Zbulohet llamba elektrike LED me efikasitet të rrallë

19 January 2012 , Posted by artparadox at 7:14 AM


Zbulohet llamba elektrike LED me efikasitet të rrallë. Ajo është shumë më e vogël e praktike dhe harxhon më pak energji krahasuar me tjerat.  Mediat botërore i kanë bërë jehonë këtij zbulimi më të fundit.  
Doc Dr Mehmet Arëkut, i cili punon në qendrën e kërkimeve globale në Njujork, ka zbuluar një llambë elektrike e cila harxhon shumë më pak së një llampë normale dhe kushton shumë më lirë. Turku Mehmet Arëkut është quajtur nga mediat si Edisoni i shekullit të 21-të.
Llamba LED, të cilën Arëk e realizoi duke u frymëzuar nga sistemet e ftohjes në motorët zhet dhe të cilësuar si teknologjia e së ardhmes në ndriçim, ju prezantua shtypit në përvjetorin e 131-të të zbulimit të llambës elektrike nga Edisoni. “Llambat e gjeneratës së re LED”, mund të quhen si një “revolucion” në ndriçim.
Arëkut i nxit nga parimet e ftohjes së praktikuara nëpër motorat zhet, dhe të njejtën gjë bëri me llampat  elektrike, së afërmi kjo metodë do të mund të përdoret edhe nëpër shumë pajisje, që kanë problemin e nxehjes si telefonat celularë, apo edhe shumë produkte teknologjike si laptopët etj.
Llambat LED në teknologjinë e ndriçimit u zbuluan(shpikën) në vitin 1960-të, por produktiviteti i tyre ishte shumë i ulët. Kurse në vitin 1997-të, doli teknologjia e llambave LED, që jepnin akoma edhe më shumë dritë, por madhësia e llambave ishte e tepër e madhe, nxeheshin shumë shpejt dhe si pasojë e sasisë së madhe të energjisë së shpenzuar prej tyre nuk ishin efikase për konsumatorin.
Llambat LED, që do të dalin në tregjet botërore duke filluar nga viti 2012-të, janë shumë të lehta dhe sigurojnë një kursim të madh të energjisë elektrike. /Drita Islame/

Latest News