Zyrtarët turq: Izraeli prapa WikiLeaks-it

02 December 2010 , Posted by artparadox at 1:02 PM


Një zyrtar i lartë i qeverisë turke të kryeministrit, Rexhep Tayip Erdogan, fajësoi Izraelin për publikimet e WikiLeaks-it, duke theksuar se Izraeli dëshiron të përdorë dokumentet për të ushtruar presion mbi Turqinë.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja turke “Hyrriyet”, e cila citon zëvendëskryetarin e partisë në pushtet AKP, Huseyin Çelik (në foto), të ketë thënë se “duhet të shohim se cilat shtete janë të kënaqura me publikimin”.
“Izraeli është shumë i kënaqur. Izraeli ka bërë deklarata për ditë të tëra, madje edhe para publikimit të këtyre dokumenteve”, tha Çelik.
“Menjëherë pas publikimit të një pjese të dokumenteve ata deklaruan ‘Izraeli nuk do të vuajë nga këto dokumente’, si e dinin ato këtë?”, pyeti Çelik gjatë një konference për shtyp, transmeton Start.
Çelik theksoi se “qëllimi kryesor i këtyre rrjedhjeve ishte dobësimi i qeverisë turke”.
Një ditë më parë, presidenti turk, Abdullah Gyl theksoi se rrjedhja ishte pasojë e një pune sistematike, por evitoi përmendjen e shteteve.
Rreth 8 mijë dokumente nga ato të publikuara ditën e diele, janë raporte të Ambasadës amerikane në Ankara.

Latest News