'Të ardhurit jashtë!' është shprehje e lirisë së mendimit

06 March 2010 , Posted by artparadox at 3:16 AM

Thirja për largimin e të huajve më nuk është vepër e cila dënohet në Gjermaninë liridashëse. Koha ka filluar që të kthehet mbas kah 1933 kur Hitleri u bë kancelar.

Sipas vendimit të gjykatës së Karlsrues, Gjermani, njeriu nuk është nxitës i urrejtjes "vetëm se bërtet 'Të ardhurit jashtë'. Me këto fjalë është sqaruar vendimi i cili çliron tre neofashistët nga organizata "Augsburger Bündniss-Nationale Oposition" dhe është cekur se dënimi i tyre do të nënkuptonte "lëndimin e lirisë së mendimit".
Pllakati në të cilët neofashistët bëjnë thirje për dëbimin e të huajve, nga vendi sipas gjykatësve "nuk paraqet automatikishtë rrezikimin e të drejtave të të huajve, ose shëndrimin e tyre në objekt veprimi". Krejtësisht qartë, ata bëjnë thirje për dëbimin e të ardhurve. " Mënyra dhe mjetet për këtë nuk janë të përmendura. A mendohet kjo me inicim apo me forcë, kjo nuk është e sqaruar". Me siguri kanë menduar, se me mirësjellje do t'i lusin të huajtë që ta lëshojnë vendin e tyre, arianit.
Në vendin e njerëzve të mëdhenjë si Hitleri, Goeringu dhe Himleri, duket se kurgjë nuk është e rrezikshme ,e as alarmante derisa ndonjë milion i njerëzve nuk përfundon në odat e gazit.

Latest News