Arsimtarët e Sami Frashërit kundër Edukatës fetare

27 August 2011 , Posted by artparadox at 10:19 AM


Këshilli i Arsimtarëve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, më 25 gusht ka mbajtur mbledhjen e vet të rregullt, ku përveç tjerash ka shqyrtuar edhe kërkesën e BIK-ut lidhur me futjen në shkollat publike të lëndës “Edukata fetare”.
Këshilli i arsimtarëve i kësaj shkolle, pas diskutimeve për këtë çështje, që pritet të dalë në
Kuvendin e Kosovës, ka lëshuar një deklaratë me të cilën shpreh shqetësimin e vet lidhur me tendencën e BIK-ut dhe të disa grupeve ekstreme islamike, të cilat po tentojnë që ta fusin në shkollat shqipe lëndën e fesë islame, të kamufluar si lëndë të “Edukatës fetare”.
Mësimdhënësit e “Sami Frashëri” janë njoftuar përmes mjeteve të informimit se Kuvendi i Kosovës “shumë shpejt” do të fillojë procedurën e ndërrimit të Ligjit mbi arsimin parauniversitar, dhe kështu do ta aprovojë ligjin e ri, i cili mundëson futjen e lëndës së edukatës fetare në shkollat publike, gjë që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, sipas së cilës shteti ynë është shtet laik.
Në njoftimin e shpërndarë sot medieve, mësimdhënësit e këtij gjimnazi e kundërshtojnë futjen e “lëndës fetare” në shkollat publike, si dhe bartjen e shamisë religjioze në shkollat tona për këto arsye:
“Shkolla shqipe në Kosovë ka një të kaluar shumë të rëndë por edhe shumë të lavdishme. Gjatë të kaluarës së saj, shkolla shqipe ka pasur shumë pengesa nga okupatorë dhe ideologji të huaja. Pavarësisht peripecive, shkolla shqipe ka mbijetuar dhe sot është në këtë nivel që është, duke iu falënderuar punës vetëmohuese të mësimdhënësve. Duhet të përmendët vetëm periudha e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, kur mësimdhënësit shqiptarë kundërshtuan plan-programet e okupatorit serb dhe mësimin e vazhduan nën tytat e pushkëve, me kushte e pa kushte, me pagë e pa pagë, me bukë e pa bukë, duke e ruajtur kështu kontinuitetin e arsimimit të brezave, pa lejuar krijimin e stoqeve të fëmijëve analfabetë.
Shkollat publike kanë karakter laik dhe kështu duhet ta kenë. Jemi kundër ngjyrimit politik a fetarë të shkollës publike. Jemi në përpjekje të reformimit të vazhdueshëm të shkollës sonë dhe në përpjekje të ngritjes së cilësisë në mësim, gjë të cilën e kemi detyrë të shtruar para vetës , detyrë profesionale, morale dhe patriotike. Mësimin që e kultivojnë sot shkollat tona ka karakter shkencor dhe si i tillë nxënësve tanë ua hapë rrugën për të studiuar në të gjitha universitet e botës.
MASHT-i ka shtruar para vetës detyrën që arsimi ynë të barazohet me arsimin e vendeve më të përparuar të Evropës dhe botës, duke synuar Sistemin e Bolonjës. Në këtë sistem nuk mund të hyhet me çallmë e shamia , por me cilësi të lartë në mësim. Për këtë qëllim MASHT-i organizon lloje të ndryshme të trajnimeve të arsimtarëve më qëllim të ngritjes profesionale të tyre.
Komuniteti islamik po e mohon identitetin shqiptarë, gjë të cilën na e kanë mohuar në të kaluarën pushtetet despotike të sulltanëve të Turqisë dhe krajlëve të Serbisë. Prandaj ata që e mohojnë identitetin tonë kombëtarë nuk mundën as nuk dinë ta edukojnë drejt brezin e ri. Përkundrazi, futja e lëndës fetare në shkollat tona, si kërkesë e shtruar nga BIK-u, paraqet kërkesën e ultra islamistëve, të cilët janë kundërshtarë të gjitha formave demokratike të veprimit dhe janë të kundërshtuar kudo në botën demokratike dhe përparimtare. Ata fyejnë figurat më të çmuara të kombit shqiptar.
Shkollën shqipe, institucionet fetare, duhet ta lënë të qetë. Shkolla duhet ta zhvillojë veprimtarinë e vet në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së vendit. Ne nuk do të përzihemi në institucionet fetare as në shkollat që mban BIK-u. Njëkohësisht do të kundërshtojmë me forcë çdo përzierje të institucioneve fetare në punët e shkollave publike. Në këtë kundërshtim bie futja e mësimit fetar në shkollat publike dhe bartja e shamisë, ferexhesë ose veshjet tjera që kanë karakter religjioz. Në këtë pikë jemi të vendosur dhe të pathyeshëm. Më që nuk duam të biem ndesh me organet tona shtetërore, ua tërheqim vërejtjen me kohë së mësimi fetarë në shkollat tona është i papranueshëm
Nëse vendos dikush ta ndërrojë Ligjin mbi arsimin parauniversitar, në radhë të parë duhet të pyetën mësimdhënësit shqiptarë, së paku në shenj respekti për sakrificën shekullore dhe mundin që kanë dhënë për arsimin e popullit tonë.
Duke besuar në mirëkuptim dhe duke pasur bindjen se organet tona shtetërore, legjislative dhe ekzekutive, e kuptojnë drejt kërkesën tonë, si kërkesë në funksion të përparimit, edukimit dhe arsimimit të popullit tonë, patëm nderin dhe guximin që t`ju drejtohemi me këtë deklaratë.
Shpresojmë se kryetari dhe deputet e Kuvendit të Kosovës nuk do të bien pre e shantazheve ideologjike islamiste për hapjen e debatit lidhur me futjen e mësimit fetar në shkollat tona.
Po ashtu shpresojmë së MASHT-i do të jetë në krye të detyrës për ruajtjen e dinjitetit të shkollës sonë dhe mësimdhënësve të Republikës së Kosovës.
I thërrasim mësimdhënësit e gjithë Kosovës, prindërit e nxënësve tanë dhe të gjitha forcat përparimtare të vendit tonë, që të na përkrahin nëse e konsiderojnë të drejtë kërkesën tonë”, thuhet në fund të këtij njoftimi të dërguar nga Këshilli i Arsimtarëve të gjimnazit “Sami Frashëri”, e cila i është dërguar edhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, grupeve parlamentare, Komisionit për arsim të Kuvendit, MASHT-it dhe Departamentit të Arsimit të KK të Prishtinës./koha/

