Greqia premton ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë

29 April 2010 , Posted by artparadox at 6:28 AM

Qeveria socialiste greke thotë se do të ndërtojë një xhami të financuar nga shteti në Athinë për të plotësuar nevojat për muslimanët e vendit që janë në rritje në këtë kryeqytet. Ky lajm vjen pas shumë vitesh vonesë.
Dhjetëra mijëra musliman të Athinës aktualisht kryejnë namazin e tyre në shtëpi, apartamente, depo etj që janë akomoduar për faljen e namazit.
Qeveria tha të mërkurën se do të paguaj menjëherë për zhvillimin e ndërtimit të një xhamie në vendin ku ka qenë baza e marinës greke afër qendrës së Athinës.
Ndërtimi i xhamisë së Athinës fillimisht ishte planifikuar për Olimpiadën e vitit 2004, por hasi në kundërshtime nga banorët në disa vende të ndryshme.
Kisha Ortodokse Greke që dominon në vend thotë se mbështet ndërtimin e xhamisë por vetëm të asaj të financuar nga shteti.

Latest News