Ateizmi dhe pasojat e dëmshme të tijë për shoqërinë

22 April 2010 , Posted by artparadox at 7:13 AM

 Bota moderne sot ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme. Edhe përkrah përparimit  dhe të mirave materiale të shumta, të cilat njeriu i ka aritur me përparimin shkencor, bota jeton nën hijen e problemeve serioze, të cilat shkaktohen nga njëri tjetri dhe rëndojnë jetesën njerëzore.
Pa dyshim se problemi më i madh me të cilin ndeshet shoqëria është çrregullimi shoqëror, brengosja, përhapja e krimit dhe dhunës, egoizmi, kaosi, aferat ekonomike dhe politike për të cilat dëgjojmë për çdo ditë. Gati se nuk mund të gjejmë vend nëpër botë, i cili nuk haset me këto probleme të komplikuara shoqërore.
Përparimi material nuk mund t'i eliminojë këto probleme, t'i zvogëlojë, përkundër, sa më tepër përparon jeta materiale e njeriut, problemet janë më të mëdhe dhe më të përhapura në shoqëri. Edhe përkrah asaj se problemet në shoqëri jan[ë të shumta, problemi më i madh i cili len pasoja të rënda për shoqërinë dhe është shkak i kaosit, jostabilitetit dhe shqetësimit të një shoqërie, është ateizmi, ose më shkurtë mosbesimi. Kjo dukuri në realitet është nëna e të gjitha problemeve dhe shkaktari kryesor i tyre.

ÇKA ËSHTË ATEIZMI?

Ateizmi nënkupton mosbesimin në Zot dhe kthesën nga rruga e ndjekësit të besimit, si edhe mohimin e rringjalljes mbas vdekjes, Xhenetin dhe Xhehnemin dhe përkushtimin vetëm për këtë botë. Sot ateizmi është bërë dukuri botërore dhe bota perëndimore në Evropë dhe Amerikë, edhepse është trashigimtare e besimit krishterë i cili vërteton rringjalljen, parajsën dhe ferrin, bveson vetëm në jetën e kësaj bote. Kisha është shëndruar vetëm në traditë (dhe kulturë) dhe gjurmë nga e kaluara, dhe në jetën e njeriut paraqet diëka të parëndësishme.
Shteti më i madh në lindje është i bazuarr mbi ateizmin. Ai shtet është Rusia, e cila është bartëse e komunizmit, ideologjisë ateiste, parimet e së cilës ishin eliminimi i tërësishëm i të besuarit në botën e padukshme dhe interpretimi se jeta është vetëm materie dhe se lufta e njeriut në këtë botë është vetëm për shkak të jetesës dhe mbijetimit.
Sa i përket shteteve tjera, ato, edhepse i kanë të përhapura religjionet, siç janë hinduizmi dhe budizmi, të cilat në vete përmbajnë besimin në botën e fshehur, janë gjunjëzuar përpara ateizmit nga Perëndimi. Botës Islame, edhepse në masë të caktuar i përmbahet Islamit dhe beson në rringjallje, Xhenet dhe Xhehnem, nga të gjitha anët e stërpikin valët e ateizmit dhe shkaktojnë dyshim në besimin islamik

SHKAKTARËT E PARAQITJES DHE PËRHAPJES SË ATEIZMIT

Para vetëm dyqind viteve, ateizmi nuk ishte dukuri e përhapur, mirëpo në dyqind vjetët e fundit, paraqiten faktorët të cilët kanë kontribuar që mosbesimi në Zot të bëhet "feja" zyrtare dhe drejtim nëpër shum vende të botës.
Disa nga shkaqet e paraqitjes dhe përhapjes së ateizmit janë:

