Mekka. Metro për haxhilerët

Posted by artparadox on 25 July 2010 , under |



Mbreti saudian Abdullah bin AbdulAziz porositi që të bëhet hulumtim për realizimin e fazës së dytë të metrosë Mekkase, ka deklaruar dr. Habib Zejn El-Abdin, nga sekretariati i ministrisë për punë të fshatit dhe qytetit.

Mbas mbarimit të fazës së dytë pritet që të barten 72000 udhëtarë për një orë në një drejtim. Rreth 175.000 haxhilerë do të mund ta shfrytëzojnë metronë gjatë kohës së haxhit. Që nga viti i ardhshëm 2011 metroja do të shfrytëzohet me kapacitet të plotë për bartjen e milionë haxhilerëve, ka deklaruar El-Abdin kryetar i dhomës qendrore për projekte në vendet e shenjta.
Metroja përbëhet nga 20 trenave, ku secili tërheq nga 12 vagonë. Secili vagon ka kapacitet prej 250 udhëtarëve, që don të thotë se secili tren mundet të transportojë rreth 3.000 haxhilerë për udhëtim. Secili vagon ka pesë dyer nga të dyja anët. Treni është i bërë sipas standardeve ndërkombëtare të pranuara, ka shtuar El-Abdin
Temperatua në çdo automobil do të jetë 24 gradë Celzius, ndërsa shpejtësia e trenit do të jetë prej 80-120 km në orë. Treni do të niset nga El-Xhemre në rrugën e mbretit Abdul Aziz në nivelin e pestë të urrës Xhemre. Do të kalojë nëpër rrugën e mbretit Abdul Aziz në Mine dhe do të vazhdojë deri në Muzelife dhe Arafart. Ai dë të përfundojë në Arafat.
Metro linja zgjatë 20 km me rrugë në dy nivele. 18.1 km të rrugës është e ngritur dhe kalon nëpër rrugë komunikacioni. Treni do të ketë dy lokomotiva nga të dyja anët dhe tdo të punojë me teknologjinë e dirigjimit pa pjesmarjen e njeriut, si dhe në dirigjim mekanik në raste urgjente.


Pedofili dhe pornografi edhe në Pentagon

Posted by artparadox on , under |




Pedofili dhe pornografi, edhe në zemër të Pentagonit. 20 persona, duke përfshirë zyrtarë dhe punonjës të tjerë të Pentagonit, janë akuzuar për daunlodimin nga interneti të filmave dhe videove me përmbajtje pornografie me fëmijë të mitur. Në disa raste, zyrtarët kanë përdorur gjithashtu edhe kompjuterë të qeverisë. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta Boston Globe e cila citon një raport të brendshëm të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, mbi një hetim që kishte filluar që para 4 vjetësh. Njerëzit e përfshirë në pedofilinë dhe pornografinë me të mitur, kanë qenë të punësuarit me orar të plotë, ish-ushtarakë apo bashkëpunëtorë në Pentagon. /Alsat-M/









“Djege një Kuran në ditë” – reagojnë myslimanët

Posted by artparadox on 21 July 2010 , under |




Këshilli për Marrëdhënie Amerikano Islame (CAIR) ka thirrur myslimanët në Amerikë që ti kundër përgjigjen planeve të një Kishe në Floridë për të djegur një Kur’an në ditë.
CAIR do të organizoj një program edukativ të quajtur “Shpërndaje Kur’anin” me iftare gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit duke shpërndarë kopje të përkthimit të Kur’anit të Shenjtë falas për fqinjët, publikun dhe zyrtarët publik, ata të rendit si dhe gazetarët.
Përfaqësues të një kishe në Gainesville të Floridas kanë thënë se do të djegin nga një Kur’an duke filluar nga 11 Shtatori si dhe kanë nxitur që edhe tjerët ta bëjnë atë. Kjo është po e njëjta kishë që kishte thënë se “Islami është nga dreqi” dhe e cila proteston ndaj xhamive të reja në vend.
“Ndërgjegjja e myslimanëve Amerikan dhe të tjerëve duhet ti mbështesë përpjekjet edukative dhe të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së Islamofobisë,” thotë Ibrahim Hoper nga CAIR.
Ai tha se hulumtimet e CAIR tregojnë se paragjykimet anti myslimane ulen kur njerëzit kanë qasje në informatat e sakta për Islamin.
CAIR po ashtu ka hapur fushatën “Shpërndaje Kur’anin” me një kanal në rrjetin Youtube: http://www.explorethequran.com/

