Publikohen pamjet e vrasjeve të bëra në Irak nga një helikopter amerikan

06 April 2010 , Posted by artparadox at 7:00 AM

E marte 6 Prill 2010

Publikohen pamjet e vrasjes nga helikopteri amerikan në vitin 2007 të 10 personave në Irak, ndër të cilët edhe 2 gazetarë.
Pamjet janë shpërndarë gjatë një konference për shtyp të një grupi që synon të luftojë kundër keqpërdorimeve të detyrës.
Në video është i regjistruar qartë momenti i sulmit dhe biseda paraprake e pilotit në ngjarjen e 12 korrikut 2007 në një lagje periferike të Bagdadit.
Pilotët kishin hapur zjarr ndaj turmës duke menduar se kamerat në duart e gazetarëve kishin qenë armë dhe kishin lënë të vrarë 10 persona, ndër të cilët edhe 2 gazetarë.
Në video duket një makinë që i erdhi në ndihmë të plagosurve, ndërkohë që personat në makinë mundoheshin të ndihmonin të plagosurit helikopteri kësaj radhe hapi zjarr me breshëri mbi makinë.
Autoritetet e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA konfirmuan që pamjet janë origjinale.

Latest News