Mjalti, si ilaç universal

24 November 2010 , Posted by artparadox at 1:02 PM


Pos se është i shijshëm për t’u konsumuar, mjalti sugjerohet edhe nga mjekësia dhe kontribuon shumë për shëndetin. Mjalti është ushqim i cili shumë lehtë tretet, e po ashtu kontribuon edhe në tretmanin e bukurisë.
Mjalti është një zëvendësim i shkëlqyeshëm për sheqerin dhe pijet në ushqim. Gjatë shtimit të tij në ushqim dhe përzihet me qumësht, atëherë, oreksi sa vjen e shtohet, përderisa në anën tjetër forcon imunitetin e organizmit.
Një gotë me ujë të ngrohtë, në të cilën shtoni mjaltin dhe limonin është mënyra më e shëndetshme për të filluar ditën. Një pije e tillë zvogëlon yndyrën pa shpenzimin e energjisë. Përkundrazi, mjalti shton energji nga sheqernat e saj natyralë zvogëlojnë lodhjen gjatë ushtrimeve.
Mjalti posedon përbërës antibakterial dhe përmirëson funksionin e sistemit tretës, përderisa është efektiv edhe në parandalimin e tumoreve. Disa lugë me lëng xhenxhefili në një lugë me mjaltë në mënyrë të suksesshme shëron infektimin e fytit.
Fëmijët gjithsesi do të duhej të konsumonin së paku dy lugë mjaltë, në mënyrë që gjatë gjithë ditës të posedojnë energjinë e duhur.
Mjalti mund të përdoret edhe si ilaç natyror për parandalimin e infeksioneve në plagë të ndryshme, të ënjtura ngase shpejtojnë shërimin.
Nëse mjalti vendoset në fytyrë dhe mbahet për 10-15 minuta, për t’u pastruar më pas me ujë të ngrohtë, lëkurën e mban të butë dhe i dhuron dukje të freskët.
Po ashtu, mjalti në përzierje me çajin nga kamomili jua qetëson nervat dhe mund të flini më rehat. /Reuters/

Latest News