Konferenca Islamike Gjermane zhvillon punimet në Berlin

29 March 2011 , Posted by artparadox at 2:30 PM

Në Berlin nisin këtë të martë punimet e Konferencës Islamike Gjermane. Për herë të parë ajo drejtohet nga ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich. Politikani i CSU-së do të kërkojë nga myslimanët një lloj partneriteti sigurie. Ata duhet të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të të dyshuarve për terrorizëm, me qëllim që të pengohen në këtë mënyrë sulmet terroriste.
Konferenca Islamike Gjermane e krijuar në vitin 2006 synon të çojë përpara integrimin e katër milionë myslimanëve në Gjermani. Në këtë instancë përfaqësues nga federata, landet dhe komunat konsultohen me shoqatat myslimane dhe personalitete edhe për mësimin fetar dhe shkollimin e imamëve.
Më parë organizata të ndryshme kanë ushtruar kritikë të ashpër ndaj konferencës. Këshilli Qendror i Myslimanëve bëri fjalë për një "tigër pa dhëmbë", ndërsa disa qendra kulturore islamike akuzuan konferencën se ndjek vetëm një politikë simbolike./dw/

Latest News