KOMENTET
Ky artikull eshte komentuar 22 here
  • kushtrimiE shtune 27 Gusht 2011 14:05
    he more arsimtar equani veten te arsimuar a vallahi jeni shum te pa arsimuar ju jo krejt ka prejashtime, vallhi turp per juve turp ma gjej nje shtet qe nuk eka edukaten fetar ne shkolla perveq Kosoves edhe Shqiperis o ju te mjer hala ju ikeni librazat e Enver Hoxhes po gjuni se me emrin e Zotit edukata fetare ka me hy neper shkolla
    Reply

  • ebu enesE shtune 27 Gusht 2011 14:23
    Selam alejkumPo pse more ju nuk protestuat dhe nuk e mbrojtet laicitetin kur u rrënua shkolla e mesme më e sukseshme Xhevdet Doda. Por askush nga ju nuk e ngriti zerin e tij frikacak kur ishte ne pyetje ndertimi i Katedrales ne qender te Prishtines. Ku ka qene atehere laiciteti i juaj. Ka thene nje Hoxhe i nderuar demokracia eshte kur budalla ja mund te mençmit Dy budallë ia muajne nje te mençmit me vota.
    Reply

  • DiniE shtune 27 Gusht 2011 14:44
    PO ZOTERI ENDE NUK E KUPTUAT SE SHKOLLA NUK ESHTE E MESIMDHENESEVE, PORSE E POPULLIT. DHE POPULLI ESHTE AI I CILI BIE VENDIM SE CKA DHE SI DO TE MESOJNE FEMIJET TANE NE SHKOLLAT LAIKE, TE CILAT I KUPTONI EDHE ME TUTJE SI ATEISTE. HAPNI SYT E SHIHNI SE KU KA ARRITUR BOTA E PERPARUAR, JU INJORANTA QE NUK MERITONI TE JENI ATY KU JENI.
    Reply

  • muhamedE shtune 27 Gusht 2011 15:07
    Shpresojm se kryetari dhe deputetet e Kuvendit te Kosoves nuk do te pien pre e shantazheve idologjike Komoniste sikurse kan qene pre e tyre deri ne ditet e sotme, sepse ju e paski nenqmu dhe nenvlersu kontributin e muslimanve si ne lufte ashtu edhe ne te gjitha proceset qe ka kalu ky vend deri me sot, ndersa mbi 95 perqind i kemi me perkatsi te besimit islam, del ai Irinej atje thote kosova eshte pjese e serbise kush e pasku liru kete vend katolikt jo musimant jo kushe pra?arsimtaret e Sami Frasherit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!qudi sa te fuqishem paskan qene e sote e kuptum kete
    Reply

