Parlamenti i Bullgarisë dënoi sulmin ndaj xhamisë në Sofje

Posted by artparadox on 31 May 2011 , under |



Parlamenti i Bullgarisë dënoi sulmin ndaj besimtarëve në xhaminë Banya Bashi, të kryeqyteti bullgar
Të gjithë 127 anëtarët e parlamentit në takimin e fundit lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën dënohen sulmet e përkrahësve radikal të partisë nacionaliste Ataka ndaj besimtarëve musliman në xhaminë e Sofjes.
Në deklaratë thuhet se veprimet e ngjashme mund të çojnë në shkallëzimin e intolerancës fetare dhe etnike, e cila përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare të Bullgarisë. Edhe qeveritë tjera kanë dënuar rastin. Kështu, zyrtarët turq dënuan sulmin e nacionalistëve bullgar mbi besimtarët musliman në xhaminë e Sofjes, dhe apeluan tek autoritetet relevante që të përpiqen në gjetjen dhe ndëshkimin e fajtorëve.
"Ne presim që ata të cilët e përgatitën dhe e kryen këtë sulm të neveritshëm të kapen dhe të dënohen", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë. Në deklaratë gjithashtu paralajmërohet për rritjen e islamofobisë në Evropë, e cila qëndron pas incidenteve të tilla kundër muslimanëve.
Pjesëtarët e partisë së krahut të djathtë "Ataka", të premten e kaluar kanë sulmuar besimtarët musliman jashtë xhamisë qendrore në Sofje.

Pse është e dobishme hudhra?

Posted by artparadox on , under |



Sipas hulumtimeve mjekësore hudhra e rritë elasticitetin e mureve të venave të gjakut, e pengon trashjen e gjakut dhe e zvogëlon shtypjen e tij. Të gjitha këto e ulin rrezikun e infarktit të zemrës, pikës në tru dhe sëmundjeve të veshkave.
Përveç këtyre ka edhe të dhëna të tjera që të ushqyerit me hudhra forcon imunitetin dhe e ulë rrezikun e paraqitjes së kancerit.
Dobitë shëndetësore të hudhrës bazohen në aftësinë e saj për furnizimin e organizmit me sulfid hidrogjen (H2S).
Ashtu siç edhe e shpjegon David W. Kraus nga Universiteti i Alabamës në Tuscaloosa në publikimin e tij (në vitin 2007) hudhra ka materie që përmbajnë lidhje kimike të sulfurit. Kur këto materie ndeshen me molekulat në membranën e rruzave të kuqe të gjakut, atëherë ato shndërrohen në H2S. Po në të njëjtin vit publikuan Yizhun Zhu dhe kolegët e tij nga Universiteti Fudan në Shanghai (Kinë) sipas tyre hudhra përmban S-Allyl-L-cisteine Sulfoksid (ACSO), substancë që e stimulon prodhimin (lirimin) dhe qarkullimin e sulfid hidrogjenit H2S në trup.

Ilahitë islame

Posted by artparadox on 27 May 2011 , under |



Falënderimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar, përshëndetjet dhe nderimet ia dërgojmë të dërguarit të Tij (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), familjes, shokëve të tij dhe gjithë atyre që pasojnë udhëzimin e tij deri në ditën e gjykimit.

Ajo që njihet sot me emrin “ilahi islame” ka ekzistuar edhe në kohët e mëparshme, por e quajtur ndryshe. Në atë kohë ilahitë njiheshin me emrat “Tagbir” dhe “Kasaid”.
Të parët tanë të ndershëm ua tërhoqën vërejtjen njerëzve nga ilahitë dhe gjërave të ngjashme me to. Kur është pyetur imam Ahmedi se çfarë mendimi kishte për personat të cilët merreshin me kasaid, është përgjigjur: Eshtë bidat dhe ulja me ata që e praktikojnë nuk lejohet.


Ndërsa, imam Shafiu ka thënë: Në Bagdad lashë pas diçka të cilën e kishin shpikur zindikët (prishësit e fesë), e quanin “tagbir” dhe e përdornin me qëllim që të largonin njerëzit sa më shumë nga Kurani.

Pas fjalës së imam Shafiut, Ibën Tejmija shprehet duke thënë: Kjo tregon njohjen dhe diturinë e plotë të imam Shafiut në këtë fe. Dihet se kur zemra mësohet duke dëgjuar vargje dhe ilahi, ndien kënaqësi e si rrjedhojë ndodh largimi nga dëgjimi i Kuranit. Pra, njeriu mjaftohet duke dëgjuar shejtanin në vend që të dëgjojë Rrahmanin.[1]

Gjithashtu ka thënë: Ata të cilët dëgjonin këtë gjë të shpikur të cilën imam Shafiu e konsideroi si shpikje dhe prishje të fesë, nuk merrnin pjesë në këto tubime me gra e djelmosha, në praninë e tingujve dhe fyejve. Përkundrazi, poezitë që këndonin ftonin në asketizëm dhe zbusnin zemrat.[2]


