Mbulesa myslimane e padëshiruar në shkollat e Belgjikës

Posted by artparadox on 31 March 2010 , under |



  artikuj
  Ndalohet mbajtja e simboleve fetare në shkollat publike në Belgjikë.

E mërkure 31 Mars 2010
Në rajonin francez të Belgjikës, nga mesi i viteve të 90-ta në fuqi është një dekret me të cilin në institucionet publike parashihet neutraliteti, por deri para disa javëve askush nuk merrej me këtë në administratën komunale të qytetit industrial Sharleroa, në jug të Brukselit. Nga fillimi i kësaj jave, situata është më ndryshe, me procedurë urgjente këshilli i qytetit ndaloi mbajtjen e simboleve fetare në shkollat publike.
Ndalesa për mbajtjen e shamisë në Sharleroa tani për tani është akti i fundit në kontestin i cili është karakteristikë për mbarë Belgjikën. Vetëm disa ditë më herët, një gjykatë i lejoi një myslimaneje që të mbajë shami para nxënësve. Këshilli shtetëror belg, para disa javëve pezulloi ndalesën e autoriteteve falmane e cila nxënësve dhe mësimdhënësve u ndalon mbajtjen e simboleve fetare. Për këtë vendim doemos duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese e Belgjikës.

CNN: 1.5 milion amerikan u kthyen në Islam pas 11 Shtatorit

Posted by artparadox on 30 March 2010 , under |



artikuj
Shumë njerëz në Amerikë i kthehen religjionit pas sulmeve të 11 shtatorit. Sipas një shënimi, 20.000 persona në ditë shqiptojnë "shahadetin" (dëshminë) me të cilën ata kthehen në fenë Islame.
CNN konstaton se 25 % e 6 milion muslimanëve në SHBA janë te konvertuar në fenë Islame pas 11 Shtatorit.
Në video janë dy nga të kthyerit në Islam në mesin e 1.5 milion amerikanëve.
”S'ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut”. Allison Poole e thotë këtë thënie 3 herë në gjuhën arabe dhe pastaj 3 herë në gjuhën angleze dhe me këtë ceremonia e konvertimit të saj u kompletua. Tani ajo është pjesëtare e Fesë Islame.
Allison Poole ishte rritur si një krishtere baptiste. Ajo u bë muslimane gjatë muajit të Ramazanit. Që nga konvertimi i saj në fenë Islame, ajo ndihet më afër paqes dhe ka vërejtur se feja Islame ia ka bërë jetën shumë më të mirë, me që tani ajo ka besimin e drejtë në Zotin.
Familja e saj qëndron plotësisht pas vendimit të saj, por ajo ballafaqohet me disa amerikanë që e keqkuptojnë fenë Islame duke i thënë fjalë ofenduese.
Barbara Cartabuke është gjithashtu amerikane dhe thotë se konvertimi i saj ka ardhur si pasojë e sulmeve të 11 shtatorit.
”Pas 11 Shtatorit thashë me vete, mendoj se tani është koha kur njerëzit duhet të kërkojnë përgjigjet e vërteta”.
Përmes Islamit ajo ka gjetur afërsinë “1 me 1” me Zotin, gjë të cilën nuk e ka gjetur në krishterizëm.
“Kur të shkosh në kishë duhet ta adhurosh Jezu Krishtin ose Marijen. A e dini, më duhej të mendoja se ku është ZOTI?!”
Kjo është zgjidhja e saj me të cilën mburret dhe thotë se do ta mbajë përjetë.

Varshavë: Protesta kundër ndërtimit të xhamisë

Posted by artparadox on 28 March 2010 , under |



artikuj

Një grup proteston ndërtimin e xhamisë në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë. Grupi i quajtur “Unioni për të ardhmen e Evropës” u mblodh në kantierin e xhamisë në Varshavë dhe hodhi slogane anti islamike. Ndërsa një grup tjetër protestoi kundër kundërshtarëve të xhamive.
Ky grup që tërhoqi vëmendjen se në Varshavë jetojnë njerëzit të feve dhe kulturave të ndryshme reagoi ndaj atyre që janë kundër xhamive duke mbajtur pankarta me mbishkrime “Fund islamofobisë, Varshava është e të
gjithëve, Jo racizmit”./trt/

Ushtria greke fyen shqiptarët (video)

Posted by artparadox on 27 March 2010 , under |



artikuj


Fotografi ilustruese  

“Grek lindesh dhe nuk bëhesh, dëgjoje këtë o derr shqiptar”, këndojnë ushtarët grekë.

E premte 26 Mars 2010 23:36
Ndërsa Parlamenti Shqiptar përgatitet të votojë ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e varrezave të ushtarëve greke në Shqipëri, ushtarët e forcave speciale të Marinës Greke shokuan opinionin publik me këngë dhe parulla anti-shqiptare.
Gjatë parakalimit të përvitshëm që ushtria greke zhvillon me rastin e festës kombëtare greke, ushtarët e forcave speciale të marinës kënduan këngë që minimalisht provokojnë reagime të ashpra prej fqinjëve të Greqisë, Shqipërisë, Turqisë dhe Maqedonisë.
Ne videon e publikuar nga enet.gr dëgjohen qartë ushtarët grekë të këndojnë këngë fyese për fqinjët.

“Grek lindesh dhe nuk bëhesh, dëgjoje këtë o derr shqiptar”, këndojnë ushtarët grekë.

Më poshtë ata kërcënojnë ushtarët turq të cilët janë të besimit mysliman, duke thënë se do t’i bëjnë t’i përulen kryqit ortodoks, ndërsa pak më vonë dëgjohen të thonë: “I shikoni ata, janë nga Shkupi” dhe “Shqipëria, me lëkurën e tyre do të bëjmë këpucë”.
Qeveria greke ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim lidhur me ngjarjen. Janë fqinjët e vendit helen që kanë kërkuar shpjegime prej palës greke. Ndërsa Ministria Greke e Mbrojtjes, nuk pranoi të komentojë ngjarjen për momentin. Reagime të ashpra kanë bërë emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët kanë shprehur shqetësimin me këto zhvillime. /TopChannel/

Të djathtët Evropian kundër minareve

Posted by artparadox on , under |



artikuj 

Delegatë nga partitë e djathta popullore nga e gjithë Evropa kanë shkuar në Gjermani këtë fundjavë për një konferencë ku do të kërkohet ndalimi i ndërtimit të minareve në gjithë BE-në.
E organizuar nga grupi anti-musliman Gjerman Pro NRW ky tubim po përdoret edhe si rast për të fituar në zgjedhjet lokale nga kjo parti e djathtë.
Kështjella Horst në Gelsenkirchen do të jetë vendtakimi ku do të flitet për "rrezikun që i kanoset Evropës nga Islami", dhe në të do të marrin pjesë nacionalistë nga vende të ndryshme siç janë Vlaams Belang, Geert Wilders, Kjaersgaard Pia dhe Jean-Marie Le Pen. Të tjerë nga Suedia, Austria e vende tjera Evropiane janë të ftuar po ashtu.

Prapavija Islame

Posted by artparadox on 21 March 2010 , under |


Kardinali çek fajëson Evropianet për rritjen e Islamit

Posted by artparadox on , under |



           Londer: Evropianet po lejojnë qe Islami ta pushtoj kontinentin thotë kardinali romano katolik, Peshkopi i qytetit te Pragës Miloslav Vlk tha se muslimanet janë vendosur bukur mire për ta mbushur boshllëkun e krijuar derisa Evropianet sistematikisht po e zbrazin nga jeta e tyre brendinë krishterimit."
          "Evropa do ta paguaj shtrenjte për lejimin e themelit fetar", tha ai. Ky ishte shansi i fundit qe te behet diçka, dhe ky rast nuk do te qëndroj me dekada shtoi ai. Muslimanet kanë shume arsye për te udhëhequr këtu. Ata kanë një shkas fetar për te sjellë vlerat fetare ne besimin ne Zot ne një ambient pagan evropian në mënyrën e jetës ateiste.

          "Përderisa krishterët nuk zgjohen jeta do te islamizohet dhe krishterimi nuk do të ketë fuqi të ngulit karakterin e saj në jetën e njerëzve të mos themi të shoqërisë"

          Kardinali 77 vjeçar bëri këto komente në intervistën e tij e cila shënon pensionimin e tij pas 19 vite të shërbesës si lider i kishës çeke. Ai nuk fajësoi muslimanët për krizën që ka kapluar Evropën, ai tha se kjo është si shkas se evropianët e kanë sjellë vet duke ndryshuar kulturën e tyre krishtere në një sekularizëm agresiv i cili ka kapluar ateizmin.

          Evropa i ka mohuar rrënjët krishtere nga të cilat u ngritën dhe nga cila do ta forconte rezistencën ndaj rrezikut të pushtimit nga muslimanet, e cila është duke ndodhur gradualisht.

          "Në fund t ë mesjetës dhe në vitet e para të modernizimit Islami kishte dështuar të pushtonte Evropën me armë. T ë krishterët i fituan sot kur lufta po bëhet me armë shpirtërore ku Evropës i mungon kjo derisa muslimanet janë të armatosur bukur mirë rënia e Evropës po shtrembërohet. Ai thirri krishterët t'u përgjigjën kësaj duke jetuar një jet ë krishtere duke i kushtuar më shumë vëmendje. Vitin e kaluar patriarku i Lisbonës, Kardinali Hose polikarpo u tërhoqi vërejtjen grave kundër martesës me musliman.

