Të burgosur sepse janë falur në xhaminë e preadaptuar

02 April 2010 , Posted by artparadox at 11:10 AM

02 Prill 2010


cordoba-cathedralIslamBosna.ba - Gjatë vizitës së një xhamie në Cordobë, e cila është preadaptuar në katedralë, 6 turistë muslimanë vendosën që aty të kryejnë namazin. Anëtarët e sigurimit  i kanë urdhëruar që të ndalojnë, sapo i kanë hetuar, por ata nuk e kanë ndërprerë lutjen. Mbas kësaj janë urdhëruar ose të vazhdojnë vizitën e kësajë "katedrale", ose ta lëshojnë, por pa rezultat. Mbas kësaj kanë thirë policinë, e cila së shpejti arrin në vendin e ngjarjes dhe lëshohet në përplasje fizike me turistët. Me këtë rast disa njerëz janë lënduar, ndërsa dy turistët janë burgosur.
Në këtë "katedralë" është në fuqi ndalesa e lutjes muslimane. Biskupi Demetrio Fernandez Gonzales përsëriti se ndalesa e lutjes muslimane në këtë ish xhami, të preadaptuar në katedralë në shekullin 13, patjetër të qëndrojë në fuqi, përkundër kërkesave të muslimanëve që ndalesa të lehtësohet.

Latest News