Dijetari i islamit Ibën Tejmije, u pyet për një person i cili e konsideron dëgjimin e këtyre fjalëve metodë për të thirrur njerëzit që të pendohen tek Allahu nëpërmjet tyre. Teksti origjinal i pyetjes është: Një grup njerëzish bënin gjynahe të mëdha, si; vrasja, vjedhja, pirja e alkolit etj. Një shejh i njohur si i mirë në mesin e tyre dhe për pasim të sunetit, deshi ti ndalonte këta njerëz nga gjynahet e mëdha, por nuk gjeti rrugë tjetër përpos këtij lloj grumbullimi në mënyrë që të dëgjojnë. Fjalët që do të këndoheshin do të shoqëroheshin me def, pa tinguj, ndërsa kënga do të ishte poezi e lejuar dhe e pashoqëruar me fyell. Kur u realizua ky takim, u penduan një grup prej tyre derisa ai që nuk falej, ai që vidhte dhe ai që nuk jepte zekat, filluan të ruheshin nga dyshimet, ti praktikojnë detyrimet dhe tu largohen të ndaluarave.


A i lejohet kjo vepër këtij dijetari përderisa në praktikimin e saj ka shumë përfitime, dhe duke mos harruar faktin se dijetari nuk mundet ti thërrasë në rrugë të drejtë, vetëm se në këtë mënyrë?


Dijetari i islamit Ibën Tejmije u përgjigj me një përgjigje të zgjeruar: Me të vërtetë që dijetari që përmendet ka patur për qëllim pendimin e tyre nga gjynahet e mëdha, dhe nuk gjeti rrugë tjetër vetëm se këtë që u përmend; rrugën e bidatit (shpikjes). Kjo tregon qartë injorancën e këtij dijetari rreth rrugëve të lejuara, nëpërmjet të cilave pendohen mëkatarët, ose ky dijetarë nuk ka mundur ti gjejë ato.


Dijeni se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), shokët e tij dhe tabiinët (ata që erdhën pas shokëve të tij) thërrisnin njerëz më të këqinj se këta që u përmendën, siç ishin; ithtarët e mosbesimit dhe mëkateve. Ata thërrisnin me rrugë të lejuara nëpërmjet të cilave Allahu i bëri të mos kenë nevojë për rrugët e shpikura.[3]


Nga dëmet e të ashtuquajturave “ilahi islame”, janë:

1) Janë shpikje në fe dhe ngjasojnë me shpikjen e Sufijve,

2) Eshtë përngjasim me ithtarët e librit,

3) Quhen islame por islami qëndron shumë larg tyre,

4) Eshtë përngjasim me mëkatarët dhe meloditë që ata përdorin në këngët e tyre,

5) Ndodhë ajo që quhet “fitne (mahnitje)” ndaj zërave të bukur e të hollë,

6) Hutojnë të rinjtë nga Kurani dhe dija e dobishme,

7) I mëson dëgjuesit të dëgjojnë edhe muzikën e paturpshme,

8) Përdoret për ti ftuar të tjerët në parti dhe grupacione të ndryshme,

9) Shoqërohet edhe me vegla muzikore, si; defi etj.


Më poshtë do të paraqesim disa fetua (thënie) të dijetarëve të sunetit, në lidhje me “ilahitë islame”


Dijetari i madh, Muhamed Nasirudin el Albani: "Ilahitë islame janë prej veçorive të Sufijve"


Pyetje: Cfarë gjykimi kanë të ashtuquajturat “ilahi islame”?

Përgjigje: Ajo që mendoj unë për këto ilahi fetare, të cilat kanë qenë veçori e tarikateve sufije ku shumë djelmosha besimtarë i kritikonin ato, është se ata arrinin në ekstrem duke lavdëruar Profetin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Ato përmbanin kërkim ndihme nga të tjerë përveç Allahut të Madhëruar.

Pas ilahive që përmendëm erdhën disa ilahi të reja, të cilat sipas meje ndryshojnë nga ato që kanë qenë më parë. Në to ka ndryshime të shumta përsa i përket largimit nga shirqet dhe idhujtarizmat që gjendeshin në ilahitë e mëparshme. Ajo që duhet të dimë të gjithë, është fakti se çdo muslimani i del si detyrë të zbulojë rrugën në të cilën ka qenë Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Kushdo që kërkon në librin e Allahut dhe në hadithet e të Dërguarit të Tij, madje edhe në udhëzimin e të parëve tanë të mirë, kurrsesi nuk mund të gjejë nga ato që sot i quajnë; ilahi fetare.

Edhe pse në ilahitë e sotme kanë ndryshuar shumë nga gjërat që gjendeshin në ilahitë e vjetra, siç ishte; teprimi në lavdërimin e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), neve na mjaftojnë si argument për mospranimin e këtyre ilahive, të cilat po përhapen në mesin e të rinjve me pretendimin se nuk përmbajnë ndonjë thyerje rregulli në sheriat, pra na mjaftojnë si argument dy gjëra. E para: Këto ilahi nuk ekzistonin në udhëzimin e të parëve tanë të mirë, dhe e dyta; Me sa kam vënë re, në realitet ato janë të rrezikshme. Po vërejmë të rinjtë musliman se po hutohen mbas këtyre ilahive fetare, madje i këndojnë ato siç thuhej më para “Huxhejra” në çdo kohë.