1 - Kisha Evropjane

Kisha evropjane ndonjëherë ka qenë shkaktari direkt ose indirekt i përhapjes së ateizmit dhe mosbesimit të tërësishëm mbi egzistimin e Zotit. Kisha evropjane ishte shkaktar direkt e ndonjëherë indirekt i zgjerimit të ateizmit dhe mosbesimit në egzistencën e Zotit. Shkak i kësaj ishin shërbyesit fetar, monahët dhe ipeshkvit, të cilët në fenë e tyre shtonin bestitny dhe trillime të ndryshme, siç është ngritja e Isa-it alejhi selam nga shkalla e njeriut në shkallë të perëndisë, mëkati dhe faljet, ngujimi dhe gjëra tjera të cilat nuk kishin mbështetje në fe.
Kësaj i kanë shtuar edhe shum pavërtetësi mbi krijimin e universit, pozitës dhe formës së planetit Tokë dhe jetës së njeriut. Kur filloi renesansa evropjane dhe kur janë zbuluar të vërteta shkencore të shumta, vjen deri te përplasja e madhe të shkencëtarëve të shkencave natyrore dhe kishës, e cila i pat mohuar ato zbulime dhe të vërteta shkencore. Atëherë kisha, çdonjërin i cili besonte në vërtetësinë e zbulimeve shkencore, e konsideronte si mosbesimtarë, heretik dhe të tillët i vriste ose i digjte. SHum shkencëtarë dhe dijetarë të shkencave natyrore përjetonin golgota aq të dhimbshme si dënim për kundërvënien ndaj qëndrimeve të kishës. Mirëpo renesansa për shkak të këtyre torturave nuk u ndal. Shkencëtarët ia aritën që për çdo ditë të sjellin argumente për hipotezat e tyre, ndërsa kisha vazhdimishtë përjetonte disfatë përpara opinionit dhe në fund fitorja u takoi dijetarëve të materies mbi shërbyesit kishtar dhe monahëve. Atëherë njerëzit në tërësi refuzojnë fenë dhe çdo besim i cili pohon se egziston bota e padukshme dhe jeta e përtej varrit dhe i kthehen materializmit si zotit të ri. Në këtë mënyyrë janë paraqitur themelet e para të ateizmit në botë

2 – Dhuna e botës kapitaliste
Mbasi që Evropa pjesërishtë e çliroi pushtetin fetar dhe zbuloi fuqinë e avullit dhe veglave, njerëzit kthehen prej bujqësisë kah prodhimtaria dhe fabrikat. Feudalët e dikurshëm shëndrohen në pronarë të fabrikave të mëdha dhe shfrytëzonin resurse të mëdha natyrore. Punësohet numër i madh i njerë[zve dhe në mënyrë ashpërt shfrytëzohen. Pnëtorëve u shkaktohet dhunë e madhe dhe në shoqëri paraqiten klasat, prej kapitalistëve të pasur deri te punëtorët e varfër. Paraqitja e këtij lloji të dhunës dhe heshtja e gjith kësaj nga ana e kishës, ishte shkak i drejtëpërdrejtë i përhapjes së ateizmit dhe dyshimit në egzistimin e Zotit. Kisha ishte e paaftë që të ofrojë zgjidhje për problemet e njeriut në Tokë dhe atëherë njeriu fillon të mendojë për gjetjen e një rruge të re dhe programit i cili do të ishte në gjendje që t'i zgjidhte problemet e tijë.

