"Hallall Internet ": Irani njoftoi për ndërtimin e "rrjetit" dedikuar për vendet myslimane

18 April 2011 , Posted by artparadox at 7:27 AM

Ali Aghamohammadi, kreu i administratës iraniane pë çështje ekonomike, në intervistën për agjencinë e lajmeve të shtetit iranian, tha se Irani është duke punuar në "Internetin hallall".


Nga intervista e tijë mund të përfundohet, se rrjeti i ri do të veprojë në mënyrë paralele, me internetin normal dhe se në ndonjë fazë do të zëvendësojë internetin e hapur, në vendet myslimane, në rajon.



"Irani së shpejti do të krijojë një internet në përputhje me parimet Islame, në mënyrë që të përmirësojë komunikimin dhe lidhjet tregëtare me botën. Kjo mund të përshkruhet si  "rrjet hallall " i vërtetë, për myslimanët, i cili mbështet të gjitha standardet, etike dhe morale. Qëllimi i këtij rrjeti është që të rritet prania e Iranit dhe gjuhës persiane, në atë që është bërë një burim i madh, i komunikimit ndërkombëtar," tha Aghamohammadi.


Latest News