Ulliri nga këndvështrimi Kur'anor dhe mjekësor

Posted by artparadox on 15 July 2010 , under |




Nga: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin famëmadh thotë:
“Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.”[1]
All-llahu i Madhërishëm me urtësinë e Tij të krijimit dhe të mbajtjes së universit, furnizon njeriun me gjërat e nevojshme për jetë. Të lejuarën e bëri atë në të cilën ka dobi dhe mirësi, ndërsa të palejuarën e bëri të dëmshme për njeriun, qoftë nëse ka të bëjë me individin apo me shoqërinë në tërësi. Përveç kësaj, njeriut i është bërë në dispozicion zgjedhje e madhe e gjërave ushqimore të lejuara për përdorim. Gjithsesi, njeriu i mençur do të orijentohet kah gjërat e dobishme, varësisht nga mundësitë materiale. All-llahu i Madhërishëm ia ka bërë vetëm një kufizim, kur thotë në Kur’anin fisnik:“....hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).”[2]
Ulliri e ka origjinën nga Armenia, prej nga u transferua në Palestinë e më pastaj në Egjipt para 4000 vjetëve para epokës sonë. Vaji i kësaj bime filloi të prodhohet dhe përdoret në ushqim dhe si ilaç afro 2000 vjet më vonë. Tregëtarët fenikas ullirin e sjellin në Greqi dhe Spanjë, ndërsa grekët kultivimin e ullirit e sjellin në Itali. Dhe mu këto tri vende sot avancojnë në prodhimin e vajit të ullirit, bile edhe 74% të prodhimit botëror.
Sot ullirin e hasim në të gjitha shtetet e bazenit të mediteranit. Edhe pse në treg dominojnë sortet italiane dhe greke, hulumtimet e fundit kanë treguar në kualitet të veçantë ullinjtë nga Istra dhe Dalmacia e Shqipëria. Lloji më i mirë i vajit është i ashtuquajtur vaji i ullirit “i virgjër”. Gjithsesi, zgjedhja varet edhe nga shija e blerësit dhe gjatë blerjes duhet pasur kujdes në etiketën e prodhimit. Në realitet, përqindja e thartirave yndyrore nuk duhet kaluar 1% dhe mënyra e përpunimit dmth e presuar ftohtë pa përdorimin e mjeteve zbërthyese ose burimit të nxehtë.