Kjo i largoi ata nga kujdesi për të lexuar Kuranin, apo për të përmendur Allahun e për të bërë salauate mbi të dërguarin e Tij (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ashtu siç ka ardhur në hadithe të sakta. Për këtë shkak apo për ndonjë tjetër i cili largon nga e vërteta, Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Lexojeni bukur Kuranin dhe mbajeni fortë atë. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se ky Kuran largohet nga krahërorët e burrave më shpejt se deveja e zgjidhur.[4]



Dijetari i madh, Muhamed bin Salih el Uthejmin: "Ilahitë islame, ilahi të shpikura"


Pyetje: A lejohet që një grup burrash të këndojnë së bashku ilahi? A lejohet që të shoqërohet këndimi i tyre me përdorimin e defit? A janë të lëjuara ilahitë përveç në bajrame dhe në dasma?

Përgjigje: Ilahitë islame janë ilahi të shpikura dhe përngjasojnë me atë që shpikën Sufijtë. Duhet të distancohemi nga ato dhe të shkojmë tek këshillat e Kuranit dhe sunetit, me përjashtim të momenteve të luftës kur ato nxisin për të përparuar në luftë në rrugë të Allahut, kjo është diçka e mirë. Nëse në këtë rast i bashkohet ndonjë vegël muzikore si defi, atëherë kjo është më larg të vërtetës.[5]


Dijetari i madh, Salih el Feuzan: "Na del si detyrë që të ruhemi nga këto ilahi, ta ndalojmë shitblerjen dhe qarkullimin e tyre"


Dijetari i nderuar Salih el Feuzan ka thënë: Ajo që duhet të kemi parasysh është se; ajo që qarkullon me shumicë në mesin e të rinjve musliman, kasetat e inçizuara me ilahi me zë të përbashkët të cilat i quajnë “ilahi islame”, në realitet janë një lloj muzike. Ka raste që këto ilahi këndohen me zëra provokues, madje shiten nëpër panairet e kasetave bashkë me kasetat e Kuranit dhe ligjëratave fetare. Pra, emërtimi i tyre si “ilahi islame” është i gabuar, sepse islami nuk na ka lejuar ilahitë por na ka lejuar; përmendjen e Allahut të Madhëruar, leximin e Kuranit dhe kërkimin e dijes së dobishme.

Ilahitë i përkasin fesë së shpikur të Sufijve, të cilët e konsiderojnë fenë dëfrim dhe lojë. Gjithashtu, nëse do ti konsiderojmë ilahitë si pjesë të fesë, kjo do të thotë tu shëmbëllejmë të krishterëve të cilët e kanë shndërruar fenë e tyre në tinguj dhe këngë në grup.

Eshtë detyrë për ne që të kemi kujdes nga këto ilahi, ta ndalojmë shitblerjen dhe qarkullimin e tyre. Kësaj që thamë i shtoni edhe faktin që këto ilahi përmbajnë dhe nxisin fitnet (përçarjet) si pasojë e entuziazmit të tepruar, duke krijuar kështu rrëmujë në mesin e muslimanëve.

Ai që merret me qarkullimin e këtyre ilahive, mund të argumentohet duke thënë se; para Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) recitoheshin poezi dhe ai i dëgjonte duke i miratuar ato.

Këtij personi i përgjigjemi duke thënë; poezitë që recitoheshin në prezencë të Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) nuk recitoheshin në kor dhe me zë si këngët, gjithashtu nuk quheshin “ilahi islame” por “poezi arabe” të cilat përmbanin fjalë të urta, shembuj, cilësi të trimërisë dhe bujarisë. Sahabët nuk i recitonin ato në kor, dhe pse përmbanin kujtime të rëndësishme. Ata recitonin poezi në kohën kur kishin punë të lodhshme, siç është; ndërtimi apo udhëtimi natën.

Kjo që thamë tregon për lejimin e këtij lloji recitimi në raste të veçanta, dhe jo të shndërrohet në një prej arteve të edukimit dhe thirrjes për në rrugë të Allahut, siç po ndodh sot.

Këto ilahi u mësohen nxënësve duke i quajtur ilahi islame ose fetare, por kjo padyshim që është shpikje në fe dhe bën pjesë në fenë e shpikur të Sufijve, sepse vetëm ata njihen që ti kenë konsideruar ilahitë si pjesë të fesë.

Na del si detyrë që të jemi të kujdesshëm ndaj këtyre kurtheve dhe të ndalojmë shitblerjen e tyre. E keqja fillon me pak, por me kalimin e kohës rritet e shumohet nëse ne nuk e shkatërrojmë që në fillimet e saj.[6]

"Nuk ekziston termi “ilahi islame” në librat e të parëve tanë të mirë"

Pyetje: Dijetari ynë i nderuar! Janë shtuar fjalët rreth ilahive islame, madje disa i kanë lejuar ato, e disa thonë se këto ilahi i përdorin në vendë të kasetave muzikore. Cili është mendimi juaj?