  • shemsiE shtune 27 Gusht 2011 15:10
    Unë jam me profesion historian Masc. dhe këtyre arsimtarëve së pari u them se inshALLA ALLAHU ju udhëzon, nsdërsa rreth temes së pari është turp emrin që ju është dhënë e drejta ta mbani emrin e Sami Frashërit se ju e meritoni atë që e keni pas më parë Ivo Llolla Ribar. Kush jeni ju dhe ç dini ju se ç është ed, fetare o ju të edukimit të Darvinist, Bota shkencore perndimiore po tronditet nga nga KURANI dhe syneti dhe mos harroni feja që po perhapet më së shumëti në botë veçanërishtë në SHBA dhe Evrpoën perendimore është Islami por dihet kjo Allahu i Madhruar po na tregon në Kuranin famëlartë se kushi i frigohen Ahhahut të Madruar më shumë se të diturit, ndërsa ne jemi më të paditurit në Evropë.
    Reply

  • BashkimiE shtune 27 Gusht 2011 15:17
    Sa mire qe kjo shkolle e ka emrin Sami Frasheri me kohe, se po ta kishin marr vesh keta te ashtuquajtur arsimtar se edhe Samiu ka qene hoxhe, nuk do ta kishin pranu emertimin e kesaj shkolle keshtu duke e cmuar laicitetin e arsimit ne shkollat shqipe. cfare ironie!
    Reply

  • MetiE shtune 27 Gusht 2011 15:19
    Po me habite fakti qe po pajtohen deklaratat e kishes katolike te Kosoves me arsimtaret e Sami Frasherit. Kush kujt ia ka imponu kete ide nuk e di?
    Reply

  • BardhiE shtune 27 Gusht 2011 15:23
    Kush e paska ruajt kete komb ma shume se edukimi Islam sot, dje dhe ne dashte Allahu edhe neser shume ma fuqishem. Nuk keni ju faj arsimtar, se ne kete drejtim i keni informatat e moqme te kohes se komunizmit te Tites. Duhet te bani azhurim te njohurive, se edhe pse jeni arsimtar, nuk eshte e thene vetem tu jepni dituri te tjereve, por edhe te merreni vet me dituri. Lexoni jashte sandukut komunist se i ka kaluar koha qe moti! Kerkoj nga Zoti te ju drejtoj nese ju vet nuk gjeni force te drejtoheni.
    Reply

  • SebastianiE shtune 27 Gusht 2011 15:25
    Mua nuk me pengon mesimi fetar neper shkolla, vetem se ata qe do ta japin lenden fetare mos te jene arab, turq apo grek e italian. Le te jene te brymosur me kulturen tone shqiptare dhe feja eshte komponent i pa ndashem i yni. Jam kunder deklarates se Kishes Katolike per vonimin e futjes se mesimit mbi fene ne shkolla.
    Reply

  • FisnikuE shtune 27 Gusht 2011 15:27
    Te nderuar kosovar! Ta nxini edhe ju trenin e fundit ne vargun e shteteve te civilizuara kur mesimi mbi kulturen fetare eshte program i arsimit ne vendet e tyre.
    Reply

  • DemiriE shtune 27 Gusht 2011 15:29
    Interesante! Arsimtaret kunder arsimit!?!?!?
    Reply

  • KosovariE shtune 27 Gusht 2011 15:34
    Ta edukojme kete popull ne ate qe ka etje. Nuk di se i mungon me shume ketij populli se sa njohuria mbi besimin dhe religjionin. Sa me larg njohurive mbi besimin, aq me larg njohja e kultures dhe tradites tone. Kush mund te thote se njohuria mbi fene e varferon njeriun?
    Reply

  • IlirE shtune 27 Gusht 2011 15:56
    Mendoj qe eshte vendim i drejte dhe i arsyeshem.Jam i bindur qe ky vendim edhe reflekton disponimin e shumices ne Kosovë.Ky lloj ekstremizmi qe po troket ne dyert tona duhet ndalur,dhe shyqyr qe shtresa e arsimuar dhe shumica absolute jane kunder,sepse kyfare islami kaq ekstrem,nuk ka te beje me shqiptaret,,ne shkolla mesohet per shkence e jo per ideologjizma,,ato le te mesohen ne medresa e ne shkolla fetare,,ka vend boll ku..zoti i bekofte shqiptaret
    Reply