PARAQITJA E DREJTIMEVE EKONOMIKE ATEISTE

Nuk ka dyshim se një nga faktorët thelbësor për përhapjen e ateizmit ishte edhe formimi i drejtimeve ekonomiko-ateiste, e posaçërishtë komunizmit, themelues i të cilit ishte Karl Marx-i. Edhe përkundër faktit se  drejtimi kishte pikënisje ekonomike dhe e kishte qëllim kryesor, siç pohonin themeluesit e tyre, çlirimin nga dhuna kapitaliste, megjithate ka pranuar vetitë e një drejtimi ideologjik. Ata pohojnë se egziston vetëm jeta materiale e njeriut, se nuk egziston shpirti, rringjallja, Zoti dhe jeta e përtej varrit. Sipas mësimeve të socializmit, fenë e patën shpikur të pasurit për ta shfrytëzuar më mirë botën e varfër dhe vetitë siç janë besimi, njerëzia dhe sinqeriteti, nuk janë kurgjë tjetër përpos rezultat i ideve fetare të cilat janë në shërbim të interesave kapitaliste. Me përcaktimet e tija, ky drejtim ekonomik u shëndrua në një lloj të ri të ateizmit, i cili pat hasur në pranim të madh te bota e rëndomtë dhe e varfër, e të tillët janë shumicë në shoqëri. Kështu komunizmi është pranuar, jo si drejtim ekonomik, por edhe si drejtim fetar dhe shum shpejtë u zgjerua në tërë botën. Lulpëzimin më të madh komunizmi e përjetoi gjatël revolucionit bolshevik në Rusi. Në përhapjen e drejtimit komunist, përmbajtësit e tijë, kan shfrytëzuar metoda të ndryshme, njëra nga më të njohurat është metoda e dhunës, ashtu që popujt u bënë fuqitë e komunizmit, siç janë republikat islamike në Rusi dhe Kinë, dhe disa vende arabe.

PËRHERSHMËRIA E JETËS 

Dalldisja e njerëzve me këtë botë dhe kënaqja me të, me gjithçka që pat afruar civilizimi perëndimor, prej shum gjërave të rejs dhe dëfrimeve tërheqëse, patën ndikim të madh që njeriu të harojë sendet shum të rëndësishme në jetë, e bile edhe veten e tijë. Nga dëshira për të fituar rrogë sa më të madhe dhe kështu të sigurojë për vete jetë të begatshme dhe të rrehatshme, me të gjitha rrisitë e epokës moderne, siç janë makinat larëse, frigoriferat, veturat etj, njeriu e zmadhoi orarin e punës. Për shkak të qëllimit të njëjtë edhe gruaja largohet nga profesioni i sajë, obligimet e shtëpisë dhe punësohet nëpër fabrika, që së bashku me burrin të bartë kërkesat dhe obligimet e jetës. Një tempo e tillë e jetës dhe punës filloi që të shkelë njeriun modern dhe tërë ditën ta bëjë të angazhuar, duke mos i lënë rastin që të mendojë për veten dhe gjithçka që është rreth tijë. Puna e pandërprerë nëpër shtëpitë e mallrave dhe fabrikat dhe shfrytëzimi edhe i asaj pjese të vogël të kohës së lirë në lojë dhe zbavitje, nuk i la kohë që të mendojë për besimin dhe jetën e tijë shpirtërore dhe të përgjigjet në pyetjet e jetës të cilat qarkullojnë në mendimet e secilit njeri : "Kush e krijoi këtë gjithësi? - Kush e krijoi njeriun? - Pse jemi të krijuar: - A ka fund kjo botë? - Pse njerëzit dallohen, ky i pasur, e ai tjetri i varfër, ky arrogant, e tjetri i shtypur? - Pse e tërë kjo? - A ka jeta kuptim?". Njeriu modern, i preokupuar me gjërat të cilat i cekëm më parë, nuk ka kohë të gjejë përgjigjje në këto pyetje dhe kështu feja bëhet gjëja sporadikenë jetë.

JETA E RE DHE SPROVAT E CIVILIZIMIT

Njohuritë e kësaj kohe ia hapën njeriut dyert e begatisë, komoditetit dhe kënaqësisë së jetës. Mjetet komode të transportit, automobilat, aeroplanët dhe trenat, restoranet dhe kafenetë, me ofertën e begatshme të hajeve dhe pijeve, teshat provokative dhe arti i jetës së re, njeriut i hapën mënyra të reja të kënaqjes në këtë jetë dhe ndjekjen e epsheve dhe kënaqësive. Nga shkaku se feja ndalon teprimin dhe të harxhuarit, e urdhëron maturi dhe ndalon kënaqjen me gjërat e ndaluara, siç janë vera, zinaja dhe drogat, njerëzit të cilët nuk e njohin thelbin e fesë, e kanë konsideruar këtë si pranga të jetesës së lirë, gjë që ua ka rritur refuzimin ndaj fesë. Nuk dëshirojnë që dikush t'i përkujtojë për botën tjetër dhe t'ua tërhek vërejtjen për Xhehnemin, sepse kjo i prish kënaqësitë e tyre në këtë botë Kështu është rritur largimi nga feja dhe përhapja e drejtimit ateist