Përgjigje: Ky lloj emërtimi nuk është i saktë, madje është emërtim i shpikur sepse nuk ekziston në librat e të parëve tanë të mirë dhe të atyre që u merret fjala për bazë (dijetarëve). Ajo që dihet, është se; Sufijtë i konsiderojnë ilahitë si pjesë të fesë dhe e quajnë ndryshe “sema-dëgjim”. Në kohën tonë në të cilën janë shtuar grupet dhe partitë, ka ndodhur që çdo parti të ketë ilahi entuziazmuese nën emrin “ilahi islame”. Ky lloj emërtimi nuk është i saktë, dhe si rrjedhojë nuk lejohet posedimi i këtyre ilahive dhe as shpërndarja e tyre tek njerëzit.[7]


Hirësia e tij, myftiu i Arabisë Saudite: AbdulAziz ali Shejh: "Ilahitë islame nuk lejohen"

Pyetje: Cfarë gjykimi ka përplasja e duarve në dasma nga gratë, kur ato i shoqëron këndimi i ilahive islame?

Përgjigje: Së pari mund të themi se emërtimi i këtyre ilahive si “islame” dhe përdorimi në dasma nuk lejohet, sepse feja islame është feja e preokupimit dhe punës. Emërtimi “ilahi islame”, nuk është emërtim në vendin e duhur dhe njerëzit nuk duhet ti përdorin këto ilahi, sepse në to mund të ketë fjalë të Allahut duke u shoqëruar me duartrokitje. Përplasja e duarve e të tjera gjëra që mund ti shoqërojnë ilahitë, të gjitha këto bëjnë pjesë në moralet e Sufijve.

Në lidhje me idhujtarët, Allahu i Madhëruar ka thënë: “Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishte tjetër vetëm se britmë dhe duartrokitje.” Pra, duartrokitja e shoqëruar me ilahitë islame nuk lejohet, sepse në të vërtetë këto ilahi janë këngë dhe kjo gjë i mvishet islamit.[8]


Dijetari i madh, Hamud et Tuejxhiri: "Ilahitë islame nuk janë gjëra islame"


Në një nga librat e tij, ky dijetarë shprehet duke thënë: Vërtet, disa ilahi të cilat i praktikojnë shumica e nxënësve në ceremonitë dhe kampet verore duke i emërtuar si islame, duhet ta dimë se nuk janë gjëra islame. Ato janë përzier me këndime, dridhje të tepruara zëri dhe tinguj, të cilat të gjitha së bashku provokojnë ata që këndojnë dhe ata që dëgjojnë. Ato ftojnë në kërcim e largojnë nga përmendja e Allahut, leximi dhe meditimi në ajetet e Kuranit Fisnik, e shumë dije të tjera të dobishme.[9]

Ata që zgjedhin si paraardhës dhe shëmbëlltyrë Sufijtë e hershëm, sa gjë të keqe kanë zgjedhur për vetet e tyre.

Gjithashtu ka thënë: Ai që krahason këto ilahi me përdredhje zëri, me recitimet e sahabëve kur ndërtonin xhaminë e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) apo kur hapnin gropën e hendekut, apo e krahason me fjalët që sahabët u thonin deveve për të shpejtuar ecjen, le ta dinë se krahasimi i tyre është i gabuar. Sahabët nuk i recitonin poezitë duke përdredhur zërat, gjë e cila provokon këngëtarin dhe dëgjuesin, siç ndodh me nxënësit nëpër ceremoni dhe kampe verore.

Por përkundrazi, sahabët e kufizonin poezinë dhe e recitonin atë me zë të lartë. Nuk është transmetuar që ata të jenë bashkuar për të kënduar së bashku, siç veprojnë nxënësit në kohën tonë.

E mira më e madhe gjendet në pasimin e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) dhe të shokëve të tij, ndërsa e keqja më e madhe qëndron në kundërshtimin e tyre dhe marrjes së shpikjeve që nuk i përkasin udhëzimit të tyre, madje as që janë njohur në periudhën e tyre.

Ato nuk janë gjë tjetër vetëm se shpikje e Sufijve, të cilët e konsiderojnë fenë si lojë e dëfrim. Eshtë përmendur se Sufijtë mblidheshin për të kënduar poezi me stërgjatje zëri dhe melodi muzikore për ta tepruar në lavdërimin ndaj Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Mblidheshin për atë që e quanin “dhikër-përmendje” edhe pse në realitet ishte tallje me Allahun dhe përmendjen e Tij. Ata që zgjodhën si paraardhës dhe shëmbëlltyrë Sufijtë e hershëm, sa gjë të keqe zgjodhën për vetet e tyre.[10]


Dijetari i madh, AbdulMuhsin el Abad: "Nuk duhet të merremi me ilahitë e as tu kushtojmë rëndësi atyre"


Në përgjigjen e një pyetjeje rreth ilahive, dijetari u shpreh duke thënë: Njeriu duhet ta mbushë kohën e tij me gjëra që i sjellin dobi në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai duhet të merret me përmendjen e Allahut, leximin e Kuranit dhe leximin e librave të dobishëm. Gjithashtu, duhet të lexojë poezi të cilat nxisin për morale të larta dhe sjellje të mira.

