Sateliti Gokturk i Turqisë shqetëson Izraelin

03 January 2012 , Posted by artparadox at 3:32 PM


Revista “Jane's Defense”, një nga revistat ushtarake prestigjioze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkroi se politikanët dhe ushtria izraelite janë të shqetësuar nga sateliti ushtarak “Gökturk” që Turqia planifikon ta ketë gati për përdorim brenda dy vjetëve dhe që do të ketë aftësinë të bëjë fotografime me dallueshmëri të lartë.
Deri tani vendi i vetëm që zotëron teknologjinë për të marrë nga sateliti pamje me një dallueshmëri të lartë se Izraeli janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vetëm se posedimi i një teknologjie të tillë nga Turqia e shqetëson Izraelin.
Por arsyeja kryesore e shqetësimit që ka shkaktuar çështja në Izrael është mungesa e një marrëveshjeje ndërmjet Ankara-së dhe Tel-Avivit që pengon ndarjen e pamjeve satelitore.
Për prodhimin e satelitit “Göktürk” Turqia ka lidhur kontratë me vlerë 270 milionë euro me kompaninë italiane “Telespazio”. Pritet që firma t’ia dorëzojë satelitin Turqisë në vitin 2013.
Pretendohet se më herët Izraeli ka bërë lobim në Itali dhe Francë me qëllim pengimin e realizimit të këtij projekti për një satelit zbulues./trt/

Latest News