          Kardinali italian Gjakomë Biffi po ashtu nxiti qeverinë në Romë qe t'i jep prioritet emigranteve katolik ndaj atyre musliman në mënyrë që të mbroj identitetin krishterë të shtetit.

          Vatikani kundërshtoi kërkesën e Turqisë muslimane që t'i bashkohet Bashkimit Evropian në një mënyrë ngase nuk ndanë trashëgiminë krishtere.

Përktheu: Naim Berisha

JASINI SHERIF - përkthimi në gjuhën shqipe

Posted by artparadox on , under |



Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Ja - Sin!

2. (Betohem) në Kur'anin gjithë urtësi (plot dije, ligje, të dhëna e prova)!

3. Vërtet që ti (o Muhammed) je prej të dërguarve (pejgamber),

4. Në Udhën e drejtë (në fenë e All-llahut xh.sh.).

5. (Ky Kur'ani është) i zbritur nga i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti.

6. Për t'ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tij nuk i është tërhequr, e për këtë shkak këta kanë mbetur të hutuar (të shkujdesur).

7. Vërtet që fjala (vendimi për dënim) ka marrë fund ndaj shumicës prej tyre, prandaj ata nuk do të besojnë.

8. Sigurisht që Ne në qafat e tyre kemi varë pranga hekuri që u arrijnë deri te nofullat, prandaj ata mbesin me kokat lartë.

9. Dhe Ne u kemi vënë përpara tyre një pendë (pengesë të pakalueshme) po edhe mbrapa tyre një pendë dhe i kemi mbuluar nga lart, kështu që ata nuk mund të shohin.

10. Dhe për ta është njësoj, ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk do të besojnë.

11. Ti mund t'ia tërheqësh vërejtjen (vetëm) atij që e ndjek Përkujtuesin (Kur'anin) dhe që i frikësohet të Gjithëmëshirshmit (Zot) pa e parë (Atë). Të këtillit jepi myzhde (sihariq) për falje (të mëkateve) dhe për shpërblim të begatë (të kopshteve të Xhennetit).
12. Nuk ka dyshim se të vdekurit vetëm Ne i ngjallim dhe se ua shkruajmë atë (punën) që ata dërgojnë përpara tyre dhe atë që ata e lënë (si) gjurmë mbas tyre. Ne edhe ashtu kemi llogaritur e regjistruar gjithçka në një Libër të Qartë.
13. Dhe sillu atyre një shembull të banorëve të qytetit, kur atyre u patën ardhur atje të dërguarit (e Zotit).

14. Kur Ne u çuam atyre dy (të dërguar) e ata i mohuan (përgënjeshtruan) që të dy dhe Ne i përforcuam ata me një të tretë që u thanë: 'Vërtet ne jemi të dërguar (nga Zoti) te ju'.

15. Ata (banorët e qytetit) u thanë: 'Ju jeni thjesht vetëm njerëz sikurse ne dhe i Gjithmëshirshmi (All-llahu) nuk ju ka zbritur gjë. Ju vetëm se po na rreni (gënjeni)'.

16. (Të dërguarit) thanë: 'Zoti ynë e di se ne vërtet jemi të dërguar (të Tij) për te ju.

17. Dhe ne nuk kemi (detyrë) tjetër, vetëm se të shpallim qartë (Porosinë e Zotit)'.

18. (Qytetarët, të zemëruar akoma më tepër) u thanë: 'Vërtet ne te ju po shohim shenja ogurzeza (shenja kobi që mund të na sillni) e nëse nuk pushoni (e të tërhiqeni), ne do t'ju gurëzojmë (gjuajmë me gurë) e do të përjetoni dënim të dhembshëm prej nesh'.

19. Ata (të dërguarit) thanë: 'Shenjat tuaja ogurzeza qofshin mbi ju! (A e quani "shenjë ogurzezë") pse ju këshilluam, hë? ?'është e vërteta, ju jeni një popull i shfrenuar (që s'njeh kufi të njerëzores e hyjnores)'.

20. Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri me vrap dhe tha: 'O populli im! Dëgjoni (çka ju thonë) të dërguarit!

21. Dëgjoni ata që nuk kërkojnë prej jush ndonjë shpërblim dhe që janë të udhëzuar drejtë!'

22. (Pas kësaj këshille që u dha atyre, ata iu kthyen këtij njeriu: 'Mjerë, po a edhe ti qenke prej fesë së tyre?'. Atëherë ky u tha): 'E pse të mos e adhuroj Atë (All-llahun e Vetëm) i Cili më ka krijuar dhe tek i Cili (të gjithë) ju do të ktheheni?!

23. A të marr (për adhurim) në vend të Tij zota (të tjerë) që, në qoftë se i Gjithmëshirshmi (All-llah) më dëshiron mua ndonjë të keqe, dërmjetësimi i tyre të mos më vlejë gjë dhe që mos mund të më shpëtojnë (prej asaj të keqeje)?!

24. Atëherë (po të veproja kështu), do të isha në një humbje të qartë.

25. Me të vërtetë, unë i kam besuar Zotit tuaj, pra, dëgjomëni mua (e ndiqni këta të dërguarit)!'

26. (Banorët e azdisur të qytetit nuk e dëgjuan, por përkundrazi e gjuan me gurë. Pak para se të vdesë) iu tha: 'Hyr në Xhennet!' Ai tha: 'Ah, sikur ta dinte këtë populli im!

27. Për atë që më fali mua Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve'.
  
28. Pas (mbytjes së) tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qielli kundër popullit të tij e as që kishim ndërmend të zbritnim ndonjë të tillë.

29. Pos një britme të tmerrshme (shkatërruese të lëshuar nga qielli) dhe ja! Të gjithë ata (mbetën) të heshtur(të ngrirë).

30. Oh, sa mjerim i madh për njerëzimin! Sa herë që u ka ardhur ndonjë i dërguar (nga Zoti), ata vetëm se janë tallur me ta.

31. A nuk shohin ata (mosbesimtarët) se sa breza (gjenerata) kemi shkatërruar para tyre, ngase nuk u kthyen (e t'i dëgjonin) ata (pejgamberët)?

32. Sigurisht që të gjithë ata, të tubuar (në Ditën e Gjykimit), do të sillen para Nesh (për të dhënë llogari).

33. Dhe një shenjë (argument) për ta është toka e vdekur, të cilës Ne i japim jetë, prej të cilës nxjerrim drithëra nga të cilat ata hanë (ushqehen).

34. Dhe në të (tokë) Ne u kemi bërë kopshte hurmash e vreshta rrushi dhe u kemi dhënë burime (uji).

35. Me qëllim që të hanë nga frutat e saj dhe nga ajo që e bëjnë me duart e tyre. A nuk falënderojnë (për këtë që e gëzojnë)?

36. Lavdi i qoftë Atij i Cili ka krijuar gjithë palët (çiftet) e atyre që prodhon toka si edhe nga vetë lloji i tyre (i qenies njerëzore) dhe nga ato gjëra që ata nuk i dinë!

37. Një shenjë (tjetër) për ta është nata; Ne tërheqim prej saj ditën dhe ata mbeten në errësirë.

38. Edhe dielli rend në rrugën e tij për një kohë (të përcaktuar). Ky është përcaktimi (rregullimi e sistemi) i të Gjithëfuqishmit, të Gjithëditurit.

39. Edhe hënës i përcaktuam (e i matëm) vendbanime (faza për t'i përshkuar ato) derisa të kthehet si të ishte kërcell i vjetër (i tharë) hurme, (Hëna e re).

40. As dielli nuk mund ta arrijë hënën e as nata mund t'ia shkojë ditës; ata të gjithë notojnë në orbitë (të hapësirës qiellore).
 
41. Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të njerëzimit) i ngarkuam në anije të mbushur përplot (të Nuhit a.s.).

42. Dhe ngjashëm me të (anijen), Ne krijuam për ta (kafshë) që të hypin (mbi to e të udhëtojnë).

43. Dhe po të donim, Ne do t'i përmbysnim ata (në ujë) dhe nuk do të kishte asnjë thirrje (për ndihmë) e as që do të shpëtonin.

44. (Ata shpëtuan) vetëm nga mëshira Jonë (ndaj tyre) dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.

45. E kur u thuhej atyre: 'Kini frikë për atë që jeni duke e punuar dhe për atë që do të vijë prapa, që të mund të mëshiroheni!' (Ata nuk dëgjuan).

46. Dhe nuk ka asnjë tregues (argument) prej treguesve të Zotit që u ka ardhur atyre e që këta të mos u kishin kthyer shpinën (e t'i refuzonin).

47. Dhe kur u thuhet atyre: 'Jepni (lëmoshë) nga ajo që ju ka dhuruar All-llahu!', ata që nuk besojnë u thonë atyre që besojnë: 'A ta ushqejmë atë që, sikur të kishte dashur All-llahu, (Vetë Ai) do ta kishte ushqyer?! Ju përnjëmend jeni të humbur!'

48. Dhe thonë: 'Kur do të përmbushet ky premtim (ringjallja), në qoftë se jeni që e flisni të vërtetën?'

49. (All-llahu u përgjigjet): '(Të këtillët) nuk janë duke pritur diçka tjetër përpos një britme (shkatërruese) që do t'i mbërthejë ata kur ata të jenë duke u hëngër e kundërshtuar në mes vete'.

50. Pastaj nuk do të jenë në gjendje të lënë amanete, as nuk do të mund të kthehen te familjet e tyre.

51. Dhe do t'i fryhet Surit (për herë të dytë) dhe ja, ç'të shohësh! Nga varret do të dalin me të shpejtë drejt Zotit të tyre.

