatën masonike./Shqipmedia/

Izraeli drejton aeroplanë nga Turqia

Posted by artparadox on 02 October 2011 , under |




Aeroplanë të sofistikuar luftarakë të Izraelit kanë fluturuar të premten përreth një anijeje kërkimore të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke i acaruar edhe më shumë raportet tanimë të tensionuara ndërmjet dy ish-aleatëve, kanë raportuar mediet turke.
Sipas burimeve zyrtare të cituara nga e përditshmja “Today’s Zaman” dhe bazuar në një raport të gazetës tjetër turke “Vatan”, dy aeroplanët luftarakë izraelitë “F-15” kanë fluturuar të enjten vonë mbi anijen turke, e cila po kryen operacione kërkimi në ujërat e Qipros së kontestuar nga shteti turk. Turqia ka bërë të ditur se Izraeli me këtë veprim i ka shkelur ligjet e hapësirës ajrore. Raporti po ashtu bën të ditur se Turqia menjëherë ka aktivizuar aeroplanët luftarakë “F-16” për t’i përndjekur aeroplanët izraelitë. Incidenti ka ndodhur në kohën, kur janë rritur shkëmbimet verbale ndërmjet të dy shteteve, pasi Izraeli refuzoi ftesën turke për kërkimfalje, pas vrasjes së nëntë aktivistëve turq në flotën e Gazës në ujërat ndërkombëtare afër Gazës.
Dërgimi i anijes turke të kërkimeve ka nxitur reagimin e Qipros greke, e cila pretendon se territori ujor është pronë e saj dhe se Turqia po shkel të drejtat ndërkombëtare të ujërave.
“Ne kemi treguar se nuk do të lejojmë që Mesdheu Lindor të bëhet një qëllim i qipriotëve grekë dhe i izraelitëve”, ka thënë një zyrtar i lartë turk, raportojnë mediet e Turqisë, transmeton agjencia Reuters./koha

Latest News