Francë: Janë arrestuar 59 persona gjatë protestave me rastin e ndalimit të mbulesës (burkës)

10 April 2011 , Posted by artparadox at 1:28 AM


Zëdhënësi i policisë tha se në mesin e të arrestuarve 20 persona janë paraqitur në pjesën lindore të Parisit, të veshur me burka. Poashtu janë marë në pyetje edhe pesë burra, për kinse posedim të armëve.
Masat e reja, që do të hyjnë në fuqi të hënë, ndalojnë mbajtjen e shamive, të cilat plotësisht mbulojnë fytyrën, apo burkat, në të gjitha vendet publike dhe se mosrespektimi i këtij ndalimi, do të dënohet me një gjobë prej 150 €.  
Presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe partia e tij konservatore në pushtet UMP, të cilët duhet të përballen, me  zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, kah mesi i vitit 2012, i kanë  zemëruar shumë të moderuarit në Francë, duke bërë thirrje për një debat, në lidhje me vendin e Islamit, në Francë.
Shumica e francezëve janë romako-katolikë, por në Francë jetojnë rreth pesë milionë muslimanë.
Policia franceze që nga e hëna, do të të jetë në gjendje për të ndaluar gratë muslimane, që bartin vello (burkë) dhe do të kenë mundësinë që t'i dënojnë, në qoftë se ata refuzojnë të zbulojë fytyrën. Megjithate policët nuk kanë të drejtë, që të zbulojnë fytyrën e grave, me dhunë.
Zyrtarët francezë vlerësojnë se rreth 2000 gra nga e gjithë popullsia muslimane, janë të veshura me veshjet tradicionale femërore burka, apo nikab.
Kritikët thonë se Sarkozi, me këtë grusht ndaj grupeve më të cënueshme dhe të izoluara u jep sinjal antiemigrantëve, se ai e ndan shqetësimin e tyre, për ate se Islami është një kërcënim për kulturën franceze.
Disa grupe myslimane, pohojnë se këto masa do të shenjëzojnë bashkësinë muslimane, e cila vazhdimishtë akuzohet, se nuk është e integruar sa duhet, në shoqërinë franceze.
Islamikët e huaj, duke përfshirë këtu edhe Osama bin Laden-in liderin e "Al Kaedës", kan thënë se Franca me këtë akt, është në luftë me Islamin dhe bërën thirrje për sulme ndaj Francës.
Egziston brengosja se shumë femra, për shkak të këtij ndalimi, nuk do të dalin shpesh nga shtëpia dhe se do të krijohet një  nën-klasë e fshehur.
Parlamenti belg miratoi një ligj të ngjashëm, por ai nuk ka hyrë ende në fuqi. Në Hollandë, djathtistët kan sugjeruar një ndalim të tillë, ndërsa në Itali, Liga Veriore e djathtë, është duke kërkuar të njëjtën ndalesë.

Latest News