52. Do të thonë: 'Mjerë ne! Po kush na zgjoi nga vendi ku kishim rënë? (Do t'u thuhet): 'E, kjo është ajo çfarë ju pati premtuar i Gjithëmëshirshmi (All-llah) dhe që ju patën vërtetuar pejgamberët'.

53. (Kjo) do të jetë vetëm një britmë e fuqishme dhe ja!
Ç'të shohësh! Ata të gjithë në pritje të sjellë përpara Nesh!

54. Këtë ditë (Ditën e Ringjalljes) askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi në asnjë gjë, as nuk do të shpërbleheni gjë, veçse çfarë patët punuar (në dynja).
 
55. Vërtet ata të Xhennetit sot (në Ahiret) janë të zënë me gjëra të gëzueshme.

56. Ata dhe bashkëshortet e tyre nën hije janë të mbështetur në kolltukë.

57. Aty ata kanë fruta (pemë) dhe gjithçka që të kërkojnë.

58. (Do t'u thuhet): 'Selam' (Paqja qoftë mbi ju!) - Fjalë nga Zoti, Mëshirëploti.

59. (Do t'u thuhet): 'Ndahuni sot, o ju kriminelë (politeistë, mëkatarë, mohues të Islamit)!

60. O bijt e Ademit (njerëz kriminelë), po a nuk ju dërgova porosinë që të mos e adhuronit (respektonit) Shejtanin? Vërtet që ai ishte armiku juaj i hapur?!

61. (Dhe a nuk ju porosita nëpërmjet pejgamberëve) Të më adhuronit (respektonit e dëgjonit) vetëm Mua (si Zot i juaji)? Kjo është ajo udha e drejtë.

62. Dhe vërtet që ai (Shejtani) ka humbur (mashtruar) turma të mëdha (njerëzish) prej jush. A nuk jeni që merrni vesh, pra?

63. (Ja) Ky është Xhehennemi që ju është premtuar (dhe që gjithnjë ju është tërhequr vërejtja nëpërmjet pejgamberëve).

64. Hyni (e digjuni) sot në të, se ju gjithnjë e mohonit (Xhehennemin derisa ishit në dynja)!

65. Këtë ditë Ne do t'i vulosim (mbyllim) gojët e tyre dhe Neve do të na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre do të dëshmojnë për gjithçka që ata kanë fituar.

66. Dhe sikur të kishim dashur Ne, do t'ua kishim verbëruar (qëruar) sytë atyre, që të përpiqeshin për (ta gjetur) udhën, po si do të kishin parë?

67. E sikur të kishim dashur Ne, do t'i kishim gjymtuar ata në vend, kështu që s'do të kishin mund të ecnin as para as prapa.

68. Dhe atij të cilit Ne i dhurojmë jetë të gjatë (ta përjetojë pleqërinë), e rikthejmë atë në krijim (si në fillim kur ishte foshnje e dobët). A nuk po marrin vesh e kuptojnë, pra (mohuesit e Zotit)?!

69. Dhe Ne nuk ia kemi mësuar atij (Muhammedit) poezinë, po as që i shkon kjo atij (as që ka nevojë ai për të). Ky është vetëm një Përkujtues (këshillë) dhe Kur'an i qartë.

70. Është për t'ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e me zemër) dhe për t'u përligjur fjala (vendimi për ndëshkim) kundër mosbesimtarëve.
 
71. A nuk e shohin ata se Ne kemi krijuar për ta nga ato gjëra (kafshë, bagëti) që i kanë bërë duart Tona, që të mund t'i kenë nën sundim (në shërbim) të tyre?

72. Dhe (që) Ne ua kemi nënshtruar ato atyre? Kësisoji, disa prej tyre i kanë për t'u hypur (e udhëtuar) e disa për t'i ngrënë.

73. Dhe në to (bagëtitë) për ta ka përfitime (të tjera veç këtyre) dhe (qumësht) për të pirë. A nuk do të falënderojnë, pra?

74. Po, shkojnë e në vend të All-llahut marrin zota (të tjerë për adhurim) me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.

75. Ata (zotat e rrejshëm) nuk mund t'u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët që u besojnë atyre zotave) janë bërë ushtri e gatshme e tyre.

76. E, le të mos brengosë (dëshpërojë) ty (o Muhammed) fjala e tyre. Sigurisht që Ne dimë çfarë ata fshehin dhe çfarë shfaqin.

77. A nuk e sheh njeriu se Ne e kemi krijuar atë nga një nutfeh (pikë e lëngut të ngjizur - spermës)? Prapëseprapë, kur shih! Ai (paraqitet) kundërshtar i hapur?

78. Ai (njeriu kundërshtar), duke e harruar krijimin e vet, na sjell Neve një shembull dhe thotë: 'Kush do t'i ngjallë eshtrat kur të jenë kalbur e bërë pluhur?'

79. Thuaj (o Muhammed): 'Do t'i ngjallë Ai i Cili i ka krijuar për herë të parë, e Ai është shumë i Dijshëm për çdo krijim.

80. (Do t'i ngjallë) Ai që për ju prej drurit të gjelbër nxjerr zjarrin, kur ja! Ju prej tij ndizni (zjarret e tjera)'.

81. Ai që krijoi qiejt e tokën a nuk është i Fuqishëm (i Zoti) të krijojë (përsëri) si ata? Gjithësesi, Ai është Gjithëkrijuesi, i Gjithëdituri.

82. Sigurisht që urdhëri i Tij, kur Ai dëshiron një gjë, është vetëm t'i thotë: 'Bëhu!' dhe ajo është e bërë (në çast).

83. I lavdëruar (pa të meta) është Ai që në dorën e Vet ka pushtetin e çdo gjëje dhe tek i Cili (të gjithë) ju do të ktheheni.
    

Muhammedi, a.s., në librat e shenjta të Hinduizmit

Posted by artparadox on , under |



             artikuj
Para disa kohësh, në Indi është shtypur libri i cili nxjerrë në dritë disa fakte. Libri është bërë temë e diskutimeve dhe bisedave në mbarë botën. Sikur autori të ishte musliman, mesiguri do ta kishin burgosur apo likuiduar.

