Fillon sulmi ndaj Libisë: Aleatët godasin forcat e Gadafit

19 March 2011 , Posted by artparadox at 2:38 PM


Avionet luftarake filluan sonte goditjen e parë në Libi, duke vënë në zbatim zonën e “ndalim-fluturimit” për të mbrojtur civilët dhe për t’i dhënë fund shtypjes së forcave kryengritëse nga forcat ushtarake të Moamar Gadafit.

E shtune 19 Mars 2011 22:34
Presidenti francez Nikola Sarkozi njoftoi sot për fillimin e goditjes në takimin e përfaqësuesve të OKB-së, BE-së, vendeve arabe dhe atyre perëndimore të cilët diskutuan për gjendjen në Libi. Ai tha se udhëheqësit botërorë ranë dakord për përdorimin e të gjitha mjeteve, përfshi forcën ushtarake, për zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, e cila u miratua të enjten. Avionët luftarakë francezë goditën një automjet libian rreth dy orë pas marrjes së vendimit.
Presidenti i SHBA-ve, Obama foli pas pas goditjes, gjatë vizitës së tij në Brazil. Ai tha se ka një konsensus mes fuqive aleate, të cilat janë të vendosura për të mbrojtur popullin libian. Sekretarja Klinton, e cila mori pjesë në takimin e Parisit, e mbështeti vendimin e udhëheqësve botërorë. Ajo tha se çdo vonesë në veprim, do t’i rrezikonte më tej civilët në Libi. Udhëheqësit botërorë nga Shtetet e Bashkuara, OKB-ja, Lidhja Arabe dhe Bashkimi Evropian, u takuan sot ne një takim urgjent në Paris, për të shqyrtuar një përgjigje ndaj krizës në Libi, ndërsa forcat qeveritare përparonin njëkohësisht në dy fronte kundër bazave të kryengritësve.
Dëshmitarët në Libi thanë se një avion luftarak u qëllua sot ndërsa fluturonte mbi qytetin Bengazi të kontrolluar nga kryengritësit. Në mbarë zonën u dëgjuan sot shpërthime të shpeshta. Dhuna rifilloi pasi udhëheqësi libian Muamer Gadafi shpalli armëpushim dje dhe tha se ishte i gatshëm për dialog me kryengritësit opozitarë./voa/

Latest News