Përsa u përket ilahive që janë shfaqur kohët e fundit, të cilat realizohen duke u mbledhur grup e duke kënduar me zë melodioz, inçizohen e shpërndahen duke u marrë kohën shumë njerëzve, nuk duhet të merremi me to e as tu kushtojmë rëndësi. Qëllimi është që të përfitojmë njohuritë dobiprurëse, tu kushtojmë rëndësi pikërisht këtyre njohurive dhe të dëgjojmë gjëra të mira. Ndërsa mallëngjimi i zërave dhe kujdesi për ti dëgjuar këta zëra, kjo nuk duhet të ndodhë kurrë e as nuk është e udhës.[11]


Dijetari i nderuar, Salih ali Shejh: "Ilahitë islame erdhën nga Ihuan el muslimin"


Pyetje: Në këtë kohë janë shtuar mjetet që ndihmojnë për thirrjen e njerëzve në fenë e Allahut të Madhëruar. Në disa prej këtyre metodave unë kam dyshim, e ato janë; teatri dhe ilahitë. A janë ato të lejuara?

Përgjigje: Ilahitë, ajo që di nga fjalët e dijetarëve tanë të cilëve u merret fjala në përgjigje, janë të mendimit se ato nuk lejohen. Ilahitë kanë ardhur nga Ihuan el musliminët, dhe dihet se në llojet e edukimit që ata përdorin janë edhe ilahitë.

Ilahitë përdoreshin në tarikatet e Sufijve, si metodë ndikuese tek ndjekësit e tyre. Ndërsa në kohët e sotme si mjet dhe metodë e re, ilahitë u futën edhe në këtë shtet (Arabinë Saudite) dhe u praktikuan në shumë gjëra. Në momentet e para kur u shfaqën këto ilahi, dijetarët thanë se nuk lejohen.

Në lidhje me “Tagbirin” të cilin e shpikën Sufijtë dhe që ngjason me ilahitë e sotme, imam Ahmedi ka thënë: Ato janë shpikje dhe përdoren për të larguar njerëzit nga Kurani. Sufijtë e quanin atë “dëgjim i lavdëruar”, i cili në të vërtetë nuk është i lavdëruar por i nënçmuar.[12]



[1] Mexhmuul Fetaua, vëll. 11, fq. 532.

[2]
 Mexhmuul Fetaua, vëll. 11, fq. 534.

[3]
 Mexhmuul Fetaua, vëll. 11, fq. 620.

[4]
 Marrë nga libri “Sqarime të dobishme rreth gjykimit të ilahive”, të autorit Abdullah Sulejmani,
libër të cilit dijetari Salih el Feuzan i ka kushtuar një parathënie.

[5]
 “Fetuatë e shejh Uthejminit” të përmbledhura nga Abdul Meksud, fq. 134.

[6]
 “Hytbet në minbere” të shejh Feuzanit, vëll. 3, fq. 184-185.

[7]
 Mexheletu ed Daueh, nr. 1632, e datës 7/11/1418 h.

[8]
 Mexheletu ed Daueh, nr. 1706, e datës 15/5/1420 h.

[9]
 “Ngritja e argumenteve për ndalimin e ilahive”, fq. 6.

[10]
 “Ngritja e argumenteve për ndalimin e ilahive”, fq. 7-8.

[11]
 “Fjalë të vlefshme rreth gjykimit të ilahive”, i autorit isam El Merij, fq. 70.

[12]
 Marrë nga kaseta me titull “Fetuatë e dijetarëve rreth të ashtuquajturave ilahi islame”, prodhim i studios “Minhaxhu Suneh” në Rijad.

U dëshmua prejardhja çifute e Leninit

Posted by artparadox on 26 May 2011 , under |




Me publikimin e dëshmive nga ana e Muzeut të Moskës, morën fund thashethemet për sa i përket prejardhjes çifute të Leninit. Muzeu nxorri në pah mjaft dokumente në lidhje me liderët bolshevikë.


Ndër dokumentet që u ekspozuan nga ana e Muzeut Shtetëror të Historisë në Moskë ishte edhe një letër e Anna Uljanovas, motrës së themeluesit të Bashkimit Sovjetik dhe Audhëheqësit të Revolucionit Bolshevik, Valdimir Iliç Lenin, dërguar më 1932 në adresë të Stalinit, e në të cilën ceket qartë prejardhja e Leninit. Në letër, ndër tjerash thuhet se gjyshi i tyre, për të shpëtuar nga politikat anti-çifute të Rusisë së shek. XVIII-XIX, dhe për të pasur mundësi më të mëdha arsimimi, nga të qenët çifutë të Ukrainës u konvertuan në të krishterë. Në vazhdim ceket se “babai i gjyshit tonë vinte nga një familje e vobektë çifute nga Zhitomiri (qytet në perëndim të Ukrainës) dhe sipas çertifikatës së pagëzimit quhej Moses Blank. Vladimir Iliçi çdoherë kishte mendime të mira për çifutët. Mua më vie keq se nuk i dinim saktësisht rrënjët e prejardhjes sonë deri sa ai (Lenini) ishte gjallë.”
Më tej ajo kërkonte nga Stalini që të ndalonte bindjet dhe qëndrimet anti-çifute të komunistëve duke iu treguar atyre për prejardhjen dhe mendimet e Leninit.
Punët që kishin filluar për mbrojtjen e kulturës hebraike në kohën e Leninit morën karakter tërësisht të kundërt në kohën e Stalinit, i cili kishte për qëllim ndarjen e komunistëve nga çifutët dhe fillimin e jetësimit të planit, sipas të cilit, të gjithë çifutët e Bashkimit Sovjetik, do të vendoseshin në kufi me Kinën.
Lenini, i lindur më 1870, veten e identifikonte si rus. Biografia e tij zyrtare është e shkruar nga ana e mbesës së tij, Olga Uljanova, e cila thekson se familja e tyre ka rrënjë ruse, gjermane dhe suedeze.

