Masakër ndaj muslimanëve të Kaukazit në Moskë nen regjinë e KGB-s (+video)

19 December 2010 , Posted by artparadox at 10:52 AM

alt
Sipas raportimeve të mediave ruse, disa mijëra racistë rus të rinj, të ashtuquajtur “adhurues të futbollit” kanë kryer të shtunën në mbrëmje (11.12.2010) “masakër anti-kaukaze në qendër të Moskës duke sulmuar të gjithë ata që i takojnë popullit kaukazian dhe të tjerët “të zinjtë” të cilat u janë gjetur në rrugë.
Racistët e rinj të shtunën janë mbledhur në Manaxhenj në rrafshnaltën Kremëlj në shenjë të protestës për mbytjen e racistit rus Jegor Sviridov, 28, të cilin në vetëmbrojtje me pistoletë pneumatike e mbyti muslimani kaukazian në veriperëndim të Moskës të dielën e kaluar në mbrëmje.
Incidentin e shfrytëzoi KGB-ja (shërbimi sekret rus) në mënyrë që në mesin e rusëve të nxit urrejtje ndaj banorëve të Kaukazit, gjë që KGB-s edhe i duhet si përkrahje morale në publik për luftën kundër islamit në Kaukaz, KGB me pjesën e agjentëve të saj i ka ngrit racistët në mesin e adhuruesve të klubeve të futbollit të cilët kanë bërë masakër mbi muslimanët kaukazian në qendër të Moskës të shtunën.

Rreth 5000 racist kontrollues rus, me përkrahje të oficerëve të KGB, sulmuan disa dhjetëra kalimtar banor të Kaukazit dhe i goditën me grusht dhe armë të improvizuara, pishtarë dhe shkopinjtë të gardhit metalik. Në mes të sulmuarve të muslimanëve Kaukazian kishte edhe djem jo të rritur. Gjatë kohës së sulmit racistët rus bërtitnin parulla “Rusia e rusëve” dhe vepronin përshëndetje raciste, raportojnë mediat perëndimore.

Gjatë asaj kohe, policia ruse shikonte qetë dhe filloi të reagoj vetëm  kur turma raciste filloi ta dëmtoj bredhin e krishtlindjes në Pllajë.

Masakra vazhdoi rreth një orë e gjysmë.


“Nëse qeveria nuk e ndryshon politikën e emigrimit nga Kaukazi, do të ketë “gjakderdhje”, tha një racist, i cili në fytyrë mbante maskë të zezë.

Kështu muslimanët kaukazian, të cilët i ikën gjenocidit rus në Kaukaz, u ballafaquan me masakër në Moskë.

Zyrtarët rus i fshehin informatat për të mbyturit dhe të plagosurit musliman. Megjithatë, portali nacionalist rus ”Pravije novosti” tregon se të shtunën janë mbytur 8 banor të Kaukazit.

Sulmet mbi popullin e Kaukazin vazhduan edhe të dielën.

Analistët e pavarur në Moskë pyesin: Nëse rusët në këtë mënyrë i trajtojnë muslimanët Kaukazin në Moskë, çfarë bëjnë me ta atëherë në Kaukaz.

Shikoni video inçizimin

Latest News