Pse Amerika dhe Perëndimi e bombardojnë Libinë?

23 March 2011 , Posted by artparadox at 2:21 PM


“Nëse e dëshiron pamjen e ardhmërisë, paramendo çizmen se si i shkel fytyrat e njerëzve...”(Xhorxh Orveli)
Bombardimi në Libi ka filluar pikërisht në tetëvjetorin e fillimit të shkatërrimit të Irakut. Shkollat, sistemi i edukimit, uji, infrastruktura, spitalet dhe qendrat komunale do të shkatërrohen në Libi. Gjithashtu do të ketë numër të madh të “gabimeve tragjike” etj. “dëme kolaterale” siç janë nënat, baballarët, fëmijët, foshnjat, gjyshet, gjyshat, shkollat për të verbër dhe fëmijët memec, etj.
Infrastruktura e Libisë do të shkatërrohet plotësisht. Rindërtimi i vendit nuk do të jetë i mundshëm sepse embargo do të jetë në fuqi. Britania e Madhe, Franca dhe SHBA-t do të jenë ato që do të vendosin për nevojat e “stabilizimit” dhe “ ndihmës në rindërtimin” e vendit. Ato së shpejti do të fluturojnë në Libi që ti “sigurojnë” instalimet dhe fushat e naftës. Populli libian do të bëhet pengesë në qëllimet e tyre, andaj do ti mbysin, mundojnë dhe torturojnë. Qytetarët e Libisë do të shpallen si armiq dhe rebel, ndërsa qeveria por amerikane marionete do të vendoset menjëherë.

Realizuesit do tu lejojnë vetëm kompanive të veta që ti nënshkruajnë kontratat për rindërtimin e vendit. Fondet e ngrira të Libisë do të zhduken brenda natës, ndërsa vendi edhe më tutje do të mbetet nen gërmadha.

Përkrahësit më të zëshëm e të gjithë kësaj do të, si në Irak, vazhdojnë me emitimin e emisioneve në TV dhe radio stacioneve në Evropë dhe SHBA. Punëdhënësit e tyre (qeveritë perëndimore) do ti furnizojnë me shuma të mëdha parash dhe strehim të sigurt. Ata janë të vetëdijshëm se bomba nuk do të bien mbi ta. Fëmijët e tyre nuk do të dridhen pa kontroll dhe nuk do të jetojnë në frikë të vazhdueshme prej tingujve të aeroplanëve që janë duke ardhur.

E ky “shok dhe frikë respekt” libian? Turp i qoftë Francës, Britanisë së madhe dhe SHBA-ve të cilat si, anëtare të Kombeve të Bashkuara, janë betuar se “...do ti shpëtojnë gjeneratat e ardhshme nga tmerri i luftës”. Emrat e atyre vendeve do të shkruhen me gjakun e secilit libian, secilit fëmijë të gjymtuar, secilës së vejë, të vejëve dhe jetimëve në vendin e mbytjes së tyre.

Megjithatë, ata vrasës perëndimor dhe plaçkitës do ti thonë publikut se ata vetëm dëshirojnë t’ia sjellin demokracinë popullit libian dhe se dëshirojnë ta shpëtojnë nga tirani i madh, etj, “Hitleri i ri, në realitet “kasapin” e Bengazit. Megjithatë, sikur të kishin dëshiruar me të vërtet që popullin libian ta lirojnë nga bisha Gadafi, kishin mundur 40 vitet e fundit të diktaturës së tij. Por, Perëndimi dyfytyrësh në vend të kësaj këtij psikopati i ka shitur armë me të cilat ai tani e mbyt popullin e vetë. Në realitet Gadafi me çmendurin e tij janë arsye prefekte për vrasësit perëndimor dhe plaçkitësit e pasurisë muslimane, edhe pse po ky i njëjti Gadaf ka qenë deri dje mik i tyre dhe një partner i shkëlqyer biznesi i cili për çmim shumë të ulët qeverive perëndimore u ka shitur naftë, ndërsa pjesën më të madhe të ardhurave nga nafta e ka ruajtur në llogaritë bankare në Perëndim. Të njëjta ato të holla sot miqtë e tij ia kanë ngrirë (vjedhur) dhe në fund ka rezultuar se nafta është dhënë falë. A e keni dëgjuar tregimin për dy plaçkitësit të cilët me punë të pandershme kanë ngrit pasuri të pamundshme, e pastaj njëri prej tyre ka vendosur ta largoj tjetrin dhe ta robëroj plaçkën e tij? Natyrisht, në mënyrë që e tëra të kaloj legalisht, këtu është edhe demokracia dhe Kombet e Bashkuara, të cilën perëndimorët gjakatar dëshirojnë ta shkruajnë me gjakun e libianëve të pafajshëm.

Ironia është aty se pikërisht këtyre ditëve po mbahet Fushata për ndihmë fëmijëve në Afrikë. Kësaj radhe perëndimi do tu sjell bomba në vend të ushqimit dhe barnave. Koha do të dëshmon kush është përgjegjës për komplotin, kurthet dhe destabilizimin e vendit. Vetëm një numër i vogël do të jenë të befasuar me rezultatet. Megjithatë, Libia deri atëherë do të jetë e shkatërruar, ndërsa populli i saj i mbytur, i dëbuar apo nëpër burgje.

Kur është fjala për “çliruesit “ e zakonshëm, keni kujdes për çfarë po shpresoni!!! Për afërisht gjashtë muaj, shumica e libianëve do ta kuptojnë “në dorë të parë” në çfarë ka kaluar dhe po kalojnë muslimanët e Afganistanit dhe Irakut.

Burimi: Felicity Arbuthnot

Latest News