Fisk: Bankierët perëndimorë si diktatorët arabë

11 December 2011 , Posted by artparadox at 6:30 AM


Gazetari britanik, ekspert i çështjeve të Lindjes së Mesme, Robert Fisk, i ka konsideruar bankierët perëndimorë të barabartë me diktatorët e vendeve arabe. Sipas tij, bankierët perëndimorë nuk ndryshojnë nga ata që ai i quan qeveritarë diktatorë të vendeve arabe, të cilët e konsideronin pushtetin si pronë të tyren.
Për të sqaruar pikpamjen e tij se sistemi kapitalist është shpërfytyruar dhe se kriza financiare është mbajtur e fshehtë, Fisk bën një krahasim mes asaj që tashmë njihet me emrin “Pranvera arabe” dhe mes protestave që zhvillohen në perëndim.
Lidhur me pranverën arabe, ai tha se kjo frazë është një shpërfytyrim i imazhit të rizgjimit arab dhe islam, i cili ka lëkundur të gjithë Lindjen e Mesme.
Në kuadër të kritikave ndaj gazetarëve perëndimorë të cilët kanë përcjellë protestat sociale në perëndim, Fisk thotë se raportet flasin për frymëzimin e të varfërve në perëndim me pranverën arabe të lindjes, e cila largoi nga pushteti presidentin e tunizian dhe atë egjiptian.
Gazetari shton se e gjitha kjo është absurditet, pasi në kundërshtim me atë që ndodhi në botën arabe, protestat perëndimore janë injoruar nga gazetarët perëndimorë, të cilët i kanë ngritur në qiell protestat arabe kundër diktatorëve, por lënë pas dore protestat kundër qeverive “demokratike” në perëndim. Këtë, ata e justifikojnë se gjoja po merren me konfliktet më të fundit në botën arabe.
E vërteta                     
Sakaq, e vërteta – sipas Fisk – fshihet diku tjetër. Ajo që i shtyu arabët të dalin në protesta milionëshe duke mbushur rrugët e Lindjes, ishin kërkesat e tyre për dinjitet dhe refuzimi që pushteti të mos shihej si pronë e familjeve qeverisëse. Martirët e protestave dhanë jetën e tyre për ti treguar botës se vendet e tyre ishin pronë e popullit dhe e askujt tjetër.
Ajo që ndodh në perëndim – po sipas Fisk – nuk janë gjë tjetër veçse protesta kundër bankiervë dhe qeverive, sepse popujt kanë ndjerë, edhe pse vonë, se janë mashtuar duke u ofruar demokraci falco.
Ai thotë se dy bankat Goldman saks dhe Royal bank of skotland, nuk ndryshojnë shumë nga Mubaraku dhe Bin Ali përsa i përket zhvatjes së pasurive të popullit nëpërmjet shpërblimeve financiare tepër të mëdha, si dhe shtesave të majve që marrin administratorët, shifra të paimagjinueshme nga “vëllezërit e tyre diktatorë arabë”.
Në kuadër të mungesës së hetimit të krizës financiare, Fisk thotë se kjo i kujton mbulimin e plotë të ngjarjeve të botës arabe nga ana e korrespondentëve amerikanë, të cilët shmangin çdo lajm ku kritikohet Izraeli.
Artikullin e tij, ai e mbyll me fjalët:”Ne në perëndim, domethënë qeveritë , kemi krijuar diktatorët tanë. Por në ndryshim me arabët, ne nuk mund ti prekim ata.” \ardhmeriaonline\

Latest News