YNDYRAT NË ORGANIZËM
Për funksionimin e organizmit njerëzorë nevojitet energjia-ushqimi. Njësia e matjes së vlerës energjetike të ushqimit quhet kalori dhe flet sa është fuqia e ushqimit të caktuar, gjegjësisht sa sasi ditore i nevojiten për ta ngopur organizmin. Materiali ndërtimor për rigjenerimin dhe ndërtimin e qelizave gjendet në proteina (albumina). Yndyrërat dhe karbohidratet janë përbërës të cilët i japin energji organizmit. Padyshim se shumë herë kemi dëgjuar këshillën e mjekut: “ushqehu me më pak yndyrë, ose yndyra në gjak është e dëmshme”, etj. Ose përshkruhen ilaçe të shumta (Omega 3, Zocor, Vasilip, Simvastatin, Atoris, etj) për të zvogëluar sasinë e kolesterinës (LDL) dhe triglicerideve në gjak, të cilat duhet të merren një kohë të gjatë. Përveç që organizmit i japin energji, yndyrat marrin pjesë në ndërtimin e membranës qelizore dhe shumë hormoneve, dhe shërbejnë për zbërthimin e disa vitaminave (liposolubile A, D, E, K). Mirëpo, sasia e tepruar e yndyrave shkakton shumë sëmundje: diabetin, obesitin, tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, arteroskleroza, sëmundjet degjenerative, kancerin, etj. Në themel yndyrat ndahen në të ngopura dhe të pangopura.
Yndyrat e ngopura gjenden në ushqimet me origjinë shtazore (mishi, dhe disa lloje të peshqive), prodhimet e qumështit dhe vezët. Këto lloje të yndyrave kanë ndikim të madh (shpesh të dëmshëm) për shkak të kolesterinës të cilat gjenden vetëm në ushqimet me origjinë shtazore. Kur ushqehemi me ushqim të pasur me yndyra të ngopura, rritet niveli i kolesterinës në gjak duke u rritur sasia e thërrmijave të yndyrës të cilat precipitohen në muret e enëve të gjakut duke i ngushtuar. Kështu pamundësohet rrjedha normale e oksigjenit deri te indet dhe organet për çfarë shkakton ushqimin e tyre të dobët dhe në fund vdekjen e tyre, e kjo kur është në pyetje zemra dhe truri, shkak i sulmeve të zemrës dhe atakeve në tru. Edhe pse procesi i arteriosklerozës zgjatë me vite, konsumimi i tepruar i yndyrave të ngopura në organizëm me të madhe e përshpejton këtë proces degjenerativ. Për këtë mjekët këshillojnë ndryshimin e regjimit të ushqimit në konsumimin më të pakët në organizëm me yndyra të ngopura.
Yndyrat e pangopura më së shumti gjenden në perime, vajin bimor dhe në shumë lloje të peshqive dhe janë shumë të dobishme për organizëm sepse ndihmojnë në eliminimin e kolesterolit duke zvogëluar kështu nivelin e tij në gjak.

