Italia ndalon burkat?

03 August 2011 , Posted by artparadox at 6:25 AM

Komisioni i parlamentit italian ka miratuar sot projekt ligjin me anë të së cilit u ndalohet grave, që në vende publike të mbulojnë fytyrat me velo.

Sipas këtij akti, të aprovuar nga komisioni për çështje kushtetuese, gratë nuk do të munden të bartin burkë, nakib, ose ndonjë lloj tjetër veshjeje, e cila mbulon fytyrën.

Agjensioni ANSA ka informuar se personat të cilët do të detyrojnë gratë që të mbulojnë fytyrat, në vendet publike, do të gjobiten me nga 30.000 euro dhe se do të ndeshen me dënim burgu, prej 12 muajsh.

Ligjin e ka propozuar anëtarja e partisë konservatore të premierit Silvio Berluskoni Populli i lirisë, Suad Sbai e cila është e lindur në Maroko.

ANSA ka transmetuar edhe ate se deputetët opozitar kanë votuar, kundër projekt ligjit, i cili do t'i përcillet parlamentit, mbas pushimit veror.

Latest News