Tunizi: Lejohet mbulesa Islame në kartat e identitetit

02 April 2011 , Posted by artparadox at 1:49 PM

Gratë tuniziane tanimë nuk do të detyrohen të heqin mbulesën e tyre për fotografinë e kartës së identitetit.
“Ministri i brendshëm së shpejti pritët të autorizojë shpërndarjen e kartave të identitetit për gratë me mbulesë,” thuhet nga ministria në lajmërimin për modifikimin e dekretit të lëshuar në vitin 1993 njoftoi AFP Franceze dje.
Lejimi i mbulesës për kartat e identitetit vjen pas lejimit të mjekrës për burrat.
Gjatë sundimit 23 vjeçar të Ben Aliut tunizianët ishin ndaluar të ndjekin kodin e veshjes islame në vendet publike.

Latest News