Para disa kohësh, në Indi është shtypur libri i cili nxjerrë në dritë disa fakte. Libri është bërë temë e diskutimeve dhe bisedave në mbarë botën. Sikur autori të ishte musliman, me siguri do ta kishin burgosur apo likuiduar. Ndoshta të gjithë shembujt e këtij libri do t’ua kishin konfiskuar. Me siguri ajo do të shpallej si e ndaluar. Por, për çudi, autor i këti libri është eksperti Vedaprakash Upadhyai, profesori i ditur dhe i njohur hindus. Libri quhet “Kalki Avatar”. Dijetari Vedaprakash Upadhyai është Hindus-Brahman, me prejardhje bengale. Ai është hulumtues shkencor në Universitetin Allahabad në Indi.
Pas hulumtimeve shumëvjeçare, ai e ka botuar këtë libër, argumentet e të cilit i kanë vërtetuar dhe pranuar si autentike edhe tetë dijetarë tjerë hindus. Sipas besimit hindus, bota hinduse pret ardhjen e “udhëheqësit dhe liderit” i cili quhet “Kalki Avatar”. Sigurisht, përshkrimi i dhënë nëpër librat e shenjta hinduse sinjalizojnë vetëm në pejgamberin Muhammed, a.s., nga Arabia. Për këtë, hindusët e botës nuk kanë përse të presin më ardhjen e “Kalki Avatarit”, por gati, menjëherë dhe me kënaqësi duhet ta pranojnë pejgamberin Muhammed, s.a.v.s., si “Kalki Avatar”. Këto janë fjalët e profesorit të vërtetuara dhe të përkrahura edhe nga tetë profesora të tjerë hindus.
Autori dëshiron të thojë se hindusët (besimi i të cilëve është hinduizmi), të cilët me ëndje presin Kalki Avatarin, thjeshtë janë duke u nënshtruar dhimbjes së pafund. Sepse, ky Pejgamber ka ardhur dhe para 14 shekujsh ka shkuar nga kjo botë. Autori cekë argumente të forta nga Veda (libri më i vjetër i shenjtë Indian) dhe librat e tjera të shenjta të besimit hinduist si mbështetje të këti konstatim:
1. Në Puranat (aktet e shenjta të hinduizmit), ceket se Kalki Avatar do të jetë i Dërguari i fundit i Zotit në botë. Detyra e tij do të jetë që ta udhëzojë mbarë botën dhe të gjithë qeniet… Po, a nuk është Muhammedi, a.s., i Dërguari i fundit dhe vula e të gjithë pejgamberëve?
2. Sipas parashikimeve të besimit hinduist, Kalki Avatari do të lindet në një gadishull… A nuk është Arabia gadishull?
3. Në librat hinduiste emrat e babait dhe të nënës së Kalki Avatarit përmenden si Vishnubhagat dhe Sumaani personalisht… Nëse i përkthejmë këto emra, do të vimë tek një përfundim shumë interesant: Vishnu (Zoti) + bhagat (robi) = Robi i Zotit = Abdullah. Emri i babait të Pejgamberit, s.a.v.s., është Abdullah. Sumaani (paqe, siguri) = Ameenah. Emri i nënës së Pejgamberit, s.a.v.s. është Amina.
4. Në librat fetare hinduse përmendet se ushqimi kryesor i Kalki Avatarit do të jenë hurmat dhe ullinjt dhe se ai do të jetë personi më i besueshëm dhe më besnik në rajon. Pa dyshim, pejgamberi Muhammed, s.a.v.s., për këtë pajtohen të gjithë, ka patur këso virtytesh – ka ngrënë këtë ushqim dhe e kanë njohur si el-Emin (besnik).
5. Në Vedat theksohet se Kalki Avatar do të lind brenda një fisit me famë. Kjo plotësisht i përshtatet fisit Kurejsh, të cilit i përkiste Pejgamberi Muhammed, s.a.v.s.
6. Zoti do ta mësojë Kalki Avatarin përmes të deleguarit të Vet (melekut) në shpellë. Allahu e mësoi Pejgamberin Muhammed, s.a.v.s., perms të deleguarit të Vet, melekut Xhebrail, në shpellën Hira.
7. Zoti do t'ia mundësojë Kalki Avatarit që me një kalë shumë të shpejtë të udhëtojë nëpër botë dhe përtej shtatë qiejve. Kjo indikon në Burakun (kaliin e shpejtë si vetëtima) dhe Miraxhin (ushëtimin e natës së Pejgamberit, s.a.v.s., përtej shtat qiejve, deri te Sidretul – Munteha).
8. Zoti do t'i ndihmojë Kalki Avataru me një ndihmë hyjnore. Kjo është vërtetuar posaçërisht në Luftën e Bedrit.
9. Edhe një lajm shumë i shkëlqyer është ai se Kalki Avatar do të lind me datën 12 të një muaji. Pejgamberi, s.a.v.s., ka lindur më 12 rebiul-evvel, të kalendarit hixhri.
10. Kalki Avatar do të jetë kalorës dhe shpatist i mirë. Autori këtu tërheq vërejtjen hindusve se ditët e vërteta të kuajve dhe shpatistave kanë kaluar, dhe se tani është koha e armëve të zjarrit dhe e raketave. Vërtetë do të ishte qesharake sikur ata që presin Kalki Avatarin të mendojnë se duhet të vinë një kalorës dhe shpatist i mirë!?
Vërtetë, Libri Hyjnor, Kur'ani Fisnik, përmbanë veçori dhe shenja që i përshkruhen Kalki Avatarit, i cili në fakt tështë Pejgamberi Muhammed, s.a.v.s. Autori ka cekur shumë argumente që shkojnë në favor të konstatimit të vet se Kalki Avatari është në fakt Pejgamberi Muhammed, s.a.v.s., dhe se ata që ende presin që t'i vijë Kalki Avatari nuk duhet të humbasin kohë.
Edhe ne, të dashur miq, le ta pasojmë Pejgamberin, s.a.v.s., i cili, siç thonte Aishja, ishte „Kur'an i gjallë“ dhe shembull më i mirë. Le ta tregojmë dashurinë dhe respektin ndaj tij me fjalët dhe veprat tona, duke e njohur përmes leximit të Kur’anit dhe librave mbi Pejgamberin, a. s., le të ndërrohemi, e të shpresojmë të mirës, lumturisë dhe përparimit në të dy botrat. Mendjet botërore e respektojnë, ndërsa eksperti i përmendur indian i këshillon hindusët që të mos humbasin kohë, por menjëherë dhe me kënaqësi ta pranojnë Kalki Avatarin e pritur. Është momenti i fundit që me jetat tona t'i tregojmë bukuritë e islamit, i cili është varrosur nëpër libra dhe biblioteka, ndërsa ne që të dalim nga varret dhe të fillojmëtë jetojmë me një jetë në frymë të Kur'anit fisnik dhe sunnetit të Pejgamberit, s.a.v.s.
Burimi: www.bibladhekurani.com

KUR TË VIE AJO DITË

Posted by artparadox on 20 March 2010 , under |



Pite misri me djathë

Posted by artparadox on , under |



artikuj


   
Për 4-5 persona duhen:

* 1/2 kg miell misri
* 2 di qumësht
* pak kripë
* 10 gr. sheqer
* l tharm i bukës;
Për yç:
* 1/2 kg djathë
* 250 gr sheqer
* 3 ve
* 1 qese vanilje
* 2 lugë miell
* rrush i tharë.
Përgatitja:
Mielli gatuhet me qumësht të vluar dhe i qitet sheqer e kripë, e pastaj edhe tharmi i bukës.
Përzihet dhe lihet të vijë. Ndërkohë tunden të kuqtë e vesë bashkë me sheqer, në të hidhet djathi i copëtuar dhe mielli, në fund rrushi i tharë dhe shkuma e fituar nga të bardhët e vesë.
Në tepsinë e lyer me yndyrë hidhet gjysma e brumit të përgatitur nga mielli i misrit, pastaj mbi këtë sipërfaqe hidhet yçi prej djathit si dhe pjesa tjetër e brumit të mbetur. Tërë kjo piqet në zjarr jo të fortë.
Pasi të jetë pjekur, i hidhet në sipërfaqe sheqer vanilje që të duket më bukur dhe serviret.

Xhamitë në Gjermani përsëri në shënjestër

Posted by artparadox on 19 March 2010 , under |




Xhamitë në Gjermani përsëri në shënjestër. Në qytetin Bruchsal, një xhamie  të stërmbushur i është vënë zjarri në natën e javës së kaluar. Në një tjetër është shkruar "Derrat".
Kryesit e panjohur në xhaminë turke në Bruchsal, u kanë vënë zjarrin tavolinave të cilat kanë qenë të rradhitura njëra mbi tjetrën. Xhematlinjtë megjithate ia kanë aritur që ta shuajnë zjarrin, sepse sulmi terrorist ndodhi në kohën kur në xhami është mbajtur ligjeratë.
"Tentuan ta djegin xhaminë tonë dhe njerëzit e gjallë të cilët kanë qenë në të", thonë xhematlinjtë e revoltuar për gazetën turke Hürriyet. Policia ka sqaruar se kryesit e veprës kanë shfrytëzuar edhe mjete për përshpejtimin e zjarrit.
Të nesërmen në mëngjes agoi edhe mbishkrimi "Derrat" në muret e njëxhamie  në Waiblingen.

Dijetari saudian bëri thirje për xhihad në Palestinë

Posted by artparadox on 18 March 2010 , under |



Rijad, (PIC) - Dijetari dhe shkrimtari saudian dr. Muhsin el-Avaxhi i ka thirur dijetarët muslimanë, që të shpallin xhihadin për mbrojtjen e xhamisë Al-Aksa.
Avaxhi për Quds Press deklaroi, se mbrojtja e shenjtërive në Palestinë është përgjegjësi e të gjithë muslimanëve të botës.
Burimi : PIC – Palestinian Information Center


JA PSE NUK DO TË BËHEMI KATOLIKË!

Posted by artparadox on , under |



Halil Ibrahimi
 
Mitet e varura për qafe
Disa muaj më parë kur autoritetet më të larta të Kishës Katolike deklaruan se Kosova nuk do ta fitonte kurrë pavarësinë sikur të mos ishin 3 % katolikët e Kosovës unë, sikur edhe dy milion shqiptarë të tjerë përreth meje nuk patëm si të mos stepemi nga çudia e deklaratave të tilla dyftyrëshe, të pasakta, tendencioze dhe bile armiqësore; por në të njëjtën kohë ashtu krejt pa vetëdije nuk patëm si të mos i ikim përfundimisht kompleksit të fshehur të inferioritetit i cili i është skalitur me nge qe disa dekada shqiptarit musliman në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, njësoj. Si në letrat e Eduard Saidit ishin ‘ata’ dhe më poshtë pastaj ne.

