Belgjika ndalon ferexhenë

30 April 2010 , Posted by artparadox at 7:22 AM

Dhoma e ulët e parlamentit belg të enjten miratoi një projektligj për të ndaluar ferexhenë Islame në publik, një masë që mund ta bëjë Belgjikën vendin e parë ku mbajtja e ferexhesë do të jetë shkelje ligji.
Me këtë projektligj do të ndalohen të gjitha veshjet që mbulojnë tërë fytyrën apo një pjesë të saj.
Ky projektligj duhet të miratohet edhe nga senati për tu bërë ligj.
Edhe Franca e cila ka popullsinë më të madhe muslimane në Evropë ka filluar një projektligj e cili pritët të shqyrtohet në muajin Maj në lidhje me ferexhenë.
Projektligji që po miratohet si masë sigurie, argumentohet nga propozuesit e saj me paaftësinë për identifikimin e njerëzve.
Ndërsa grupi i të drejtave të njeriut Amensti Internacional e dënoi miratimin e projektligjit për ferexhenë duke thënë se shkelja e lirisë së shprehjes dhe të fesë do të vendosë një precedent të rrezikshëm.
Mbajtja e ferexhesë në Belgjikë pasi të miratohet ky projektligj mund të dënohet me gjobë prej € 15- € 25 apo me burgim deri në shtatë ditë.

Latest News