Ndërtimi i xhamisë në Belicë të Strugës, në mënyrë legale

06 November 2010 , Posted by artparadox at 4:39 PM


Kryetari i Komunës së Strugës, Ramis Merko pohon se marrja e një pjese të ingerencave në urbanizëm dhe ndërtimtari nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve ishte vetëm për shkak të xhamisë në fshatin Belicë e Epërme të Strugës, për të cilën ishte vendosur të shembej ndonëse ai mbetet në qëndrimin se ndërtimi i saj është legal dhe se në komunë gjendej edhe dokumentacioni përkatës.



Nuk do të lejoj që të rrëzohet diçka që është ndërtuar legalisht, e as madje të lejoj që ndonjë inspektor shtetëror të hyjë në komunë, deklaroi për Alsat, Kryetari i Komunës, Ramis Merko.
Alsat kontaktoi sot edhe myftiun e Strugës, Ferat Polisi i cili nuk beson se dikush do të ndërmarr një hap të tillë.“Mendoj se dikush ka ndërrmend ta rëzoj xhaminë, konkretisht ministri i transportit dhe lidhjeve, kjo nuk do të lejohet. mendoj se ai ende mendon dhe vepron në mënyrë komuniste.Nëse hymë në fshatin Belicë e epërme, prej vetë fillimit e deri te vet xhamia , ekzistojnë dhjetë kisha që nuk kanë leje për ndërtim. Nëse ministri dëshiron ta rëzoj xhaminë, le ti rëzojë edhe dhjetë kisha, kurse ne vetë do ta rrëzojmë xhaminë” tha Ferat Polisi, Myfti i Strugës. Polisi thotë se shumë shpejt xhamia në Belicë të Epërme do të lëshohet solemnisht për përdorim. Rrëzimi eventual i xhamisë mund ti prish marrëdhëniet edhe ashtu të brishta ndëretnike në Strugë, thonë nga sektori joqeveritar Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare ‘Civil’ bën thirrje që të mendohet mirë para se të ndërmerret çfarë do hapi i tillë.“Që të mos na ndodh Mitrovica e Kosovës dhe as për vendet e tjera në Ballkan që sot nuk mund të shërohen nga pasojat e rënda të segregacionit dhe të paragjykimeve etnike, nuk guxojmë të lejojmë të ndodh kjo. Shihet se për disa ky është rrëfim mjaft i suksesshëm, përkatësisht për ata që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo në Maqedoni”tha Xhabir Deralla, OJQ Civil.
Marrja e një pjese të ingerencave të komunës së Strugës nënkupton se para fillimit të ndërtimit të ndonjë objekti, të gjitha dokumentet duhet të kalojnë nëpër duart e inspektoratit shtetëror për ndërtim. Inspektorët shtetëror do të kenë të drejtë të dalin në teren dhe ta mbikëqyrin ndërtimin e objektit të caktuar që ai të bëhet në pajtim me planin dhe lejen për ndërtim. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve presim bashkëpunim me kryetarin Merko i cili të hënën e pret ministrin Janakievski në Strugë që sy më sy të bisedojnë rreth situatës së krijuar.

Latest News