Afganistan: Dita e tretë e protestave kundër djegies së Kuranit

03 April 2011 , Posted by artparadox at 1:15 PM

E diel 3 Prill 2011 21:46

Në Afganistanin jugor, autoritetet thonë se dy vetë u vranë dhe të paktën 18 u plagosën në ditën e tretë të protestave kundër djegies së Kuranit nga një prift ekstremist amerikan, ndërsa qindra vetë dolën nëpër rrugët e qyteteve në Kandahar në jug dhe Xhalalabad në lindje të vendit.
Të paktën 10 vetë u vranë dhe 83 u plagosën dje në Kandahar, ku protestuesit marshuan nëpër rrugë, duke u vënë zjarr makinave dhe ndërtesave.
Të premten, një grumbull njerëzish sulmuan kompleksin e Kombeve të Bashkuara në qytetin verior Mazari-Sharif, duke vrarë shtatë punëtorë të huaj.
Presidenti amerikan Barak Obama e dënoi djegien e Kuranit, duke thënë se përdhosja e cilitdo libri të shenjtë, përfshirë Kuranin, është vepër e mostolerancës fetare dhe fanatizmit. Por ai shtoi se edhe sulmet dhe vrasjet e njerëzve të pafajshëm si kundërpërgjigje janë “mizore dhe fyerje ndaj dinjitetit njerëzor”. /VoA/

Latest News