LIDHSHMËRIA E PËRPARIMIT MATERIAL ME ATEIZMIN

Poashtu një nga shkaqet i cili i nxixti njerëzit në ateizëm është edhe lidhja e ateizmit me fuqinë dhe përparimin material. Njerëzit e panë se Ev ropa nuk përparoi materialishtë derisa nuk hoqi dorë nga idetë e kishës dhe besimit të sajë dhe se shteti sikur Rusia nuk u bë superfuqi, derisa nuk deklaroi se është prodhim ateist. Nga ana tjetër e panë se shtetet të cilat i përmbaheshin fesë kishin ngecur në industri dhe prodhimtari, prandaj filluan të besojnë se ateizmi është shkak i përparimit shkencor dhe material, e se feja kishte dëmethënien e ngecjese dhe paditurisë. Këto janë, shkurtë, shkaktarët më kryesorë të paraqitjes dhe përhapjes së ateizmit në botë

PASOJAT NEGATIVE MBI INDIVIDIN DHE SHOQËRINË 

Drejtimi siç është ateizmi, i cili në tërësi mohon egzistencën e Zotit, pa dyshim se do të lë pasoja negative mbi njeriun, sjelljen e tijë si dhe marëdhëniet ndërnjerëzore dhe rregullimin shoqëror. Në këtë pikë do të folim për pasojat të cilat i shkakton ateizmi mbi individin dhe shoqërinë.
Pasoja e parë të cilën do ta lë ateizmi mbi shpirtërat e individëve është brengosja, dyshimi, shqetësimi shpirtëror dhe jostabiliteti. Kjo është nga shkaku se brenda njeriut egziston feja natyrore, e cila i parashtron pyetje të ndryshme jetësore, të cilat gjithmonë qarkullojnë në mendjen e tijë. Pse jemi të krijuar? Kush na krijoi? Ku shkojmë? Ku mbas vdekjes? Edhe pse tempoja ejetës dhe preokupimet e kë[saj bote shpesh ia tërhekin vëmendjen njeriut prej të menduarit më serioz ndaj përgjigjjeve të këtyre mendimeve dhe nga gjurmimi mbas fshehtësive të jetës dhe gjithësisë, megjithate ngjarjet dhe lëkundjet e shumta e nxisin që të mendojë mbi këto pyetje. Sëmundjet, tragjeditë, humbja e më të afrëmive dhe më të dashurve dhe fatkeqësitë të cilat e godasin njeriun, ia imponojnë të menduarit për jetën dhe të ardhmen e tijë. Duke marë parasysh se ateizmi nuk pranon egzistencën e Zotit, nuk do të afrojë kurgjë, për ta shpëtuar njeriun nga dyshimi, brengosja dhe paqartësia e jetës. Fshehtësia e jetës do të ngelet e paqartësuar për njeriun, ndërsa të pamurit e fatkeqësive dhe dhunës, me të cilat ndeshet në jetë, do të ngelen si zhgëndër e cila e okupon shpirtin e tijë.

