Kombet e Bashkuara shtyjnë deklarimin e Raportit Mavi Marmara

22 August 2011 , Posted by artparadox at 6:59 AM


Shtyhet publikimi i Raporti i Kombeve të Bashkuara për Mavi Marmaranë. Bëhet e ditur se ky vendim është marrë sipas kërkesës së ardhur nga Izraeli.
Burimet diplomatike, konfirmojnë lajmin se Kombet e Bashkuara do të shtyjnë deklarimin e Raportit Mavi Marmara, por kërkesa për shtyrje ka ardhur nga Izraeli.
Qeveria izraelite nuk ka arritur në një opinion të përbashkët në lidhje me temën e kërkimit të ndjesës nga Turqia. Turqia me vendosmëri kërkon që Izraeli të kërkojë ndjesë dhe të dëmshpërblejë familjet e viktimave që u vranë gjatë bastisjes që i bënë ushtarët izraelit Anijes Mavi Marmara. Ndërkohë që Ministrit të Jashtëm i bëhet presion në qeveri që të mos kërkojë falje, ka edhe nga ata që e mendojnë ndryshe/trt/

Latest News