VAJI I ULLIRIT DHE SHËNDETI
Vaji i ullirit bënë pjesë në yndyrat e pangopura dhe përbën 77% të yndyrave të pangopura që zvogëlojnë të ashtuquajturin kolesterol të “rrezikshëm” (LDL) ndërsa rrisin koncentrimin e kolesterolit të “mirë” (HDL) në gjak. Vajet e bimëve tjera ulin nivelin e LDL kolesterolit por në HDL kolesterolin nuk veprojnë fare.
Vaji i ullirit përmbanë 4-12% më shumë yndyra të pangopura të cilat kur oksidohen mund të shkaktojnë dëmtimin e enëve të gjakut. Kur janë në pyetje yndyrat e ngopura, vaji i ullirit përmbanë gjithsejt 9%, vaji i misrit 30%, ndërsa i lulediellit 69%! Dy përbërës të vajit të ullirit esencial për shëndet janë vitamini E dhe polifenoli.
Vetëm një lugë çaji i vajit të ullirit, mjafton 8% të nevojave ditore të organizmit për vitaminën E, ndërsa polifenolet zvogëlojnë rrezikun nga arterioskleroza dhe disa lloje të kancerit (zorrës së trashë, mëlçisë dhe gjirit bile deri në 45% tek gratë që e konsumojnë për çdo ditë).
Gjithashtu vaji i ullirit shëron të thatët në organet e trejtjes si dhe parandalon gurëzit në fshikën e tëmthit dhe veshkët. Tretman të shkëlqyer kanë treguar tek djegjet në lëkurë, ndërsa dermatologët kanë konstatuar që përmbanë UV faktorë mbrojtës 20, dhe për këtë e preferojnë si vaj për mbrojtje nga rrezet ultravjollce të diellit.
Vaji i ullirit përmbanë edhe yndyra esenciale të cilat organizmi i njeriut nuk mund t’i sintetizoj por duhet marrë me ushqim. Përveç këtyre vaji i ullirit përmbanë edhe vitaminë A, D, dhe K të cilat kanë efekt antioksidativ dmth ofrojnë efekt mbrojtës të organizmit.
Ebu Hurejre r.a. ka shënuar se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Përdorni vajin e ullirit si ushqim dhe melhem, sepse ai nxirret nga druri i bekuar”.[3]
Druri i ullirit është bekuar në Kur’an, kurse dega e ullirit simbolizon paqen. Pirja e vajit të ullirit përdoret në shërimin e helmimit me ushqim, i vë në lëvizje zorrët dhe nxjerr jashtë parazitët e zorrëve. Sa më i vjetër të jetë vaji, ka temperaturë në shkallë më të lartë dhe efektshmëri më të madhe në zbërthimin e substancave. Të gjitha llojët e vajrave e zbusin lëkurën dhe e ngadalsojnë procesin e zbardhjes së flokëve (thinjat). Uji i kripur i ullinjëve të mbetur përdoret në raste të djegjes së lëkurës, e pengon krijimin e fluskave (fshikave) në lëkurë, forcon mishin e dhëmbëve dhe është i mirë për pezmatime herpetike dhe për disa forma alergjike të lëkurës (urticaria).
Përtypja e gjetheve të ullirit përdoret me sukses në shërimin e pezmatimeve në gojë (stomatitis aphtosa), si dhe në kontrollimin e djersitjes së tepërt.
Gjethet e ullirit përdoren në sëmundjet infektive, duke përfshirë pezmatimet lokale të lëkurës që shoqërohen me skuqje lëkure, ekcemin dhe të thatët që shkaktohen nga kafshimi i brejtësve të ndryshëm.
Pra, ulliri është bimë me veti mjekuese të mrekullueshme dhe e njohur për vetitë dietike dhe fitofarmaceutike. Në mjekësinë popullore përdoret lëvorja e frutit, fruti, gjethet dhe vaji i ullirit. Gjethet qëndrojnë në degët e ullirit gjatë gjithë vitit, por mund të mblidhen gjatë muajve dhjetor-shkurt dhe të ruhen të thara.
Gjethet dhe lëvoret e degëve të ullirit përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike (kundër temperaturës së lartë të organizmit). Përdoren me rrezulltate të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet me temperaturë të lartë.
Kanë veti diuretike (nxjerrjen e ujit të tepërt nga organizmi) dhe ulin sasinë e sheqerit në gjak. Në këto raste përdoret çaji i cili përgatitet si vijon: Merren 40-50 gjethe dhe vihen e zihen në gjysmë litre deri sa të mbeten ¾ e sasisë së ujit. Çaji filtrohet, i shtohet sheqer pastaj pihet 1-2 filxhanë në ditë.
Çaji i përgaditur me gjethe ulliri ka dhënë rezulltate të mira, sidomos në uljen e tensionit të lartë të gjakut, që është dukuri mjaftë e shpeshtë tek ne. Për këtë preferohet: çaji fillimisht përgaditet me 20 gjethe ulliri në një litër ujë. Pastaj shtohen çdo ditë nga 5 gjethe derisa të arrihet numri prej 120 gjethesh pa e shtuar sasinë e ujit. Në të gjitha rastet çaji zihet deri sa të mbeten ¾ e sasisë së ujit. Prej tij pihen 2 gota; një në mëngjes para buke dhe një në mbrëmje para se të flemë.
Për personat e rritur, kundër të vjellurit që shoqërohet me dhembje stomaku, këshillohet:
Merren 100 gjethe ulliri dhe zihen në një litër ujë derisa të mbeten ½ e sasisë së ujit. Pastaj sasia e mbetur e ujit ku janë zier gjethet kullohet dhe pihet një filxhan esëll për çdo mëngjes.
Vaji i ullirit tretet mirë dhe resorbohet (thithet) me lehtësi nga organizmi, prandaj është përdorur nga populli qysh në kohët e vjetra.
Në mjaft raste janë arritur rezulltate të mira kundër ulcerës së stomakut.
Vlenë të theksohet se vaji i ullirit duhet të përdoret i freskët dhe jo i zier apo i djegur, sepse ngacmon stomakun duke shkaktuar djegje të brendshme, thartirë, nuk tretet, shkakton dhembje koke, etj.
Vaji i ullirit vepron në mënyrë të efektshme edhe kundër krimbave parazitor dhe tenjës.
Poashtu përdoret shumë për masazhe pasi ka vetinë të ruaj ngrohtësinë e trupit, zbutë dhe mbyllë plagë të ndryshme dhe mjekon me efikasitet djegjet e shkaktuara në lëkurë, duke ndihmuar ripërtëritjen e indeve të dëmtuara, zbutë flokët, forcon rrënjën e tyre dhe lufton zbokthin.
Alauddin ibn Nefis i cili jetoi në fillim të shekullit XII në librin e tij të njohur me titull Muxhez ul Kanun, për vajin e ullirit thekson: “Nëse flokët lyhen me vaj ulliri forcohet rrënja e qimeve dhe parandalohen thinjat e parakohshme. Kokrrat e ullirit forcojnë organizmin e njeriut. Lëngu i njelmët i ullirit të konservuar është shumë efikas kundër stomatitit aftoz dhe forcon mishin e dhëmbëve. Gjethi i ullirit është tejet efikas kundër anthraxit-urtices dhe inflamimeve të lëkurës. Parandalohen të djersiturit e tepërt dhe shëron me sukses panarciumin (infeksionet bakteriale të gishtërinjëve)".
Pra, të mendojmë për mënyrën e ushqimit tonë, dhe ja kuptuam sa është e rëndësishme vetëm njëri prej ushqimeve tona, të cilën deri më tani nuk i kemi kushtuar ndoshta kujdes të duhur. Njohja më e mirë është të mendojmë duke falënderuar për mirësitë e All-llahut të Madhërishëm të dhuruara njeriut.
Gjithë kjo që thamë lidhur me vetit dhe dobitë që kemi prej ullirit nuk janë të rastit sepse All-llahu i Madhërishëm betohet në fikun dhe ullirin dhe na përkujton që ta falënderojmë dhe madhërojmë vazhdimisht, duke mos harruar versetin e Kur’anit famëmadh:
“Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.”[4]

