Tiramisu

07 March 2010 , Posted by artparadox at 9:45 AM

Kjo është një ëmbëlsirë me prejardhje italiane dhe është shumë e lehtë për gatim dhe shumë e shijshme.

Përbërësit :

3 të kuqe të vezëve,   mascarpone 250gr,   1 shllag krem,   5 lugë gjelle sheqer, 
1 pako biskota të gjata, 300 ml kafe të zier, mundësisht express.

Udhëzim për përgatitje :

I rrahim të kuqet e vezëve. Pastaj e hedhim sheqerin, i përziem mirë me tel dore dhe ja hedhim mascarponen dhe prapë përziem. Në fund e hedhim shllagun e përgatitur dhe i përziem të gjitha bashkë deri sa të fitohet një krem i trash dhe i qesim edhe 5 lug kafe të zier dhe kremi është gati. Kafen e zier e hedhim në një enë të thellë ku një nga një i lagim biskotat dhe i renditim në tepsi. Pasi që kemi mbushur tepsinë me biskota, ja hedhim gjysmën e kremit dhe bëjmë edhe një rend me biskota dhe ia hedhim kremin sipër. Në fund marrim kakao dhe me sit të vogël e mbulojmë tortën me kakao. Torta është gati por duhet të qëndroj në frigorifer së paku 6 orë . Ju bëftë mirë.

Latest News