Stalini e kishte fshehur letrën
Zyrtarja e Muzeut Shtetëror të Historisë, Tatjana Koloskova, thekson se Stalini nuk i përfilli kërkesat që ishin në letër dhe kishte dhënë urdhër që letra të mbahej fshehtë.
Letra e Uljanovës kishte rënë në duart e historianëve rusë qysh në vitet 90’, mirëpo kishte pasur mospajtime ndërmjet tyre për sa i përket vërtetësisë së saj.
Në kohën e Rusisë Cariste,ishte i paraparë programi, sipas të cilit çifutët kishin të drejtë të jetonin kryesisht në Lituani, Bellorusi, Poloni, Moldavi dhe Ukrainë.

Edhe Troçki ishte çifut
Përpjekjet e bolshevikëve kundër regjimit të kohës në Rusi, janë mbështetur edhe nga çifutët. E kur bolshevikët erdhën në pushtet më 1917, në udhëheqesinë e Partisë Komuniste kishte mjaft çifutë. Njëri ndër udhëheqësit e njohur të Partisë Komuniste, Leon Troçki, (emri i vërtetë, i të cilit ishte Brontstein) kishte prejardhje çifute.

Lenini kërkoi helm nga Stalini
Motra e vogël e Leninit, Maria Uljanova, në ditarin e shkruar në vitin 1922, vitin kur u paralizua Lenini, tregon se ai (Lenini) kishte kërkuar që Stalini t’i sillte helm. “Ai, jo rastësisht kishte kërkuar një gjë të tillë pikërisht nga Stalini, sepse tek ai e shihte figurën e një bolsheviku të vërtetë, të çliruar nga çfarëdo lloj ndjenje dhe mjaft të vendosur në ideal. Përndryshe kush do të mund të kishte guximin të tentonte në mbytjen e Leninit?”- shkruante ajo.

Dolën në dritë 111 dokumente
Për herë të parë u publikuan 111 dokumente, të cilat sjellin mjaft dëshmi rreth ish-funksionarëve të lartë të Bashkimit Sovjetik.
Përveç dokumenteve, në muze, kishin zënë vend edhe disa karikatura të ish- udhëheqësve komunistë si Stalini e Valerij Meljauku.
Ekspozita në Muzeun Shtetëror të Moskës do të jetë e hapur deri më 3 korrik.

Shqipëroi: Ditar Kabashi

Hapet ne Tirane Universiteti Teologjik Islam

Posted by artparadox on 15 May 2011 , under |




Universiteti teologjik islam eshte i pari i ketij lloji ne Shqiperi. Sado e cuditshme te duket godina e tij eshte ajo e ish Akademise se Policise ne periferi te Tiranes e rikonstruktuar me fondet e BE.
Altin Shima drejtor per Arsimin ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise thote per DW se qeveria e Tiranes iu dhuroi ketij komuniteti godinen moderne te Akademise se Policise ngaqe nuk ka mundesi t i ktheje komunitetit mysliman pronat e tij te sekuestruara qe nga koha e regjimit komunist te Hoxhes. Keshtu ne shtator ne auditoret e ish Akademise se Policise do te ulen studentet e pare te teologjise islame.
Cfare studimesh te larta do t u ofroje atyre ky universitet?
Universiteti Teologjik Islam i Tiranes ka Fakultetin e Shkencave Humane me tri departamente ate te shkencave islame te komunikimit dhe te jurisprudences. Fakulteti i dyte eshte ai i Gjuheve te Huaja me departamentin e Gjuhes angleze asaj Turke dhe Arabe. Universiteti ka edhe Qendren e Kerkimeve per dialogun nderfetar dhe nderkulturor. Ai pranon studente nga Europa dhe vendet e rajonit thote per DW Altin Shima.
Perkatesia ne fene islame nuk perben kusht per pranimin e studenteve. Dyert e Universitetit do te jene te hapura edhe per ata qe kerkojne te studiojne ne pjesen laike te tij jurispudence shkenca te komunikimit gjuhe te huaja. Ne nje mjedis te tille miks studentor Universiteti synon te realizoje dialogun kulturor.
Por ne krye te ketij misioni eshte Qendra e Kerkimeve per Dialogun nderfetar dhe nderkulturor pjese e rendesishme e Universitetit. Drejtori Shima thote se kjo qender do te gjeje rruge te reja per te promovuar dialogun kulturor dhe nderfetar. Ky duket se nuk do te jete nje mision i veshtire. Shqiperia ka nje tradite te pasur dhe te konsoliduar te harmonise dhe bashkejeteses fetare. Komuniteti mysliman ai ortodoks dhe katolik ne Shqiperi kane bashkejetuar gjithmone ne paqe ne rrjedhat e historise.
Pirro Misha intelektual i mirenjohur ne Shqiperi Drejtor i Institutit per Dialog dhe Komunikim e konsideron harmonine fetare mes tre feve kryesore nje vlere te cmuar qe duhet ruajtur.Shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri qe mund te konsiderohet model per sa i perket harmonise dhe dialogut nderfetar. Feja ne Shqiperi nuk eshte perdorur asnjehere si nje mjet ndarjeje konfrontimi. Dialogu dhe komunikimi kulturor mes komuniteteve me fe te ndryshme eshte dicka krejt e natyrshme. thote thote per DW Z. Misha .
Kapaciteti i Universitetit Teologjik Islamik te Tiranes eshte 2.500 studente./ DeutscheWelle/