Ateizmi do të ngelet i paaftë që të kuptojë qëllimin dhe cakun e jetës dhe njeriut vetëm do t'i afrojë iluzione dhe parashikime të cilat nuk janë mbresëlënëse dhe nuk do ta realizojnë qëllimin e tijë. Kjo thirje e vazhdueshme e natyrës njerëzore dhe përsëritja e pyetjeve të përhershme, do ta bëjnë njeriun që gjithmonë të jetojë me brenga, me frigë dhe me vështirësi.
Dikur njeriu kishte kohë të lirë që të vetmohet dhe të vëzhgojë qiellin e zbukuruar nga miliona yje, detin me thellësitë misterioze të tijë, malet e mëdha të mbuluara nga lloj-lloj bimësh, shkretirën me shtrirjen dhe gjerësinë e sajë. Nga kjo ka pasur dobi të madhe, që të vijë deri te përfundimi se egziston Krijues i Madh dhe Zotërues i Mëshirshëm i cili tërë atë e krijoi. Mirëpo njeriu bashkëkohor, i rrethuar nga sprovat dhe përparimi i "civilizimit" modern nuk gjen kohë dhe fuqi, që të largohet nga pakujdesi në të cilin jeton dhe të mendojë mbi Krijuesin dhe vërtetësitë, e egzistencës së Tijë. Shoqëria e tanishme, i ka tjetërsuar njerëzit nga njëri tjetri dhe ka bërë që çdo individ të kujdeset vet për veten dhe problemet e tijë. kështu njeriu bashkëkohor nuk gjen se kujt t'i ankohet për brengosjen dhe problemet e tijë dhe kush do t'ia zgjatë dorën e ndihmës. Në këtë mënyrë friga dhe tmeri nga ditët që vijnë është rritur. Njerëzit i janë kushtuar vetëm vetes së tyre dhe janë bërë materialistë të përbetuar të cilët vetëm mbledhin dhe grumbullojnë pasurinë. Të kishte egzistuar besimi në Zot dhe bota e fshehtë dhe besimi në caktimin e Tijë, ky problem do të ishte i zgjidhur, mirëpo, ateizmi i cili pohon se njeriu egziston vet nga vetja e tijë n këtë gjithësi dhe se nuk ka Zot i cili e furnizon, ia ka rritur njeriut frigën nga e ardhmja dhe orientimin e tijë kah egoizmi dhe individualizmi.

INDIVIDUALIZMI DHE EGOIZMI

Orientimi i njeriut kah individualizmi dhe egoizmi ishte pasojë e pashmangshme e frigës dhe shqetësimit shpirtëror nga kohërat të cilët vijnë. Nën individualizëm konsiderojmë orientimin e njeriut kah realizimi e interesave personale dhe të mos menduarit pët të tjerët. Feja e cila nxit në mirëbërje me qëllim të arritjes së kënaqësisë së Zotit, u largua nga jeta e njeriut, e vendin e sajë e pushtoi kujdesi për vetveten. Në këtë mënyrë njerëzit, në kohërat e errëta të ateizmit, njerëzit filluan të harojnë njëri tjetrin. Dalëngadalë dobësohej kujdesi ndaj të varfërve dhe nevojtarëve, që më në fund të harohet edhe familja, prindërit, gruaja dhe fëmijët. Ai i cili vëzhgon gjendjen e shoqërisë ateiste, do të njohë se deri në cilën shkallë njerëzit janë egoistë dhe materialistë.
Individi i kushton vëmendje vetëm vetes së tijë e tjerëve u del në ndihmë vetëm kur ka ndonjë dobi nga kjo. Ky individualizëm dhe egoizëm e ka rritur orientimin e njerëzve kah nevojat dhe kënaqësitë e kësaj botre të cilat civilizimi bashkëkohor i lehtësoi dhe të cilat zakonet ateiste i bënë të lejuara. Kështu njeriu bashkëkohor u bë materialist, dhe simbol i civilizimit ateist i cili kanoset me shkatërimin e njerëzimit.

