Gjermania dëbon Bilal Philipsin

26 April 2011 , Posted by artparadox at 11:47 AM


Gjermania ka vendosur ta dëboj Dr. Bilal Philipsin, i cili ishte i ftuar në tubimin e  Pierre Vogelit,  për shkak të qëndrimit të tij ku thotë se homoseksualët duhet të dënohen me vdekje.
Gjatë fjalimit të tij, ai, siç thonë dëshmitarët,  aspak nuk foli për homoseksualizmin. Tema ishte “Mbrojtja e Islamit, fesë së keqkuptuar”. Megjithatë, ai është dëbuar për shkak të qëndrimit të tij për homoseksualizmin, të cilin e ka publikuan në faqen e tij, ku ai, këtë sëmundje e shpall të “shëmtuar dhe të dëmshme për shoqërinë”.
Ligji gjerman lejon dëbimin e vizitorëve të cilët “nxisin urrejtje ndaj një pjese të popullsisë”.
Philips ka të drejtë të ankohet për vendimin, mirëpo vetëm prej ndonjë vendi tjetër. Nëse nuk e lëshon vendin brenda tre ditëve, mund të arrestohet.

Latest News