Shqiptari i rëndomtë edhe sot e në përjetësi është bërë të vuajë nga kompleksiteti i mësuar dhelpërisht nëpërmjet kulturës, historisë, letërsisë dhe bile edhe muzikës se gjoja Islami na u imponua dhunshëm dhe si i tillë duhet flakur bashkë me gjithçka që qoftë prej së largu tingëllon si i lidhur me të në ndonjë mënyrë. Një numër i madh i shqiptarëve edhe pse thellë në ndërdije i kanë parasysh të gjitha kontributet të cilat personalitetet Islame ia dhanë këtij kombi, edhe pse e dinë thellë në vete se Islami, cilido që të ketë qenë ai, nuk i ka sjellur kurrë një të keqe, megjithëkëtë ata nuk duan të mendojnë se një numër i konsiderueshëm i elitës intelektuale, akademike dhe kulturore së kombit të vet i ka gënjyer tmerrshëm në dekadat e fundit rreth qenësisë së tyre fetare e kombëtare.
Nga burimet historike, bile shumë nga to çuditërisht katolike, mësojmë se përgjatë shekujve katolicizmi kurrë nuk qe i fuqishëm midis shqiptarëve e veqanërisht në Kosovë, duke pasur probleme thelbësore me një priftëri të pashkolluar dhe padëgjueshmëri qytetare për bëmat e tyre. Ardhja e Osmanëve këtu e gjeti Kosovën jo si një ishull të satisfaksionit katolik, ashtu siç tentohet të na imponohet sot, por të zhytyr në një luftë të paparë të Kishës Bizantino-Ortodokse Serbe për shkombëtarizim të vazhdueshëm të shqiptarëve këtu. Këto fakte kurrë nuk iu bëhen të ditura nga paria e sotme katolike njerëzve të cilët trumbetojnë se po konvertohen në fenë e të parëve.
Ajo çka priftërinjtë katolikë nuk u tregojnë ‘të konvertuarve’ të supozuar në meshën e pagëzimit është se shqiptarët në Kosovë e pranuan Islamin në masën më të madhe si zgjedhje personale, si reagim ndaj dhunimit asimilues dhe poshtërues të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe gjithashtu nuk kishte si të ishte ndryshe kur kihet parasysh dembelia ekstreme e klerit të pashkolluar katolik midis shqiptarëve. Këtë e pohojnë të gjithë historianët e paanshëm, të huaj dhe shqiptarë, dhe është fatkeqësi që të tillëve nuk u është dhënë hapësira e duhur në historiografinë zyrtare shqiptare.
Analet historike të kohës nuk janë as për së largu në linjë me veprat imagjinative të Kadaresë për përunjësinë katolike proshqiptare dhe vrazhdësinë Osmane antikombëtare. Pranimi i Islamit nga shqiptarët, sidomos nga ata në Kosovë, ishte një revoltë ndaj politikave asimiluese të cilat ishin në qendër të luftërave naïve midis sekteve kristiane në këtë nënqiell. Duke e pranuar Islamin shqiptarët shpëtuan nga asgjësimi i mëtejmë i tyre duke dhe u bënë për herë të parë në historinë e trazuar për ta të Ballkanit një entitet i veçantë me karakteristika specifike të cilat e pamundësonin çfarëdo tentimi të fqinjëve gllabërues për ti shkrirë etnikisht dhe kulturisht. Çirrjet e sotme të klerit katolik për gjoja pranimin e Islamit për shkak të taksave dhe dhunës janë hiç më shumë se sa përpjekje e fundit për ta fshehur pafuqinë dhe pasivitetin e tyre gjatë periudhës Osmane. Burimet historike të kohës, të cilat për shembull i ka analizuar mirë historiani Skender Riza, dëshmojnë se shqiptarët të cilët e pranonin Islamin kishin shumë më tepër obligime ndaj Perandorisë se sa të krishterët të cilët detyroheshin me një takse që të shumtën ishte simbolike.
Konvertimet që nuk janë konvertime
Duke lexuar ditëve të fundit deklaratat pompoze për konvertim në fenë e rrënjëve mu kujtua i madhi George Bernard Show. Me një rast ai pati thenë: “Konvertimi i Palit nuk ishte konvertim fare; ishte në fakt Pali ai që e konvertoi religjionin që e kishte ngritur një njeri mbi mëkatin dhe vdekjen”. Hallall! Edhe këta të ashtuquajtur të konvertuar nuk janë aspak të konvertuar në katolicizëm; ata janë thjeshtë shëndërrues të dëmshëm të fesë në ideologji urrejtjenxitëse dhe përçmuese. Njëri nga ta derdhi gjithë atë urrejtje ndaj fesë së 97 % të bashkëkombasve të tij dhe nuk kishe si të mos mendosh se njerëz të tillë jo vetëm që nuk i bëjnë shërbim katolicizmit, mashtrohen thellë ata që e mendojnë kështu, por me një bagazh të tillë smire dhe amullie morale do t’ia tundin thellë edhe ato pak themele sinqeriteti që mund ti ketë Kisha Katolike në Kosovë.
Nuk e di pse kleri katolik abuzon me fjalën ‘konvertim’ kur të gjithë nga ‘të konvertuarit’ e supozuar kanë pohuar se nuk kanë qenë asnjëherë muslimanë përveç emrit të cilin e kanë trashëguar. Dihet fare mirë se gjatë fundit të Perandorisë Osmane ekzistonte një numër i caktuar i shqiptarëve të Kosovës të cilët formalisht morën emra muslimanë duke dashur që t’i bashkohen shumicës së popullatës që në masë të madhe për arsye patriotike dhe të mëvetësimit e kishte flakur besimin kristian dhe e kishte pranuar Islamin,. Duhet t’u jemi mirënjohës natë e ditë atyre paraardhësve tanë të mençur të cilët e kundërshtuan lojën satanike të Kishës dhe e ruajtën qenien e tyre shqiptare nëpërmjet Islamit. Pa ta sot do të ishim vartës besnik të historisë Serbe në Ballkan. Burimet e Vatikanit pohojnë se në gjysmën e dytë të shekullit XVII, në trekëndëshin Deçan-Pejë-Drenicë nuk kishte katolikë fare. Me fjalë të tjera, banorët e krishterë të këtyre trevave (shqiptarët, serbët dhe vllehët), i përkisnin krejtësisht fesë ortodokse, prandaj edhe abuzimi me kthim tek rrënjët është hiç më shumë se një klishe e athët. Thomas Arnold, historiani i mirënjohur që i ka studiuar rrethanat ndër të cilat shqiptarët e pranuan Islamin pohon se hoxhallarët në viset shqiptare ishin krejtësisht shqiptarë përkundër misionarëve ortodoksë që ishin kryekëput serbë dhe atyre katolikë të cilët mungonin në të shumtën e rasteve e edhe kur ishin përbëheshin nga të pashkolluar dhe të largët nga komunikimi me masën. Hoxhallarët shqiptarë bënin çmos që shqiptarët ortodoksë t'i muslimanizonin dhe përpiqeshin t'i muslimanizonin edhe shqiptarët katolikë gjithashtu, të cilët ishin të rrezikuar nga kisha ortodokse e nuk kishin kurrfarë ndihme nga bota katolike e Evropës.
Prandaj ja pse nuk do të bëhemi katolikë as unë, as familja ime, e as shumica e shqiptarëve; sepse jemi të tillë si jemi sot duke iu falënderuar pikërisht Islamit dhe jo mosdijes së priftërisë së atëhershme katolike.
Sepse e vërteta na ka bërë të lirë
Megjithë tërë këto të vërteta të cilat i mësova gjatë rrugës sime për ta qartësuar idenë e dëgjuar kudo përreth meje se Islami na u imponua dhunshëm dhe se Katolicizmi do të na shpëtonte nga të gjitha të këqijat e tij, prapëseprapë pak ditë pasi që e mora në duar Biblën katolike në përgatitje të Don Simon Filipajt e pashë se arsyet teologjike për të mos u ‘kthyer në rrënjët’ katolike janë shumë më të mëdha se ato historike.
Është hipokrizi patetike se si klerikët katolikë e quajnë ‘moment grandioz historik’ dhe ‘kthim tek e vërteta’ të ashtuquajturin konvertim të disa individëve shqiptarë nëse supozojmë se ata e kanë lexuar ndonjëherë Biblën dhe komentimin e saj të cilin e kanë përgatitur vetë. Si mund t’i bindin priftërinjtë e tillë ‘të konvertuarit’ e rinj se Bibla është fjalë e Perëndisë kur komentimi i Biblës së botuar nga vetë ta në një mori rastesh pohon se një pjesë e madhe e shkrimeve të shenjta kristiane janë produkt i thashethemeve, legjendave dhe rrëfimeve antike. ‘Të konvertuarit’ bëjnë mirë ta lexojnë së pari Biblën para se të dëshmojnë se po e pranojnë katolicizmin. Të ngopurit e opinionit me rrëfime pseudopatriotike katolike i ka penguar këta të konvertuar të rinj që t’ia parashtrojnë vetvetes disa pyetje thelbësore të cilat jo vetëm që do të ju nevojiten për ta arritur paqen dhe qetësinë e shpirtit në këtë botë por edhe për ta mbërritur kënaqësinë e Zotit në Përjetësinë e andejme.
Nëse Islami paska ardhur me dhunë atëherë çfarë vlere më të mirë paska Katolicizmi papët e të cilit edhe dhunuan shkencëtarët, edhe vranë të pafajshmit edhe dogjën si shtriga njerëzit më eminentë të kulturës gjatë historisë. Priftërinjtë të cilët iu trumbetojnë të konvertuarve potencialë se po kthehen tek e vërteta nëse e pranojnë katolicizmin duhet t’ua bëjnë atyre të ditur se me pranimin e katolicizmit ata do të pranojnë të adhurojnë njeriun në vend të Hyut, do ta përulin vetveten për falje mëkatesh para klerikëve në vend që ta ngrisin vetveten duke e bërë këtë vetëm me Zotin. Ja pse midis të tjerash, unë dhe shumica dërmuese e shqiptarëve, njerëzve të keqpërdorur nga klerikalizmi katolik, nuk do ta këmbejmë me asgjë të vërtetën të cilën e kemi fituar me pranimin e Islamit. Të lirë kështu si jemi do t’u jemi përjetësisht mirënjohës paraardhësve tanë që me pranimin e fesë së re na shpëtuan nga asimilimi i fqinjëve gjakpirës dhe tash e tutje nuk do ta lejojmë as edhe priftërinë e sotme, qoftë ajo me emër edhe shqiptare, që të na udhëzojë rrugicave por do t’a tundojmë vetë Satanain për të rimbërritur tek e Vërteta dhe Zoti.

Ilahi boshnjakishtë

Posted by artparadox on 17 March 2010 , under |



Një ndër ilahitë më klasike dhe më të mira nga boshnjakishtja.

Erdogani Braunit: Pse si i thoni Iranit, nuk i thoni Izraelit, që të çarmatoset?

