Robot në formën e një pulëbardhe - superspiun i së ardhmes (VIDEO)

09 April 2011 , Posted by artparadox at 7:01 AM


Kompania Festo ka bërë një produkt shumë të mirë - Smart Bird (zog), më saktë robot, në formën e një pulëbardhe, që fluturon aq bindshëm, sa që nga një distancë të largët, është pothuajse e pamundur, për ta dalluar nga zogjtë e vërtetë.
Ndërtimi i këtij roboti është bërë prej materialeve ultra-të lehta, të cilat peshojn vetëm 40 dekagram dhe kontrollohet nga një elektronikë e ndjeshme. Një nga faktet revolucionare në botën e robotikës, është fakti se krahët e këtij roboti fluturues, nuk lakohen vetëm lartë e poshtë, por edhe nën kënde të caktuara, në mënyrë që realishtë të imitojnë fluturimin e zogut.
Roboti-pulëbardhë, ka aerodinamikë shum efikase dhe mund të kthejë  kokën si një pulëbardhë e vërtetë, kur bën lëvizje akrobatike. Ai mundet të ngrihet dhe të ulet vetëm. 

Portal Businessineconomy vë në dukje, se potenciali e këtij roboti është shumë i madh. Përveç kamerave dhe baterive që do t'i mundësojnë distanca të gjata fluturimi,, poashtu ky robot, paraqet potencial të madh, për misione spiunazhi.  

Latest News