I vihet zjarri një xhamie në Kretë (Greqi)

02 April 2010 , Posted by artparadox at 10:50 AM

artikuj

Fotografi ilustruese - Xhami në ishullin e Kretës  
E premte 2 Prill 2010

Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një xhamie në ishullin grek të Kretës, transmeton BallkanWeb njoftimin e policisë greke.
Kjo përbën sulmin e tretë ndaj vendeve të shenjta të minoritetit vendas për këtë vit.
Policia deklaroi se ka nisur hetimet pasi disa persona të panjohur i ka vënë zjarrin portës kryesore të zyrave të shoqatës myslimane, që shërben edhe si xhami në qytetin e Heraklionit.
Ky sulm vjen pas dy rasteve të tjera në janar, kundër një sinagoge në një qytet tjetër të ishullit të Egjeut, përfshirë edhe një sulm tjetër, ku zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme.

Latest News