Posted by artparadox on , under |




Shtetet të cilat posedojnë armatim nuklear, nuk kanë të drejtë t'ua ndalojnë të tjerëve që të bëjnë lloj të tillë të armatimit.
 Premieri turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se janë vetëm shpekulime "pohimet" se Irani bën armë bërthamore dhe ceku se Republika islamike ka të drejtë, që të zhvillojë program civil bërthamor.
Gjatë takimit me premierin britanik Gordon Braun në Londër, pyeti pse bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk thërret në çarmatim, vendet si Izraelin, derisa gjithmonë kërkon të njëjtën nga Irani.
"Ato janë vetëm zëra se Irani bën armatim atomik. Besoj se Irani ka të drejtë natyrore, të shfrytëzojë energji nukleare, për qëllime civile", ka deklaruar Erdogani. 
Turqia kultivon raporte të mira me Iranin dhe i ka ofruar Republikës Islamike që në teritorin turk, të bëhet ndërrimi i uraniumit të varfëruar me uranium të pasuruar, të cilin do ta ofronin fuqitë botërore, në pajtim me propozimin e KB-së.
Erdogani tha se shtetet të cilat posedojnë armatim nuklear, nuk kanë të drejtë që të njëjtën t'ua ndalojnë të tjerëve. 
"Shifni Izraelin. Izraeli posedon armatim nuklear. Pse vendet tjera nuk ia tërhekin vërejtjen Izraelit, se duhet të heq dorë, e këtë e kërkojnë nga Irani?", pyeti premieri.
Erdogani pas takimit me Braunin në Dauning Strit, deklaroi se dëshironte ta shifte botën "pa armatim nuklear" dhe u zotua për diplomaci, në vend të sankcioneve në zgjidhjen e kontestit me Iranin.

Gurabija

Posted by artparadox on 11 March 2010 , under |



artikuj


  Gurabija

Shije e paharueshme e gurabijave shtëpiake.

Receta e gurabijeve turke
Përbërësit :
• 1 margarin250gr
• 1 filxhan sheqer pluhur
• 1 filxhan niseshte
• 1 çokollatë për gatim
• 1 portokall
• 1 pluhur për fryrje
• 1 vanilin sheqer
• miell

Udhëzime për përgatitje
Margarinën e zbutur në temperaturë të dhomës e qesim ne një enë të thellë dhe ia shtojmë sasinë e sheqerit. Pastaj e rrahim me mixer dhe ia shtojmë niseshten, pak miell, pluhurin vanilin dhe çokollatën e gërryer në rende. Këtij brumi po ashtu ia shtojmë edhe lëvoren e portokallit të cilën e ngjeshim me dorë dhe ia shtojmë miell sipas nevojës. Brumin e fituar e lëmë të qëndroj gjysmë ore dhe më pas i ndajmë në toptha dhe vendosim në letër për pjekje. Brumi i gatshëm duhet të piqet në temperatura jo shumë të larta.
Pas pjekjes, gurabijet i spërkatim me lëngun e portokallit. Ju bëftë mirë ...

NSA dhe sistemi ECHELON

Posted by artparadox on 10 March 2010 , under |



NSA është Agejncion Nacional për Siguri, më sekretja nga të gjitha shërbimet e fshehta të Amerikës. Ajo meret me të njëjtën punë sikur edhe kolegët e tyre të FBI dhe CIA, por bën edhe shumçka më tepër. Mbi punën e këtij agjencioni dhe sistemit ECHELON, Wiliam Blum në librin “Rogue state” ka shënuar këtë:

slika


Nën sistemin emri i koduar i të cilit është ECHELON - i lansuar gjatë viteve 70 për të spiunuar satelitët sovjetikë - NSA dhe partnerët e tyre (shum) të rinjë nga Britania, Australia, Zelanda e Re dhe Kanada operojnë me rrjetin e stacioneve masive tepër të automatizuara për përgjim, të cilët e mbulojnë planetin i cili ndodhet ndërmjet tyre.
Sikur pluhurthithëses së madhe në qiell, Agjencioni Nacional për Siguri (NSA) thithë gjithçka: faxe, biseda telefonike (të telefonave fix dhe mobil), email, telekse...transmetime satelitore, komunikim komunikacioni fijezor-optik, lidhje mikrovalësh...zë, tekst, fotografi...Nëse diçka punon me energji elektromagnetike, NSA është aty me teknologjinë e lartë. Shtatë ditë në javë. NJëzet e katër orë në ditë.
Ndoshta me miliarda porosi në ditë janë të thithura. Kushedi se sa? Askush nuk mundet të ikë. As kryetarët, as premierët, as sekretarët gjeneral të KB-ve, papa, mbretëresha, këshillat drejtues të korporatave transnacionale, miqtë, armiqtë, tezja jote Lija...Ndoshta qeni juaj nuk është i zëruar. As oqeanet nuk do t'ju mbrojnë. Nëndetëset amerikane decenie me rradhë montojnë pajisje përgjimi nëpër kabllot e thellësive.
Për dallim nga personat dhe intitucionet e shënjestruara, sistemi ECHELON spiunon të gjithë pa dallim dhe mbikqyr sasi shum të mëdha të komunikimit dhe shfrytëzon kompjuterë për identifikim dhe ndarjen e porosive nga interesi prej masës së të paevituarve. Secila porosi e kapur - të gjitha kabllot e ambasadave, marëveshjet e punës, bisedat seksuale, urimet për ditëlindje - gjurmohen në kërkim të fjalëve kyçe, të cilat mund të jenë çfarëdoqoftë, për të cilat kërkuesit mendojnë, se mund të jenë interesante. Kompjutorët mund të "ndëgjojnë" bisedat telefonike dhe të njofin kur janë të shqiptuara fjalët kyçe. Këto thirje ndahen dhe inçizohen veçmas, që njerëzit t'i ndëgjojnë në tërësi. Lista e temave të caktuara në çdo moment padyshim se është e madhe..."
...ndërsa, është shum e besueshme, fjalët në atë listë janë edhe: Allah, Esselamu alejkum, Bin Laden, Zarqawi, muxhahid, Irak, Afganistan, Somalija, ambasada, aeroport...

Mrekullia e Krijuesit – Milingonat flasin

Posted by artparadox on , under |



MilingonaRevista angleze ‘Times’ në numrin e saj të 6 shkurtit 2009 publikoi një artikull interesant lidhur me kuptimin dhe komunikimin e ndërsjellë të milingonave.
Hulumtimet më të reja shkencore tregojnë që në mes milingonave ekziston mënyra shumë më e përsosur e komunikimit sesa është besuar deri më tani. Përmes mikrofonave në miniaturë dhe shumë preciz që i kanë vendosur në vendbanimet e milingonave, shkencëtarët kanë mundur të shënojnë sinjalet e qarta të zërit të cilët kanë qenë në realitet urdhra të milingonës amë ndaj milingonave punëtore.
Kur dëgjonin sinjalet (zërat), punëtorët menjëherë ngritnin antenat e tyre pranuese dhe me kujdes dëgjonin urdhrat, e pastaj lëviznin në drejtim nga u kërcënohej rreziku i jashtëm.
Për ata që me vëmendje studiojnë versetet kur’anore, kjo nuk është asgjë e çuditshme, ngase në realitet: “… Janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju …”(El – En’amë, 38)
- jetojnë në bashkësi shumë më të organizuara dhe ndërmjet tyre, në mënyrën e tyre komunikojnë dhe se Kurani është katalog për këtë botë. Le të vështrojmë duke medituar versetin e Kur’anit fisnik: “Deri atëherë kur arritën mbi luginën e milingonave, një milingonë tha: “O ju milingona, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur.” (En – Neml, 18)
Në vazhdim thuhet se Sulejmani a.s. në këtë buzëqeshi me kënaqësi, sepse e dëgjoi dhe e kuptoi zërin e saj. Disa komentues (mufessir) përmendin që kjo ka qenë milingonë e obliguar për vëzhgim dhe paralajmërim. Allahu e di më së miri.
Kur Katade r.a. erdhi në Kufe dhe rreth tij u grumbullua populli, ai u tha që të pyesin çfarë dëshirojnë, ndërsa Ebu Hanife në atë kohë ishte djalosh dhe e pyeti për milingonën e Sulejmanit a.s. a ka qenë femër apo mashkull, për çfarë ai mbeti pa përgjigje.
Ebu Hanife i tha që ka qenë femër, ndërsa ata që ishin prezent e pyetën si e di këtë, për çfarë ai u përgjigj: “Sipas fjalëve ‘Kalet’, sepse sikur të ishte mashkull do të thuhej ‘Kale’!”
Këtu kemi edhe një shprehje interesante “La jahtimen-nekum”! Nëse mendojmë për këtë shprehje, do të vijmë në konkludim dhe zbulim si është ndërtuar trupi i milingonës. Kjo shprehje d.m.th. “Që të mos u copëtojë”!
Qoftë lavdëruar Allahu! Në çdo aspekt kjo është edhe një aspekt i mrekullisë (ixhaz) së Kur’anit dhe një vërtetim që Kur’ani fisnik është Fjalë e Allahut dhe që Muhammedi s.a.v.s. është vërtetë i Dërguari i Tij, sepse këto precizitete në shprehje që zbulojnë shumë fshehtësi të krijimit i di vetëm Krijuesi i përsosur – Allahu: “Thuaj: “Atë e shpalli Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë …” (El – Furkanë, 6)
- si dhe verseti: “E nëse nuk u përgjigjen juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kur’ani), është i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra muslimanë?” (Hudë, 14)

Studentët ndërpresin ligjërimin e ambasadorit izraelit në SHBA

Posted by artparadox on , under |



Një grup studentësh të Universitetit të Kalifornisë arrijnë ta ndërpresin ligjërimin e ambasadorit izraelit në SHBA, Majkell Oren, gjatë ligjërimit në këtë universitet. Në fund të videos shihet një profesor duke i kërcënuar për dështim në provime.

