Sondazhi: Shqiptarët më të mençurit

27 December 2010 , Posted by artparadox at 2:16 PM


Shqiptarët kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës, duke u dalluar kështu midis popujve të tjerë. Në një sondazh të zhvilluar nga Bashkimi Evropian, Shqipëria është në krye të listës, duke lënë pas plot 46 vende të tjera. Ndërkohë që në këtë faqe interneti, ku duket se inteligjenca e shqiptarëve ka triumfuar, të gjithë mund të bëni online edhe testin, i cili duket se ka marrë përgjigjet më të sakta dhe më të shpejta nga shqiptarët.

E hëne 27 Dhjetor 2010 
Më të mirët
Shqiptarët nuk përbëjnë vetëm lajme 'kronike të zezë', por edhe lajme të mira si ky që është publikuar pak kohë më parë në sondazhin e realizuar nga Bashkimi Evropian, ku janë testuar mendjet e 47 popujve. Në krye të listës është renditur Shqipëria, e cila ka kapur një nivel inteligjence 114.95, e ndjekur nga Spanja me një koeficient inteligjence (IQ) 111.79, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Hong Kongu me një IQ mesatare 111.69.
Lista vazhdon me Gjermaninë, Qipron, Zvicrën, Kanadanë, SHBA, ndërsa në vend të fundit renditet Bullgaria me një koeficient inteligjence 101.99. Sondazhet kryhen online, në dy seksione të ndryshme. I pari është seksioni i inteligjencës së lindur ku testi përbëhet nga ushtrime për të gjetur aftësitë tuaja të mendimit në mënyrë logjike në sferën e simboleve gjeometrike, ka ushtrime me mbledhje dhe zbritje gjeometrike, deformim, rotim, etj.
Ushtrime të ngjashme shpesh herë janë pjesë përbërëse e provimeve të pranimit, psikotesteve dhe konkurseve të ndryshme për disa pozicione. Detyrat për lidhjet e simboleve gjeometrike i përket midis atyre fushave të aftësive, të cilat janë pak të ndikuara me bërjen e ushtrimeve, por jo nga edukimi dhe ambienti social.
Ndërsa faza e dytë ka të bëjë me inteligjencën numerike ku testet fokusohen tek llogaritjet/shikimi i njohurive të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit, puna me radhët matematikore. Inteligjenca numerike i përket atyre sferave të aftësive, të cilat ndikohen nga edukimi, ambienti social dhe mosha.
Formulën bazë të IQ-së e ka krijuar në vitin 1912 psikologu gjerman William Stern, kur ka përcaktuar shkallën e inteligjencës si lidhje të "moshës mendore" të parashikuar dhe moshës kalendarike. Nëse, për shembull, një djalë dhjetë vjeçar ka aftësitë intelektuale në shkallën e 13 vjeçarit, atëherë IQ e tij është e barabartë me 130 (100x13/10).
Gjatë testimit përdoren ushtrime të ndara sipas faktit, se si mesatarisht personat e mëdhenj në moshë janë të aftë t’i kryejnë ato. Mosha mendore përcaktohet sipas ushtrimeve më të vështira, të cilat ishte i aftë t'i zgjidhte personi i testuar. Si IQ mesatare quhet IQ nga 90-110.
Ndërkohë që edhe ju vetë mund të bëni një provë të këtij testi në: http://mt.iq-test.eu/iq-test.
/zeri/

Latest News