----------------------------------------------------------------------

[1] El En’amë, 99
[2] El Arafë, 31
[3] Abdurrezak në Mussanit, 1958; Ibn Maxhxheh, 3319; Hakimi 4/122 thotë se është sahih. Me të pajtohet Dhehebiu
[4] Ibrahim, 34

Ceremonia e rivarrimit të 775 viktimave të masakrës së Srebrenicës

Posted by artparadox on 12 July 2010 , under , |



Në Srebrenicë u bë rivarrimi i viktimave të gjenocidit.
Masakra kundër burrave myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995 është genocidi më i rëndë i ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Zbardhja historike dhe juridike nuk ka përfunduar ende.
Në 11 korrik përkujtohet për të 15-in vit masakra e Srebrenicës. Në vitin 1995 në qytetin, zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara marshuan trupat serbe, selektuan burra dhe të rinj myslimanë në moshën 18 deri në 80 vjeç dhe më pas i vranë. Ushtarët e OKB-së, në mbrojtjen e të cilëve civilët e paarmatosur shpresonin, e panë këtë skenë pa intervenuar. Si trajtohet sot zbardhja e rolit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara?

Çfarë faji mbajnë Kombet e Bashkuara?
Vitet e fundit nga 275 varret masive në luginën e Drinit, lumi që ndan kufirin serbo-boshnjak u rivarrosën kufomat e 8.372 viktimave të masakrës së Srebrenicës, vetëm 6.557 syresh u identifikuan. Kjo nuk është shifra e fundit e civilëve të vrarë boshnjakë, shumë konsiderohen ende të humbur.
Manfred Eisele, Gjeneralmajor i këmbësorisë së Bundesverit, që përgatiti misionet e paqes të OKB-së nga viti 1994-1998, thotë se është e vështirë ta zbardhësh tërësisht këtë tragjedi. Rolin e shteteve evropiane në konfliktin jugosllav dhe në Luftën e Bosnjës ai e sheh të bazuar në determinizmin historik: "Konfliket në Ballkan së paku që nga fillimi i shekullit të 20-të kanë luajtur një rol të rëndësishëm në kryeqytetet evropiane. Ngjarja në këto kryeqytete në vitin 1995 në pjesën më të madhe u analizua mbi bazën e pozicioneve që këto vende i kishin marrë që në vitin 1914."
Gjenerali Eisele shpreh dyshime për aktorët përgjegjës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që të kenë pasur forcën dhe qëllimin t'i mbronin të 40.000 civilët myslimanë në zonën e Srebrenicës. Këtë e mbështesin edhe hulumtimet e fundit të gazetarit holandez, Huub Jaspers. Nga to del që superfuqitë në KS kishin informata për planet serbe që para masakrës.
Gazetari Huub Jaspers: "KS në thelb është përgjegjësi kryesor për atë që ka ndodhur në Srebrenicë. Qeveritë e shteteve anëtare kanë marrë informata nga shërbimet e tyre sekrete për atë që po përgatitej. Por ato nuk i shfrytëzuan këto informacione. Nuk e penguan zhvillimin e kësaj tragjedie. Kjo është një nga pyetjet e mëdha që ende qëndron e shtruar mbi tavolinë: Përse?"