Kuizi milioner

Posted by artparadox on 09 March 2010 , under |



Luani kuizin milioner nga web faqja http://www.mjellma.net/




    Press ctrl and scroll with mouse to make bigger!
Shtyp ctrl dhe scroll me miushin për zmadhim!



HTML kodi për kuizin :


<div>
<object align="middle" classid="clsid:d27cdb6e-ae6d-11cf-96b8-444553540000" codebase="http://fpdownload.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=6,0,0,0" height="445" id="Milioneri" width="610"> <param name="allowScriptAccess" value="sameDomain" />
<param name="movie" value="mjellma12web.swf" />
<param name="menu" value="false" />
<param name="quality" value="High" />
<param name="wmode" value="transparent" />
<param name="bgcolor" value="#006699" />
<embed src="http://www.mjellma.net/revistamjellma/al/mjellma12web.swf" menu="false" quality="High" wmode="transparent" bgcolor="#006699" width="510" height="420" name="Milioneri" align="middle" allowScriptAccess="sameDomain" type="application/x-shockwave-flash" pluginspage="http://www.macromedia.com/go/getflashplayer" /></embed> </object></div>


Jeta në botën e spiunimit

Posted by artparadox on , under |



 Ju kanë thirur në polici, sepse për shkakun të cilin ata e dinë, jeni të dyshuar. Ju nënkuptohet, i jeni përgjigjur thirjes së tyre. Ju kanë pritur "miqësishtë", ndërsa zonja e bukur, para se të hyni në zyrë, me mirësjellje ju ka ndihmuar që të hiqni pallton për tu relaksuar dhe "të ndjeheni" sikur me qenë në shtëpi." Keni biseduar shkurtë me inspektorin, mbas së cilës ky "përzemërsishtë" u është falënderuar, ka kërkuar ndjesë dhe si nikoqir i vërtetë ju ka përcjellë deri te dera e zyrës së tijë.
Të hutuar e keni lëshuar ndërtesën e shërbimit (sekret) policorë, e në rrugën deri te banesa juaj, nuk keni pushuar, duke parashtruar pyetje vetvetes suaj. "Pse më thirën, kur asgjë me rëndësi nuk më pyetën?". Mbas kësaj më asnjëherë, nuk ju kanë thirur dhe keni vërejtur se më askush nuk ju përsjell. Por a jeni të sigurtë se është pikërishtë ashtu? A keni dëgjuar për sistemin GPS? A e keni ditur se mikropërcjellësi i sistemit të pozicionimit global (GPS), pahetueshëm i qepur në rrethin e palltos ose vindjaknës, dërgon koordinatat e lëvizjes suaj, nëpërmjet satelitit, deri te kompjuteri i qendrës për spiunim.
 Mikropërcjellësi në bazë të GPS-ave, sot mund të gjendet edhe në shitje komerciale dhe është bërë hit në shitjen përmes internetit. Kështu firma japoneze Panchira ka prodhuar veshje të brendshme me mikropërcjellës të montuar, i cili dërgon koordinatat e personit të afërt ( të spiunuar) në mobitel ose PC të burrit të dyshimtë, që ky, në çdo moment, të dijë për endjet e gruas së tijë. Bile më tepër ky përcjellës mund të dërgojë edhe të dhëna për temperaturën e trupit si dhe pulsit, kështuqë, ai i cili ju përcjell, e di se kur keni qenë të eksituar ose të sëmurë. Nëse këto përsjellës munden të gjenden në shitje komerciale, çka mendoni, si janë ata të cilët janë të qepur në rrethin e palltos suaj?

A jeni krejtësishtë të sigurtë se nuk jeni sakrificë e të përcjellurit?

slika Në kohën në të cilën jetojmë, asgjë nuk na befason. Poashtu nuk ju ka befasuar thirja telefonike e atij rioshi të cilit para disa ditëve në ndonjë transport urban i keni ndihmuar, kur befasishtë është rrëzuar, po afër jush, duke humbur për momentin vetëdijen. I keni ndihmuar këtij djali të rri dhe keni organizuar përcjelljen e tijë deri te Shtëpia e afërt e shëndetit. Rrioshi përzemërsishtë ju ka falënderuar dhe ka kërkuar nga ju numrin e telefonit, që të munden me prindërit e tijë t'ju falënderohen ashtu si duhet. Dhe ja, erdhi koha që t'ju falënderohet në mënyrë adekuate. Në ftesën e të rriut të kujdesshëm jeni pajtuar që të darkosni në restorantin e preferuar. Keni vërejtur se djelmoshë të tillë takohen shum rrallë - i kujdesshëm, i sjellshëm dhe fisnik. Keni biseduar gjatë darkës së qëlluar, e i rriu ju ka dhënë fjalën se do ta lus babain e tijë (i cili është person me ndikim) që t'ju ndihmojë për disa problemet tuaja. Mbas kësaj rrioshi, për befasinë tuaj, ju ka dhuruar, si shenjë falënderimi, telefon mobil të prodhimit më të rri. Sikur e ka ditur se çka ju duhet! Ky i vjetri gati se ishte bërë i papërdorshëm.
Të nesërmen jeni lavdëruar miqve tuaj me telefonin e ri dhe miqësinë e re. Prej atëherë në jetë gjithçka ju ka nisur në të mirë, nuk ju maltretojnë më as inspektorët e tregut në shitoren tuaj, e ju rregullishtë i keni paguar dënimet për lloj-lloj "parregullsitë" gjatë punës, edhepse e keni ditur mirë se kjo është për shkak se ju jeni musliman. Para banesës suaj më nuk e shihni jeep-in me dritare të errëta dhe antenën e ngritur. Më në fund jeni qetësuar. Miqve shpesh ju keni folur për miqësinë e jorëndomtë, duke qenë krenar për mikun tuaj. Dhe si mos të jeni krenar, kur një rriosh i tillë, shum rrallë haset! Deri atëherë as nuk e keni ditur se egzistojnë njerëz të tillë.

