Në zjarr xhamia më e madhe në Kazahstan (video)

15 January 2012 , Posted by artparadox at 9:36 AM


E ka kapluar zjarr xhaminë më të madhe në Azinë qendrore "Hazret SUlltan" në Astanë kryeqendrën e Kazahstanit.
Xhamia, me sipërfaqe prej 17,7 mijë kilometrash katrorë, është hapur para një muaj, me 16 Dhjetor, në 20 vjetorin e pavarësisë së Kazahstanit dhe në të kanë mundur të vendosen 28000 njerëz
Një person humbi jetën në zjarrin i cili shpërtheu në xhaminë Hazreti Sulltan në Astanë, kanë lajmëruar nga ministria për situata të jashtëzakonshme e Kazahstanit.
"Në vendin e zjarrit është gjetur trupi i mashkullit të panjohur" ceket në informatën njoftimin dhe shtohet se zjarrfikësit kanë shpëtuar 13 njerëz. Siqë lajmëron agjencioni Itar Tash, shkaku i zjarrit është i panjohur, por besohet se shkak mund të jetë përdorimi i ngjitjes me elektro aparat.
SIpas të gjitha raporteve zjarri ka kapur sipërfaqe prej 300 metra katrorë, ndërsa në shuarjen e tijë kanë marë pjesë 30 automjete zjarrfikëse. Zurtarët pohojnë se flakën me siguri e ka shkaktuar aparatura për ngjitje elektrike e cila ka qenë e vendosur nën kuben qendrore.
Kur do të përfundohet kjo xhami do të mund të pranojë rreth 5000 njerëz. Katër minaret janë të larta nga 77 metra, kubja e sajë është më e madhja në Kazahstanb, e gjërë 28, dhe e lartë 52 metra.

Latest News