Coca-Cola, rrezik steriliteti te meshkujt

28 January 2012 , Posted by artparadox at 10:17 AM


Meshkujt duhet të kufizojnë përdorimin e Coca- Colës. Përbërësit që ka kjo pije janë në gjendje të provokojnë sterilitetin tek ata. Ky është rezultati i studimit të Rigshospitalet në Kopenhagen (Danimarkë), drejtuar nga doktoresha Tina Kold Jensen dhe publikuar në “American Journal of Epidemiology”.
Ekipi i Jensen ka vëzhguar 2.500 meshkuj të rritur, duke analizuar ushqimin, spermën dhe numrin e spermatozoideve.
Sipas rezultateve, personat që bëjnë një jetë të shëndetshme, duke reduktuar pijen në fjalë, paraqisnin një mesatare prej 50 milion spermatozoidesh për çdo mililitër spermë, ndryshe nga dashamirët e kësaj pijeje ku kjo shifër reduktohej me rreth 30%. Ata që pinin një litër Cola në ditë kishin një rënie të theksuar të spermatozoideve.
Arsyes se përse shkaktohej kjo humbje e pjellorisë, shkencëtarët ende nuk i kanë dhënë përgjigje.
Nëse mund të jetë shkaku kafeina, studime të tilla kanë treguar se kafja nuk prodhon efekte të ngjashme. Ndaj, ekspertët danezë janë duke bërë një verifikim të mëtejshëm. /albeu/

Latest News