Banka Islame për Zhvillim, 64 bursa për studentët e UP-së

Posted by artparadox on 14 May 2011 , under |




Të marten në selinë e Kryesisë së BIK, Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava në një ceremoni rasti ka bërë shpërndarjen e 64 bursave për studentët e Universitetit të Prishtinës, bursa këto që ka ndarë Banka Islame për Zhvillim me seli në Xheda të Arabisë Saudite.
Në këtë ceremoni përveç studentëve bursist, qenë të pranishëm edhe zyrtarë nga Fakulteti i Mjekësisë së UP-së . Fillimisht para të pranishmëve Ejup Ramadani dha një pasqyrë të shkurtë të këtij programi që e Zhvillon Banka Islame për Zhvillim në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Z.Ramadani, tha se programi i Bankës Islame për Zhvillim për mbështetje me bursa për studentët e UP-së zhvillohet tash e 5 vjet në Kosovë, që nga viti 2006 kur nga Kosova fituan bursa vetëm 9 studentë, ndërsa këtë vit i numri i studentëve që marrin bursë nga Banka Islame për Zhvillim ka arritur në 60 studentë. Duke iu drejtua studentëve bursistë, Myftiu Tërnava tha, Ju jeni me fat, pasi studioni në vendit tuaj, në Kosovën e lirë e sovrane. Ndihëm i privilegjuar që në emër të Kryesisë së BIK kemi kontribuar në sigurimin e këtyre bursave për studentët e Universitetit të Prishtinës. Bashkësia Islame edhe në të ardhmen do të angazhohet që të rris numrin e bursistëve kosovarë- tha ndër të tjerat myftiu Naim Tërnava, i cili i porositi studentët që të mësojnë, sepse mësimi dhe studimi janë misioni primar i tyre. Vlera e bursës është 70 dollar amerikane në muaj, dhe si e tillë zgjatë deri në përfundim të studimeve./bislame/

Ndërtojnë kishë fshehurazi brenda Pallatit të Kulturës

Posted by artparadox on 08 May 2011 , under |




Aleanca Kuq e Zi akuzoi Kishën Ortodokse shqiptare të Përmetit se është duke kryer fshehtas punime brenda pallatit të kulturës “Naim Frashëri”, me qëllim shembjen ose ndërtimin brenda tij të një kishe. Sipas përfaqësuesve të kësaj lëvizje, gërmimet bëhen natën, ndërsa është zgjedhur pikërisht koha e fushatës zgjedhore kur vëmendja e vendorëve është e pakët.
Pallati i kulturës në Përmet që prej vitit ‘97 ka qenë mollë sherri mes përfaqësuesve të Kishës Ortodokse dhe Bashkisë së qytetit, ndërsa në vitin 2004, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, u vendos që pallati t’i shërbente kulturës së këtij qyteti, informon TVNews24.

Turqit e duan Bondsteel-in

Posted by artparadox on 05 May 2011 , under |




Turqia në kuadër të kthimit të madh në Ballkan do të mund të hyjë në bazën ushtarake amerikane afër Ferizajt ”Bondsteel”, e cila është më e madhja për nga sipërfaqja që është ndërtuar në Evropë, pas luftës së Vietnamit, nga e cila SHBA-ja do të tërhiqet. Shkuarjen nga baza në afërsi të Ferizajt e ka paralajmëruar nga fundi i marsit ambasadori amerikan në Prishtinë, Chris Dell, gjoja për shkak të shpenzimeve të mëdha financiare, ka bërë me dije gazta e Frankfurtit “Veti”, duke u thirrur në burime diplomatike.
Gazeta ka shkruar se teoricienët ushtarakë serbë dhe analistët nuk e përjashtojnë mundësinë që në këtë kompleks ushtarak të vendosën pikërisht turqit.Ish komandanti i forcave të përbashkëta të sigurisë në jug të Serbisë Ninoslav Krstiq, ka thënë se një skenar i tillë nuk tingëllon si “rrëfim i thatë”, sidomos pas paralajmërimit zyrtarë amerikan se do ta lëshojnë “Bondsteel-in”
“Hyrja e banorëve të rinj nga Lindja do të ishte gjë e keqe për Serbinë, por edhe më keq për Kosovën. Do të zgjerohet ndikimi i islamit, kurse me këtë Ankaraja të kishte lidhje direkte territorial me Sanxhakun nëpërmjet Kosovës, që është rruga e transversales së gjelbër e cila nga ky shtet i Azisë së Vogël çon nëpër Maqedoni, Kosovë dhe Serbi, deri në Sarajevë”, ka theksuar Krstiq. /epoka e re/

Djaloshi musliman i cili e hutoi priftin e krishter Richard Burnish

Posted by artparadox on 03 May 2011 , under |



Shihni këtë video interesante të bisedës, së një prifti të krishterë dhe një të riu musliman




Nevruzi - Një festë zoroastriane, pagane, e ndaluar!

