Gratë nobeliste marrin sot çmimet në Oslo

10 December 2011 , Posted by artparadox at 1:12 PM


Tre gratë që ndajnë çmimin e sivjetmë Nobel për Paqe pritet që t’i marrin çmimet e tyre gjatë ditës së sotme, në një ceremoni në Oslo të Norvegjisë.
Presidentja liberiane, Ellen Xhonson Sirllif, pastaj aktivistja liberiane e paqes, Lejmah Gbovi dhe aktivistja e Jemenit, Tavakol Karman do të marrin secila nga një medalje të artë, një diplomë dhe çmimin në para, 1/3 e 1.48 milionë dollarëve.
Presidenti i Komitetit Norvegjez për Nobel, Thorbrojn Jagland tha se shpallja e emrave të tyre si fituese të çmimit me 7 tetor nënkuptonte njohje të përpjekjeve të tyre kundër dhunës për mbrojtjen e grave dhe promovimin e të drejtave të tyre, si dhe njohje të punës së tyre në procesin e ndërtimit të paqes.
Në një ceremoni tjetër në Stokholm, fituesit e çmimeve Nobel për Mjekësi, Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Ekonomi, do të pranojnë çmimet e tyre./rfe/

Latest News