HUMBJA E STIMULIMIT DHE ANIMI KAH KEQBËRJA DHE KRIMINALITETI
Ateizmi si ideologji nuk i kushton rëndësi edukimit të shpirtit të njeriut dhe nuk kultivon te njeriu respekt ndaj Krijuesit të Gjithmundshëm, i cili i ndjek të gjitha veprimet dhe ndodhitë në tokë dhe në çdo vend tjetër. Ateisti kultivohet si pereson kokëfortë dhe i pandjeshëm, i cili nuk ka asnjë pengesë të brendshme shpirtërore e cila do ta largonte nga mëkati dhe dhuna dhe do ta nxiste në bëmirësi dhe mëshirim. Përkundër ateizmi i mëson ndjekësit e tijë se ata janë krijuar spontanishtë dhe rastësishtë, se nuk i ka krijuar Krijuesi dhe se ata janë sikur edhe kafshët tjera të cilët jetojnë në Tokë. Kështu njeriu, në këtë mënyrë, e humbën ndjesinëdhe aftësinë e shkëputjes së mashtrimit nga e vërteta. Nëse njeriu nuk beson në Krijuesin e Plotfuqishëm i cili e përcjell deri në llogarinë përfundimtare, atëherë kurgjë nuk mund ta parandalojë që të realizojë nevojat shtazarake dhe qëllimet e fiksuara. Ligjet e kësaj toke të cilat njerëzit i kanë vendosur, janë përplotë shprazëti dhe lëshime, të cilat kriminelët dhe hajdutët mjeshtërishtë i shfrytëzojnë. Te disa persona të cilët ateizmin e kanë pranuar si rrugë jetësore, ndonjëherë, mbetet diçka nga fdeja natyrore me të cilën janë lindur, por kjo shpejtë tretet gjatë jetës së zhurmshme përplot sprova. Kjo është, pa dyshim, njëra nga pasojat më të dëmshme të ateizmit për individin, si dhe për shoqërinë. Sot është botë moderne, botë e kriminalitetit, pasigurisë dhe frigës. Për çdo ditë mjetet e informimit na informojnë për krimet rrënqethëse dhe kriminalitetin i cili ndodh nëpër mbarë botën. Dëmtimi i të tjerëve, vjedhjet, vrasjet dhe përdhunimet janë bërë gjëra të përditshme dhe prej viti në vit më tepër janë duke u shtuar. S'është problem nëse në shoqërinë e caktuar gjejmë vjedhës dhe kriminelë, por është problem nëse shumica e njerëzve janë vjedhës. Në vitin 1997 në New York ndodhi një ndodhi, ndërprerja e rrymës. Në mëngjes u zbulua se me mijëra shitore tregëtare, magazine dhe shtëpi janë thyer dhe vjedhur. Në këtë vjedhje masive morën pjesë shumica e njerëzve, të moshave dhe profesioneve të ndryshme, e bile edhe rrojet dhe rojtarët të cilët i kanë rruajtur ato objekte. Ekspertët kanë llogaritur  se qyteti, nëse do të kishte mbetur pa rrymë shtatë ditë, do të plaçkitej tërësishtë.

RRËNIMI I BASHKËSISË FAMILJARE 
Ateizmi jo vetëm që rrënon personalitetin dhe elementin shpirtëror të tijë, por bashkë me këtë rrënon edhe shoqërinë njerëzore të përgjithshme. Kjo është nga shkaku se një bashkësi njerëzore nuk mundet të jetë e shëndoshë dhe e drejtë, nëse individuat, prej të cilave përbëhet shoqëria, nuk janë të drejta dhe të shëndosha.
Është e njohur se njësia themelore e shoqërisë është familja dhe shkatërimi i njerëzimit pashmangshëm tërhek pas sajë edhe destabilizimin e marëdhënieve familjare. Burri i prishur dhe i pandërgjegjshëm, pa dyshim se moralin e tijë të prishur do ta përcjellë edhe te gruaja dhe fëmijët. Anashkalimi dhe rrënimi i kurorëzimit fetar, lidhjet bashkëshortore janë bërë vetëm joshje dhe shfrytëzim, prandaj është zvogëluar sakrifikimi i ndërsjellë, i cili është i nevojshëm në bashkësinë bashkëshortore. Është humbur besimi ndërmjet burrit dhe gruas, andaj shpesh vërtetohet  se fëmija i cili ka lindur nuk është i tijë. Mungesa e harmonisë familjare dhe pajtesës ka shkaktuar divorce të shpeshta, e tradhëtia e grave është bërë përditshmëri. Nën flatrat e këtij lloji të rrënuar të familjes, edukohen fëmijë të cilët në gjithçka imitojnë babain dhe nënën dhe kështu rritet edhe një gjeneratë e paedukuar, e cila paraqet ardhmërinë e shoqërisë në të cilën jeton.

