Belgjikë: Protesta kundër masave të rrepta

01 December 2011 , Posted by artparadox at 9:25 AM


Mijëra belgë marshuan sot në protesta në qendër të Brukselit, kundër masave të rrepta që qeveria thotë se janë jetike për të mbajtur financat publike të Belgjikës nën kontroll.
Udhëheqësit e unionit që organizuan protestat thanë se më shumë se 50,000 njerëz u mblodhën sot në mëngjes në kryeqytetin e Belgjikës.
Belgët po përballen me shkurtimet e përfitimeve të të papunëve, në shkurtimet në limitin e pensionimit të hershëm, si dhe në shpenzimet e reduktuara të sektorit publik.
Në mesin e protestuesve kishte përpunues të metaleve, punëtorë të sektorit publik e mësues, punëtorë në prodhimtari e ndërtimtari, shumica e të cilëve ishin veshur me ngjyra të gjelbra, kuqe ose të kaltra, ngjyra këto të tri unioneve më të mëdha në Belgjikë./rel/

Latest News