Islamikët fitojnë në zgjedhjet egjiptiane

08 January 2012 , Posted by artparadox at 2:35 PM


Në rrethin e tretë të zgjedhjeve parlamentare në Egjipt, partitë islamike e kanë përmirësuar edhe më shumë epërsinë e mëparshme. Partia Vëllazëria myslimane në raundin e tretë të votimeve ka fituar të paktën 41 për qind të mandateve parlamentare.
Salafistët ultra-konservatorë, sipas të dhënave të televizionit shtetëror egjiptian, kanë fituar rreth 20 për qind të votave.
Në zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i presidentit Hosni Mubarak iu bë thirrje për të votuar rreth 50 milionë egjiptianëve. Rezultati përfundimtar do të bëhet i ditur nga mesi i janarit./koha/

Latest News