KRIMINALITETI POLITIK
Është e besueshme se pasojat më negative të ateizmit pasqyrohen në politikën botërore dhe raporteve ndërshtetërore, e kjo është nga ajo se karakteri ateist dhe sjellja e bëjnë zemrën e njeriut të ashpërt dhe egoiste, prandaj ky egoizëm dhe ashpërsi bartet edhe në hijen e raporteve politike botërore. Prandaj do të shohim si fuqitë e mëdha kolonialiste kapen pas mjeteve dhe metodave më perfide në robërimin e popujve të pafuqishëm dhe eksploatimin e pasurive natyrore. Shtetet islamike, në përgjithësi, bota arabe posaçërishtë, më së tepërmi mbi lëkurën e tyre e kanë shijuar mizorinë dhe ashpërsinë e politikës së tillë. Këto vende janë gjithmonë nën presione politike dhe kanosjeve me forcë ose intervenim ushtarak. Kurdo që vendet islamike të tentojnë të rikthejnë të drejtat e tyre të humbura dhe pasuritë e uzurpuara, ose fillojnë të mendojnë për praktikimin e vërtetë të Islamit dhe aplikimin e ligjeve të tijë, fuqitë e mëdha kolonialiste bashkohen që bashkërishtë t'i kundërvihen kësaj. Ndonjëherë islamin e akuzojnë se është prapambetës, ndonjëherë ase është i pacivilizuar, e ndonjëherë bile se rrezikon fetë tjera dhe popujtë minoritar. Ndoshta problemi i naftës dhe tendenca e vendeve islamike për të realizuar çmim real dhe dobi për këtë, është prova e politikës teroriste dhe kolonialiste ndaj këtyre vendeve. Vendet kolonialiste e akuzojnë botën muslimane se duan ta rrënojnë ekonominë dhe civilizimin botëror dhe tërë njerëzimin ta robërojnë, edhe atë vetëm për ate se kërkojnë disa të drejta të tyre. Kështu sot njerëzimi duron flakën e materializmit dhe egoizmit të cilin e nxisin kolonizuesit me qëllim të robërimit të popujve tjerë, dhe futjes së përçamjees ndërmjet tyre, armiqësi dhe kaos, që sa më lehtë t'i uzurpojnë pasuritë dhe të mirat e tyre natyrore. Sikur feja dhe friga nga Krijuesi i Lartësuar do të kontrollonte sjelljen e atyre në duart e të cilëve është politika botërore, ndërmjet popujve do të sundonte mirëqenia dhe bamirësia. Ndihma ndaj të dobtive dhe të pafuqishmive, si dhe eliminimi i padrejtësive nga ato të cilëve u është bërë, do të ishte programi dhe rruga kah do të ecte politika botërore. Në të vërtetë egziston frigë e madhe që ateizmi mos të shaktojë shkatërimin e tërësishëm të njerëzimit, mbasi shkenca bashkëkohore ka zbuluar armë për shkatërim në masë. Kështu ateizmi dhe largësia nga vyrtytet dhe vlerat shpirtërore, ia ariti që shoqërinë e tërësishme njerëzore ta shëndrojë në shoqëri të urrejtjes dhe varësisë, e cila është bazuar në padrejtësi dhe forcë dhe e cila është në frigë permanente nga shkatërrimi dhe fundosja. Situata e këtillë ka ardhë deri aty që njeriu modern mundohet të ik nga realiteti nga i cili jeton. Ka erdhë deri te përhapja e drogës, alkoolit, prostitucionit që njeriu të mundet sa më lehtë të harojë realitetin e errët të tijë, duke u mbytur në detin e dëshirave dhe epsheve. Politika botërore e dhunës dhe padrejtësisë e ka nxitur njeriun në egoizëm, pangopësinë mbas pronës dhe tentimin për ta shpëtuar veten e tijë. Kështu sot bota është bërë arenë e dhunës, padrejtësisë dhe kriminalitetit. Shkaku është mungesa e Islamit në jetën praktike si dhe programit i cili njerëzimin do ta sjellë deri te shpëtimi dhe mirëqenia, në këtë edhe në botën e ardhshme.

Latest News