Spanja kundërshton ndalesën e mbajtjes së shamisë në shkolla

30 April 2010 , Posted by artparadox at 7:26 AM

Qeveria spanjolle ka injoruar kërkesën e partisë popullore të këtij vendi për të ndaluar mbajtjen e hixhabit nëpër shkollat dhe universitetet e këtij vendi. Zëvendës kryeministrja spanjolle në një konferencë për media në Madrid, deklaroi se në kushtetutën e Spanjës është theksuar për të drejtën e lirisë fetare dhe për të drejtën e arsimit, dhe qeveria duhet ta mbrojë kushtetutën e vendit.
"Qeveria është duke përgatitur projekt-rezolutën për të drejtat fetare dhe në këtë projekt – rezolutë është theksuar qartë për lirinë dhe të drejtën e të gjithë qytetarëve spanjoll për të shprehur bindjet e tyre fetare, dhe gjithashtu mbi bashkëjetesën dhe tolerancën përballë çdo besimi", theksoi Maria Teresa Fernandez De La Vega.
Ajo duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se qeveria absolutisht është kundër ndalimit të veshjes islamike nëpër institucionet arsimore të vendit dhe është e mendimit se asnjë qytetar spanjoll nuk duhet të privohet nga arsimi.

Latest News