Posted by artparadox on 01 May 2011 , under |



Falënderimi i takon All-llahut, i Cili na krijoi si muslimanë, dhe na mundësoi që të përfitojmë nga xhihadi në rrugën e Tij, dhe na dha një mundësi për të merituar xhenetin.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi 
Profetin Muhamed saliAllahu alejhi ve selem, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe të gjithë ata që pasuan rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

All-llahu i Lartësuar, thotë në librin e Tij:
"Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.".
(Kurani i Shenjtë, Sure 51. "Adh-Dhāriyāt"56)
"Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë."
(Kurani i Shenjtë, Sure 6. "En'am" - 116)
"Ne e patëm dërguar para teje apostujve të popullit të tyre, kështu që ata u erdhën atyre me argumente të qarta, atëherë Ne i patëm dhënë dënimin e atyre që ishin fajtorë, dhe të ndihmojmë besimtarët Obligimi yni ishte".
(Kurani i Shenjtë, Suren 30. "Romakët", ajeti 47)
Do të themi disa fjalë në lidhje me "festimin e Nevruzit"
Prejardhja e festës së Nevruzit

Prejardhja e festës së Nevruzit është nga Persia . Nga Persia rrjedh edhe vet fjala Nevruz. Fjala Nevruz rrjedh nga persishtja, madje nga persishtja e vjetër, nga fjalët: Nava = e re dhe ruzanh = ditë, pra, që do të thotë: Ditë e Re.

Kjo festë, Ditë e Re, pra, Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane, që kremtohet tash e 3000 vjetë…

Kremtohet edhe sot e kësaj dite në Iran, por si fillim i Vitit të Ri, kremtohet edhe në Irak, Afganistan, Uzbekistan Azerbajxhan, Turkmenistan, Kazakistan, Taxhikistan, Kurdistan dhe në disa vende të tjera…

Kjo festë, Nevruzi, përputhet me fillimin e pranverës, ringjalljen e natyrës, mbas dimrit të ftohtë, të gjatë, të vështirë. Në këtë ditë është ekuinoksi, barazohet dita e nata dhe duke filluar prej kësaj dite ka më shumë ditë, ka më shumë dritë…

Persianët e lashtë, si edhe shumë popuj tjerë të Lindjes, besonin në bestytni: besonin se kishte ditë që sillnin fat, sikur që besonin se kishte ditë që sillnin fatkeqësi. Por, Nevruzi i takonte një prej atyre ditëve që sillte vetëm fatmirësi dhe e kremtonin me madhështi…!

Historianë, hulumtues, gjurmues të ndryshëm të lashtësisë e përcaktojnë Nevruzin si një nga festat pagane më popullore në të gjitha kulturat e lashta në Mesopotamin e Vjetër…

Nevruzi kremtohej shumë shekuj para se të vinte në këtë jetë Zaratustra, mësues i urtësisë, themelues i fesë së vjetër (dualiste) persiane, rreth tetë shekuj para Krishtit ose Hazreti Isait (a.s.)…

Kur persianët filluan të përqafojnë fenë Islame pas vitit 650, në fillim, për dy shekuj, u ndalue kremtimi i Nevruzit, por më vonë u lejue, për arsye tregtare-ekonomike, sepse shkëmbeheshin dhurata, bëheshin shpenzime dhe kështu nxitej, stimulohej ekonomia…!

Gjatë pushtimit mongol (1219-1500) të atyre viseve, kjo festë, Nevruzi, u ndalue sërish.

Në periudhën e sundimit të dinastisë së mbretërve Safavidë, pas vitit 1500, Nevruzi dalngadal fillojë të kremtohej, por gjithnjë si kremte e fillimit të Vitit të Ri, si fillim i pranverës, si një Ditë e Re…

Me ngadhnjimin e Revolucionit Islamik në Iran (1979), prijësi i Revolucionit Islamik, Imam Humeini e dënoj këtë kremte si një festë pagane, jo islame, por me kalim kohe, meqë nuk rrezikohej Republika Islamike e Iranit, në heshtje u lejue për t’u kremtue…!

Nëpër disa vende nëpër botë, Nevruzi kremtohet edhe nga Baha’itë dhe Ismailitë. Ismailitë, një degë e madhe nga Islami Shi’it, e festojnë Nevruzin në frymën e falënderimeve për All-llahun (xh.sh.), për dhuntitë e mirësitë e Tij.

Nevruzin e përkujtojnë, e kremtojnë edhe në trojet shqiptare disa nga tarikatet, por jo të gjitha…E kremtojnë, ndër të tjerë, kaderitë, rifa’itë, sa’aditë, halvetitë, nakshibenditë…, por jo si fillim i Vitit të i Ri, por si ditëlindja e Imamit Ali…!

Dhe më në fund mund të shtrohet pyetja: Pse në Shqipëri, kjo festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane, është shpallur festë fetare zyrtare, gjithshqiptare? Këtë mund ta kuptoni - vetëm nëse pakëz mendoni…?!!! 

Latest News