CNN: 1.5 milion amerikan u kthyen në Islam pas 11 Shtatorit

30 March 2010 , Posted by artparadox at 2:22 PM

artikuj
Shumë njerëz në Amerikë i kthehen religjionit pas sulmeve të 11 shtatorit. Sipas një shënimi, 20.000 persona në ditë shqiptojnë "shahadetin" (dëshminë) me të cilën ata kthehen në fenë Islame.
CNN konstaton se 25 % e 6 milion muslimanëve në SHBA janë te konvertuar në fenë Islame pas 11 Shtatorit.
Në video janë dy nga të kthyerit në Islam në mesin e 1.5 milion amerikanëve.
”S'ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut”. Allison Poole e thotë këtë thënie 3 herë në gjuhën arabe dhe pastaj 3 herë në gjuhën angleze dhe me këtë ceremonia e konvertimit të saj u kompletua. Tani ajo është pjesëtare e Fesë Islame.
Allison Poole ishte rritur si një krishtere baptiste. Ajo u bë muslimane gjatë muajit të Ramazanit. Që nga konvertimi i saj në fenë Islame, ajo ndihet më afër paqes dhe ka vërejtur se feja Islame ia ka bërë jetën shumë më të mirë, me që tani ajo ka besimin e drejtë në Zotin.
Familja e saj qëndron plotësisht pas vendimit të saj, por ajo ballafaqohet me disa amerikanë që e keqkuptojnë fenë Islame duke i thënë fjalë ofenduese.
Barbara Cartabuke është gjithashtu amerikane dhe thotë se konvertimi i saj ka ardhur si pasojë e sulmeve të 11 shtatorit.
”Pas 11 Shtatorit thashë me vete, mendoj se tani është koha kur njerëzit duhet të kërkojnë përgjigjet e vërteta”.
Përmes Islamit ajo ka gjetur afërsinë “1 me 1” me Zotin, gjë të cilën nuk e ka gjetur në krishterizëm.
“Kur të shkosh në kishë duhet ta adhurosh Jezu Krishtin ose Marijen. A e dini, më duhej të mendoja se ku është ZOTI?!”
Kjo është zgjidhja e saj me të cilën mburret dhe thotë se do ta mbajë përjetë.

Latest News