Belgjikë: Dënohen aktet raciste

17 April 2011 , Posted by artparadox at 11:42 AM



Ambasada turke në Bruksel ka dënuar aktet raciste të një partie te djathtë vendase ku me anë të posterave fyhen imigrantët turk dhe maroken.
Posteri në fjalë paraqet imigrantët në formë të deles duke u shkelmuar jashtë Evropës.
Ky poster u paraqit gjatë një konference të partisë Flaman Vlaams Belang gjatë vikendit.
Ambasadori turk në Belgjikë tha në një deklaratë se Turqia e dënon këtë akt racist dhe se ky akt përbën një krim sipas ligjit belg. Ambasadori Murat Ersavqy tha se janë në kontakt me ministrinë e jashtme belge dhe se po presin reagimet e tyre kundër këtij akti.

Latest News