Holanda kundërshtoi, OKB nuk sulmoi, masakra ndodhi
Për gjenocidin në Srebrenicë bëhet sot përgjegjëse edhe qeveria holandeze. Kur përgjegjësit atëherë propozuan goditjen e forcave serbe nga ajri, Holanda kundërshtoi dhe ia doli mbanë. OKB nuk sulmoi, masakra ndodhi. Holanda kishte frikë për fatin e 450 ushtarëve të saj të stacionuar atje për mbrojtjen e enklavës.
Axel Hagedorn, avokat i rreth 8.000 i të afërmve të viktimave, përpiqet të arrijë në Gjykatën Evropiane dhe Gjykatën e Lartë në Holandë heqjen e imunitetit të OKB-së. "OKB ka përgjegjësi të qartë, pasi ajo duhej të vendoste kundër vullnetit të holandezëve: "Ne duhet të ndalojmë këtu gjenocidin masiv". Po qe se OKB del para drejtësisë, atëherë Holanda nuk mund t'ia pasojë fajin OKB-së dhe OKB-ja Holandës. Premtimi i pambajtur është trauma më e madhe sa kohë që as OKB as Holanda nuk kërkojnë ndjesë."
Ndërkohë Srebrenica është gati "e pastruar etnikisht", aty jetojnë 3-5 përqind myslimanë, shumica gra në kërkim të të afërmve. Kërkimi për viktimat vazhdon me hapa të ngadaltë. Në 11 korrik 2010 do të varrosen në Potoçar një grup tjetër viktimash, edhe 731 kufoma të identifikuara. /DW/



Dexhalli, Masonet, Israeli

Posted by artparadox on 06 July 2010 , under |








Kërcënohet Xhamia e re në Nju Jork

Posted by artparadox on 01 July 2010 , under |



 
 Të dielën, një kërcenim me bombë i është drejtuar Këshillit Për Marrëdhënie Islamo-Amerikane (CAIR) në lidhje me propozimin e tyre për ndërtimin e xhamisë së re në Brooklyn.
CAIR ka kërkuar nga FBI-ja dhe autoritetet e rendit dhe ligjit që të hulumtojnë këtë kërcenim, dhe thirrën që zyrtarët e zgjedhur të ndalojnë fanatizmin në rritje kundër xhamisë dhe qendrës Islame që pritet të ndërtohet afër vendit të ish Kullave Binjake.
“Në qoftë se ata do të ndërtojnë xhami atje, unë do të hedh bombë në xhami…dhe do tu bëj atyre shumë probleme…ata nuk do të qëndrojnë këtu të gjallë,” tha një protestues gjatë një proteste kundër ndërtimit të xhamisë, thuhet në një raport nga një gazetë në Brooklyn.
“Xhamitë dhe qendrat e qytetit të Nju Jorkut janë një pasqyrim i një komuniteti musliman të integruar mirë,” tha kreu i organizatës CAIR dhe banorë në Brooklyn Faiza Ali.
“Heshtja nga zyrtarët e zgjedhur para këtyre deklaratave raciste dhe të dhunshme është miratim i urrejtjes ndaj të gjitha minoriteteve fetare.”
Ali tha se CAIR ka kontaktuar në lidhje me këtë kërcenim me FBI-në, policinë e Nju Jorkut, Kryetarin Bloomberg si dhe te zyrtarët e komunës Brooklyn./mesazhi/
 
 

Latest News