Erdogan ka arritur në Somali

19 August 2011 , Posted by artparadox at 9:37 AM


Kryeministri Turk Rexhep Tajip Erdogan ka arritur në Mogadishu për të parë nga afër dëmet që po i shkakton thatësira e cila ka bërë që 12 milion njerëz të përballen me urinë.
Kjo vizitë nga Erdogan është prej të parave nga liderët jo afrikan.
Erdogan i shoqëruar me familjen dhe katër ministra nga kabineti i tij qeveritar, është duke i vizituar refugjatët si dhe spitalin e kryeqytetit Somalez, ku më se 100.000 njerëz kanë ikur duke kërkuar shpëtim nga thatësira.
Kjo vizitë pason takimin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik që u mbajt në Stamboll të mërkuren ku u kërkua për një donacion prej 350 milion dollarëve për të ndihmuar Somalinë.
Kjo qka po ndodh në Somali është një sprovë për të gjithë njerëzimin, tha Erdogan.
“Jemi këtu për të ndihmuar një shtet Musliman,” shtoi Erdogan.
“Përendimi nuk e ka ndihmuar Somalinë andaj është obligim i vendeve Muslimane ta bëjnë këtë.

Latest News