Gjeneratorët e revolucionit

26 November 2010 , Posted by artparadox at 7:16 AM

Një pjesë e konsiderueshme e popullit shqiptar, i cili jeton në trojet aktualisht të quajtura si Maqedoni, është futur në lojërat e konflikteve permanente, si pasojë e përkatësive partiake, të cilat vazhdimishtë luftojnë për primat dhe pozicionim të tyre. Tranzicioni i quajtur demokratik, i cili pasoi pas rrënimit të komunizmit, gjegjësishtë shkatërimit të ish shtetit Jugosllav, nuk solli ndonjë përmirësim të dukshëm, të kualitetit të jetës dhe të drejtave të njeriut. Periudha e demokratizimit ishte një paravan, ku manipulantë të ndryshëm shfrytëzuan mundësitë e ofruara, për të ardhë në pushtet dhe për të shtuar fuqinë e tyre, nëpërmjet parave të plaçkitura, në mënyra të ndryshme. Të gjitha këto i arrinin nëpërmjet parullave të ndryshme, të cilat thirnin për patriotizëm, nacionalizëm, e çka jo tjetër. Degradimi nacional popullor i vlerave humane, i cili u ndodhi të gjithë popujve ballkanikë, e më gjërë si pasojë e sistemeve ateiste dhe sekulare, shkaktoi shtresimin e popujve në pakica të pasuruara dhe shumicë të madhe të të varfërve. E gjithë kjo situatë është shoqëruar me folklorin e njohur duke filluar prej rrinisë së shfrenuar të devijuar e të pashpresë, e deri te paritë "intelektuale" të korruptuara, që nga bashkësitë fetare e deri te politikanët. Se ku do të përfundojë e tërë kjo situatë, është rëndë që të parashiqohet, por me siguri qëndron fakti, se të gjithë ne kemi nevojë së pari për një ripërtrirje etiko-morale, e mëpastaj të kualitetit të jetesës dhe të drejtave tona kolektive. Poashtu qëndron pohimi, se kjo ripëtrirje i kërkon kushtet e saja të cilat në kohën aktuale, është vështirë që të ofrohen, për shkak të rrethanave të lartëpërmendura. Ngado që të analizojmë do të vijmë deri tek përfundimi, se ripërtrirja popullore do të ndodhë, nga krizat shoqërore në kontinuitet, të cilat edhe do të gjenerojnë ndryshimet kualitative shoqërore. Nëse dikush mendon ndryshe, le të shënojë në komentin e tijë! 

Latest News