Sexhdeja (aspekti shkencor i sajë)

24 April 2010 , Posted by artparadox at 8:09 AM

 Trupi ynë pranon sasi të madhe të valëve eëektromagnetike për çdo ditë. Këto valë ne i fitojmë nëpërmjet rrezatimit të aparateve të ndryshme elektrike të cilat i shfrytëzojmë për çdo ditë : TV, sendet me dirigjim nga larg, telefonat mobil, kompjutorët etj. Poashtu edhe nëpërmjet ndriçuesve elektrikë të cilat në disa raste nuk janë të çkyçura as një orë të plotë!
Ne jemi medium i cili pranopn sasira të mëdha të rrezatimit. Me fjalë tjera ne mbushemi me valë elektromagnetike duke mos e hetuar këtë!
Kemi kokëdhimbje! Ndjehemi keq! Përtacia në punë dhe dhimbja në pjesë të ndryshme të trupit! Mos haroni këtë kur të ndjeni ndonjërin nga këto simptome!
Çka është zgjidhja për këtë?
Një shkencëtar jomusliman (nga Evropa) ka bërë studjim prej të cilit ka konstatuar se mënyra më e mirë që trupi ynë të eliminojë këtë mbushje elektromagnetike tëcilat e mundojnë  trupin tonë është : lëshimi sa më i shpeshtë i ballit në tokë, ashtu që toka i absorbon mbushjet e dëmshme elektromagnetike.
Kjo është e ngjajshme sikur tokëzimi i ndërtesave, ku secili sinjal elektrik (sikur vetëtima) absorbohet nëpërmjet tokës. Prandaj le të lëshojmë balllin tonë në tokë për t'i eliminuar këto sinjalëe të dëmshme elektromagnetike.
Ajo që këtë hulumtim e bën edhe më tepër për tu çuditur është se më e mira metodë është lëshimi i kokës sonë mbi zallë. Dhe aq më tepër çuditëse është se mënyra më e mirë e lëshimit të kokës mbi tokë është kur jemi të kthyer kah mesi gjeografik i Tokës! Në këtë mënyrë zbrazja e sinjaleve elektromagnetike do të jetë më efikase.
Ajo që na admiron është se qendra gjeografike e Tokës është Mekka, gjegjësishtë Kaba saktë paraqet qendrën e Tokës. DOmethënë sexhdeja (lëshimi i kokës mbi tokë) në namazet tona është mënyra më e mirë që t'i largojmë sinjalet e dëmshme elektromagnetike nga trupi ynë.
Në fund, ne nuk bëjmë sexhde që vetëm ta largojmë këtë energji elektromagnetike, por që të jemi të dëgjueshëm, ndaj Allahut të Plotfuqishëm. Ne besojmë se në urdhëresat e Tijë gjithmonë gjendet përplotë urtësi. Mirëpo mbasi egziston edhe provë, me rëndësi është që tu tregohet njerëzve, se gjithçka që bëjnë muslimanët - është e mirë

Latest News