slika Por, a keni ditur se egziston software (program) i cili mundëson kontrollin absolut të telefonave mobil, gjegjësishtë të personave të dyshimtë. Ky softwer i instaluar në telefonin tuaj mundëson "kontrollin" ashtuqë shënon të gjitha thirjet dhe të thirurat tuaja, e bile se pranon kopje të secilës sms porosi e cila është dërguar ose pranuar nga telefoni juaj. Në momentin kur ju pranoni thirjen, "kontrollorit" i vjen porosia me njoftimin për të, mbas së cilës "kontrollori" i telefonit tuaj, në këtë rast rrioshi (ose shefat e tijë) - kyçet në bisedë pa rrezik se mund të jetë i zbuluar. Dhe kjo nuk është e tëra. Nëse rrioshi "i sjellshëm" dëshiron, në çdo moment mundet të dëgjojë çka ndodh në rrethinë prej 5 metrave përreth jush. Nëse kjo nuk i mjafton, me një sms porosi do të fitojë informatë të detajuar mbi lokacionin e saktë në të cilën ju gjendeni (gjegjës. telefoni juaj). Ëmbëlsira vjen në fund - software-it është e pamundur t'i hyhet në gjurmë, kështuqë do të jetë e kotë e tërë përpjekja juaj që ta zbuloni në telefonin tuaj.
 Kësilloj software tani mund të gjendet në shitje komerciale, e në ju ngelet të mendoni se çfarë mundësishë ka software i montuar në telefonin të cilin e mbani në dorë, ate të cilin e keni fituar si dhuratë nga "miku" juaj. Nëse akoma mendoni se telefon të këtillë nuk mbani në dorë, dëgjoni këshilllin dhe mos e futni në dhomën e fjetjes.
 Rasti juaj nuk është rasti i lartëpërmendur? Askush nuk ju ka dhuruar as një gjilpërë e ku mbet telefon? A don të thotë kjo se ju nuk keni shkak për të qenë të kujdesshëm? Pajtoheni? Njerëz të udhëzuar në teknologji dhe informacione nuk do të pajtoheshin me ju. Mobitelët e gjeneratës së re janë mini kompjutorë të vërtetë, e duke marë parasyshë se prodhues të mobitelave më të popullarizuar janë ndërmarjet hebreje (e edhe nëse nuk janë) nuk është për tu çuditur nëse në to gjendet ndonjë software i "fjetur" i cili në sinjalin e patronit të tijë, do të zgjohet dhe do të punojë diçka të ngjajshme nga rasti i software të lartëpërmendur. (udhëheqësin çeçen, Dudaevin raketa ruse e shkrepur nga 250 - 300 km largësi "e ka gjetur" pikërishtë nga sinjali i mobitelit të tijë.) Në realitet, nuk janë vetëm mobilat e gjeneratës së re sakrifica" të spiunimit; çdo mobitel , në parim, është mini radio stacion të cilin s'është problem për ta përgjuar. Prandaj, më herët ose më vonë, do të hasni në njeriun, i cili para nisjes së takimit me rëndësi, do ta shuajë telefonin dhe - do ta nxjerë baterinë, e mëpastaj qetë do të vazhdojë bisedimin. Nëse nga ndonjë rast do të kishte lexuar raportet serioze të ekspertëve të mëdhenjë për mbrojtje nga përgjimi nuk do të kishte shkak për të qenë i qetë.. Është fjala se bile edhe kur e nxjerni baterinë është e mundur që t'ju përgjojnë sepse në mobitel egziston edhe bateria e "brendshme", e nëse edhe nuk egziston mobiteli juaj mundet që të furnizohet (dhe të aktivizojë mikrofonin) nga rrezet e radiovalëve të orientuara nga largësia.
Mbi këtë parim, punojnë "pleshtat" e përgjimit më modern. Ata fitojnë furnizim dhe aktivizohen nga largësia. Për dallim nga "pleshtat" e përgjimit standard, të cilat me vete bartin burimin e energjisë, "pleshtat" profesional nuk kanë bateri, por energjia u shtohet nga jashtë, që aparati të punojë. Deri atëherë është i vdekur dhe rëndë është të zbulohen, nga detektorët e aparateve të përgjimit.
Dikush ndoshta do të thotë "Mendje në kokë dhe nëse dëshironi që konkurentët mos t'i njohin planet tuaja të punës, atëherë për çdo bisedë serioze shfrytëzoni SIM kartelën e re". Edhe ai do të gabonte! Bile edhe nëse do të thoshte se do të shfrytëzonte për çdo bisedë SIM kartelë të re dhe telefon të ri! Nëse jeni objekt i përgjimit është shum e besueshme se "ata" kanë më pak një inçizim "frekuencial" të zërit tuaj, që don të thotë se aparaturat e tyre do të reagojnë, menjëherë kur nga telefoni dhe SIM kartela e re, do ta thëritsni partnerin tuaj të biznesit, sepse çdoherë është e mundur që shërbimet të zbulojnë se për cilët bashkëbisedues është fjala nëpërmjet aparaturave të specializuara, të cilat e detektojnë frekuencën e zërit tuaj, pa marë parasysh se ju e keni ndëruar telefonin dhe SIM kartelën. Ndërimi i telefonit dhe kartelës do të kishte kuptim vetëm nëse ju do të komunikonit vetëm nëpërmjet sms-ave. Por çka nëse edhe fizikishtë ju përcjellin? Në atë rast lehtë do t'ju detektonin (në bazë të të dhënave mbi koordinatat për vendin se ku qëndroni) cili është telefoni në dorët tuaja, cila është sms nga mijëra të dërguara në të njejtin moment - pikërishtë e juaja!
slika Por, edhe ju nuk jenio aq naivë, prandaj të gjitha bisedat me rëndësi do t'i bëni në "katër sy" edhe ate në një vend ku nuk ka gjurmë të telefonave mobilë dhe pajisjeve elektrike. Nuk do të pajtohesha me jubile edhe nëse në atë hapsirë nuk ka çeshme dhe radiatorë (të cilët do të mund të shfrytëzoheshin për qëllime përgjimi). Egzistimi i pajisjeve laserike të cilat mund të orientohen mbi sipërfaqen e qelqit të dritares dhe të inçizojnë vibracionet e qelqit janë gjëra të së kaluarës së gjatë dy decenie. Inçizimi i vibracioneve të qelqit më vonë deshifrohet në bazë të së cilës fitohet ajo çka është folur në hapsirën përbrenda.
Nëse është ashtu, atëherë ju edhe bashkëbiseduesi juaj do t'i leni mobitelët tuaj dhe do të shëtisni nëpër pjesët e pabanuara të qytetit dhe rrugës do të diskutoni për temat serioze. Me këtë dukshëm do ta zvogëloni mundësinë që edhe dikush ta dëgjojë bisedën, por jo edhe krejtësishtë ta eliminoni. Nëse në radius prej 100-200 metra e keni vërejtur jeep-in e zi me antenë të madhe, e dyshoni se jeni objekt i përgjimit, ta dini se ai jeep është bazë spiunimi dhe se djelmoshët me syza të errëta e inçizojnë bisedën tuaj. Në shitjet nëpërmjet internetit mund të gjenden pajisje për "afrimin" e zërit popullarisht të quajtur si "spy ear" (vesh spiunues). Siç edhe emri i zbulon, këto pajisje mind të futen në vesh dhe kanë radius deri në disa dhjetra metre, e ato më të fuqishmit deri në bile 180 metra e më largë. Kjo don të thotë se këto mini pajisje janë në gjendje që të dëgjojnë" bisedën tuaj edhe nëse ju jeni të larguar 180 metra nga ata. Nëse pajisje të këtilla janë të pranishme në shitje komerciale, prej çfarë largësie mund të "dëgjojë" "super spy ear" në veshin e agjentit profesional të shërbimevesekrete botërore - qëlloni vetë!

Paradokset e kohës sonë

Posted by artparadox on , under |



Paradoks i kohës sonë është :

 Të kemi rrokaqiej më të gjatë, por nerva më të shkurta.


Rrugë më të gjëra, pikpamje më të ngushta.

Harxhojmë më tepër, por kemi më pakë.

Blejmë më tepër, por më pak kënaqemi.

Kemi shtëpi më të mëdha, por familje më pakë.

Më shum përparësi, por më pakë kohë.

Kemi më tepër diploma, por më pakë mendje.

Më tepër dituri, por më pakë rezonim.

Më tepër ekspertë, megjithate edhe më tepër probleme.


Më tepër medicinë, por më pakë shëndet.

Pijmë përtepër, tymosim përtepër, harxhojmë pa kujdes, pak qeshemi, vozisim shpejtë, përtepër hidhërohemi, vonë flejmë, ngritemi shum të lodhur, lexojmë pak, shiqojmë TV shum dhe lutemi rrallë.


Kemi shtuar pronat tona, por kemi zvogëluar vlerat tona.


Flasim përtepër, duam shum rrallë dhe urrejmë shum shpeshë.


Kemi mësuar si të mbijetojmë, por jo edhe si të jetojmë.


I kemi shtuar jetës vite, por jo edhe viteve jetë.

Kemi aritur deri në hënë dhe prapë, por vështirë e kemi të kalojmë rrugën të njohim fqiun, a kushëririn tonë.


Kemi pushtuar hapsirën e jashtme, por jo edhe atë brenda nesh.


Kemi bërë punë të mëdha, por jo edhe më mirë.


Kemi pastruar ajrin, por kemi ndotur shpirtin.
Kemi mposhtur atomin, por jo edhe paragjykimet tona.

Planifikojmë më tepër, por arrijmë më pak.

Shkruajmë më tepër, por mësojm më pak.


Jemi mësuar të shpejtojmë, por jo edhe të presim.

Ndreqim kompjutorë, me më shum informata, të prodhojnë shum kopje, por komunikojmë gjithnjë më pak.

Këto janë kohëra të ushqimit të shpejtë dhe tretjes së ngadalshme, njerëzve të mëdhenjë me karaktere të imta, fitimeve të shpejta dhe marëdhënieve të imta. Këto janë ditë të dy rrogave, por më shum divorceve, shtëpive më luksoze, por çerdheve të prishura.

Këto janë ditë të udhëtimeve të shpejta,  pampersave shumkatësh, moraliteti i cili mund të rrefuzohet, shfaqjeve njëditëshe, trupave shum të rëndë dhe ilaçpeve të cilët bëjnë gjithçka nga ushqimi, ta qetësojnë, ta vrasin.




Kjo është kohë kur ka shumçka nëpër vitrina, e asgjë në depo.

Kaloni më tepër kohë me ata që i doni, sepse ata nuk do të jenë aty përgjithmonë.


Thoni ndonjë fjalë të mirë atij që ju shiqon me respekt, sepse ky person i vogël së shpejti do të rritet dhe do të shkojë.

Kujtohuni t'i thoni "Të dua" partnerit dhe të dashurve tuaj, por më tepër nga ajo edhe mendoni ashtu. Kujtoni si është të kapurit për dore dhe çmoni momentet, sepse një ditë ai person nuk do të jetë më aty përsëri.


Jepni më tepër kohë dashurisë, jepni kohë bisedimit dhe ndani mendimet tuaja të vlefshme me të tjerët.


dr. Bob Moorehead

Forma e pemëve - shenjë nga i Lartësuari

Posted by artparadox on , under , |



Burgu ne shtëpine tënde

Posted by artparadox on 08 March 2010 , under , |



Ku është Allah - u

Posted by artparadox on 07 March 2010 , under |




Tiramisu

Posted by artparadox on , under , |



Kjo është një ëmbëlsirë me prejardhje italiane dhe është shumë e lehtë për gatim dhe shumë e shijshme.

Përbërësit :

3 të kuqe të vezëve,   mascarpone 250gr,   1 shllag krem,   5 lugë gjelle sheqer, 
1 pako biskota të gjata, 300 ml kafe të zier, mundësisht express.

Udhëzim për përgatitje :

I rrahim të kuqet e vezëve. Pastaj e hedhim sheqerin, i përziem mirë me tel dore dhe ja hedhim mascarponen dhe prapë përziem. Në fund e hedhim shllagun e përgatitur dhe i përziem të gjitha bashkë deri sa të fitohet një krem i trash dhe i qesim edhe 5 lug kafe të zier dhe kremi është gati. Kafen e zier e hedhim në një enë të thellë ku një nga një i lagim biskotat dhe i renditim në tepsi. Pasi që kemi mbushur tepsinë me biskota, ja hedhim gjysmën e kremit dhe bëjmë edhe një rend me biskota dhe ia hedhim kremin sipër. Në fund marrim kakao dhe me sit të vogël e mbulojmë tortën me kakao. Torta është gati por duhet të qëndroj në frigorifer së paku 6 orë . Ju bëftë mirë.

Latest News