  • NaseriE shtune 27 Gusht 2011 16:05
    O mjeret ne, cfar arsimtare edukojne femijet tone. Ne gjitha vendet evropiane dhe ato ballkanike, ne perjashtim te Kosoves dhe Shqiperise mesohet edukata fetare. Valla keta arsimtare me te mencur se gjithe. Ky arsyetim i arsimtareve perputhet plotesisht me arsyetimin e Gjyqit kushtetues te Maqedonise kur para dy viteve ndaloi mesimin fetare. Me sa duket rrenjet i kane te njejte -marksizem-leninizem. Turp ju qofte o pseudoarsimtare.
    Reply

  • ArmendiE shtune 27 Gusht 2011 16:10
    Mos te behemi merak per keta arsimtar se gjysma jane pa diploma e gjysma e tyre me diploma pa dije. A e keni pare sa here tentojne te bejne greva por per shkak te kualitetit te dobet, terhiqen. Me keta merret lehte shteti, vetem le te aprovohet ligji.
    Reply

  • MentoriE shtune 27 Gusht 2011 16:13
    Per Ilirin!Pajtohem me Ilirin qe per fene mos te mesohet nga ekstremistet, prandaj duhet te mesohet neper shkolla ne menyre te sistemuar dhe nga njerez kompetent. Nese nuk mesohet per fene ne shkolla, nese femijet nuk do te kene mundesi te marrin njohuri solide per besimin te cilit i takojne, do te krijohet nje vakum te cilin mund ta plotesojne dhe ta mbushin dezinformatat, ekstremizmat, islamofobia dhe dukuri te tjera te cilat do te reflektojne me nxitje te dhunes nderfetare. Vetem injoranteve ju pengon drita e diturise. Nuk ma merr mendja se dikush do te dilte i vetedijshem dhe i logjikshem te perkrah idene qe feja te mesohet ne rruge, nga njerez te dyshimte, apo te mos mesohet fare dhe te jetoj gjithmone ne injorance te plote nje popull i tere.
    Reply

  • arsimtari nga maqedoniaE shtune 27 Gusht 2011 16:17
    Keto jan te verber tue pas sy, jan te shurdher tue pas vesh, gjynah po hiqni prej pune se nuk duhet te jene aty .injorant
    Reply

  • AgroniE shtune 27 Gusht 2011 16:41
    Ore,keta sjane arsimtare,por,jane mbeturinat e fundit te komunizmit marksist-leninist.
    Reply

  • AlbaneziE shtune 27 Gusht 2011 16:48
    RE: Njëkohësisht do të kundërshtojmë me forcë çdo përzierje të institucioneve fetare në punët e shkollave publike. Në këtë kundërshtim bie futja e mësimit fetar në shkollat publike dhe bartja e shamisë, ferexhesë ose veshjet tjera që kanë karakter religjioz. DMTH DO TE NA LUFTOJN NESE ESHTE MUNDESIA, SHIKO SE CFAR KERCENIMI PO I BEJN POPULLIT.
    Reply

  • Bajram R.E shtune 27 Gusht 2011 16:49
    Une jam profesor i Sociologjise , njikohsisht edhe mesimdhenes... po cuditem me keta koleget e mi nga gjimnazi Sami Frashri, qe shqetsohen kaq shum ne rast te mesimit te fes se tyre nga femijet e tyre,,, i vetmi popull ne bote jemi ne shqiptaret qee kontestojme vleren e fese sone. te gjith popujt neper bote e mbrojne besimin e tyre me fanatizem, bile edhe ne rastin kur kane besime pagane. kurse ne jemi te vetedijshem qe i perkasim fese se vetme te pranuare tek Allahu , pore mjerisht nga shtresa intelektuale injorohet mesimi i kesaj feje e cila e meson njeriun te jeton si njeri e jo si jonjerzor. lejoni femijet tuaj ta mesojne fene e tyre, sepse shum shpejt do te detyrohen ta mesojn islamin nga europjanet e konvertuare ne islam. ...
    Reply

  • ShqipetepergjakshmeE shtune 27 Gusht 2011 16:55
    GJERMANIA SI SHTET ME I FORTE NE EVROP KA MESIM FETARE NEPER SHKOLLA E KURSE JU THUANI SE JENI DUKE SHKUAR SIPAS STANDARDEVE EVROPIANE, JO BRE SE JENI DUKE SHKUAR SIPAS STANDARDEVE TE RUSIS DIKTATURIALE LENINASE.
    Reply

  • ShaqiriE shtune 27 Gusht 2011 16:57
    Selamu alejkum vllezer nuk bon me u habit me arsimtart se nje pjes e tyre henez mendojn e e kan prejardhjen prej majmunit. E nuk e din qe njerzit kan nevoj per ta ushqyer trupin me ushqim zemren me besim e mendjen me dituri. Ata qe mendojn se jan nga majmunet ata veq njeren e din ate te ushqimit.
    Reply
























Latest News